Shqiperia{*InTeReSaNt*}ForumCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuidentifikimiShqiperia

Share | 
 

 AKTUALITETE KULTURORE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
shaban cakolli
Anetar Nderi
Anetar Nderi


Numri i postimeve : 3712
Name : 0
Points : 383
Registration date : 16/12/2008

MesazhTitulli: AKTUALITETE KULTURORE   Tue Jan 06, 2009 1:40 pm

5. Vallėzimet popullore



Vallėzimet popullore tė cilat kultivohen sot nga grupe e ansamble tė ndryshme muzikore, nuk e ruajnė autoktoninė, emėrtimet , karakteristikat e vendeve dhe krahinave ku janė krijuar ato, as pėrmes stilit tė vallėzimit, as pėrmes kostumografisė, as pėrmes orkestrimit!

Mungon koreografia profesionale.

Vallet e rėnda tė burrave dhe ato me karakter luftarak , mė shumė tentojnė qė t’ i luajnė femrat, kurse meshkujt (burrat) mė me ėndje do t’ vallėzonin vallet dasmore tė femrave!

6. Spektaklet humoristike nėpėr mediat tona publike

Thesari i humorit burimor popullor tek populli shqiptar ėshtė shumė i pasur, kuptimplotė, me porosi tė qarta edukative, me tekst tė matur qė tė bėnė tė qeshesh nė tė gjitha moshat dhe gjinitė. Por humorin popullor duhet vjelė, kultivuar dhe jetėsuar nė skenat publike.

Kėtė dhunti tė madhe tė krijimtarisė gojore popullore, fatkeqėsisht, skenaristėt e humorit tė sotėm , nuk e vjelin, nuk e kultivojnė dhe nuk e pėrfillin!

Skenaristėt e humorit tė sotėm, si duket, kanė mendjen se humori mund tė bėhet vetėm me banalitete, fjalor rrugaēėrie dhe budallallėqe tė pa kurrfarė logjike!

Madje , nė spektaklet e humorit tė sotėm, mbisundojnė temat e amoralitetit, pornografia, lakuriqėsia e tepruar, ku edhe gjestet e mimika tė cilėn e pėrdorin aktorėt e humorit, tėrėsisht janė nė shėrbim tė amoralitetit, banalitetit dhe degjenerimit tė gjeneratave tė reja!

Nga produktet e tilla tė “prodhimeve vendore”, mė sė tepėrmi e pėsojnė gjeneratat e reja dhe fėmijėt, qė janė konsumuesit mė tė mėdhenj tė kėtij humori! Dėmi mė i madh moral me kėto humore po iu bėhet fėmijėve tanė qė jetojnė nė kurbet e qė mezi presin qė tė shohin diēka nė gjuhėn amtare nga atdheu i prindėrve tė tyre, tė mėsojnė diēka, tė argėtohen e tė qeshin me vlerat e artit tonė humoristik !

Nė spektaklet tona humoritike televizive, si duket “aktorėt e humorit modern demokratik”, janė vu nė garė se cili prej tyre do t’ pėrqeshė dhe tallė mė mirė se tjetri, fytyrat dhe personalitete mė tė shquara tė artit, kulturės dhe jetės sonė politike?!

Duken tė mjerė dhe tė shėmtuar ata “aktorė – humorist” , tė cilėt nuk hezitojnė qė t’i pėrqeshin, imitojnė dhe nėnēmojnė p.sh. Migjenin, Lulin e Vocėrr, Lasgush Poradecin , Ēajupin – emrin e tė cilit madje, nuk e citojnė nė origjinal, por mė me ėndje e thėrrasin:”Ēupi” e shumė personalitete tjera tė shquara tė historisė, artit dhe kulturės sonė kombėtare.

Imitimet dhe talljet e kėtyre “shoumenėve” tė humorit, nė llogari tė liderėve tanė politik dhe udhėheqėsve tė vendit, janė bėrė mėlmesė e kėtyre spektakleve, mu sikur biberi mbi gjella ! Nuk dua qė ta marrė nė mbrojtje asnjėrin nga liderėt as udhėheqėsit e vendit tonė, por nuk duhet harruar e vėrteta se kėta liderė dhe udhėheqės shtetėror , janė produkt i vet votave tona! Andaj, ata duhet respektuar deri nė pėrfundimin e mandatit tė tyre, e jo t’ i mėsojmė fėmijėt qė t’ i urrejnė dhe imitojnė nėpėr rrugė, ēerdhe e shkolla!

Ku ishin humoristėt tanė , nė kohėrat e okupimit, qė nuk guxonin as t’ ua pėrmendnin emrat diktatorėve dhe kasapėve tė popullit tonė?!

Ēoroditjet edhe mė tė mėdha tė spektakleve tona humoristike, na vijnė nga disa pseudo- aktorė, tė cilėt humorin e tyre na e prezantojnė nė rolet e romėve, turqve, serbėve, apo tė ndonjė minoriteti tjetėr?!

Rolet e tilla, janė mė se tė pa nevojshme dhe nėnēmuese pėr humorin shqiptarė. Dihet se tė gjitha minoritetet qė jetojnė nė Kosovė, i kanė tė drejtat dhe liritė e barabarta me popullin shqiptar! Madje, secili minoritet i ka edhe emisionet e veta kulturore e informative nė Radio Televizionin Publik tė Kosovės! Andaj, konsiderojmė se rolet dhe humoret e tilla, nuk paraqesin asgjė mė tepėr pėr teleshikuesin shqiptar, pos shprehje e njė nostalgjie pėr tė kaluarėn e “Vėllazėrim – Bashkimit” serbo-jugosllav!

6. Humori nė stilin e dylberėve dhe artistėve kastratė



Pėr kėngėt e ashikėve dhe dylberėve, kemi shkruar disa herė mė parė pėrmes komenteve dhe analizave tė ndryshme, por tani kur jemi tek spektaklet tona humoristike, pėrveē banaliteteve, zhargoneve tė rrugaēėrisė dhe amoraliteteve qė na i prezantojnė “artistėt” e humorit, pėrmes ekraneve tona televizive, nuk janė tė rralla edhe humoret qė na paraqiten nė stilin e dylberėve dhe tė artistėve kastratė!

Kur shohim tendenca tė kėtilla nė skenat tona humoristike, nuk mund tė anashkalojmė nga pyetja e domosdoshme:-A mos, vallė, po na rikthehen epokat e dylberėve dhe kastratėve nė skenat e arteve tona?!

Por tė sqarojmė pėr lexuesit e nderuar se ēka ishin artistėt kastratė dikur?

Nė fund tė shekullit tė XV-tė, kur lindi opera e parė nė historinė e muzikės, nuk kishte femra tė cilat do t’ i kėndonin rolet e tyre nė skenat operistike. Andaj, regjisorėt dhe kompozitorėt e operave, ishin tė shtrėnguar qė nė vend tė femrave, tė angazhonin meshkuj, kryesisht tė rinj, qė kishin zė tė lartė dhe pamje pak sa mė tė pėrafėrt me femrat. Ata, i angazhonin qė tė kėndonin nė rolet e femrave dhe pas njė kohe, meshkujt e tillė pranonin me dėshirė qė tė kastroheshin (tredheshin), me qėllim qė tė mos iu ndryshojė ngjyra e zėrit dhe tiparet e femrės. Kėngėtarėt e tillė, atė botė quheshin kėngėtarė kastratė!

Derisa, pėr rolin e dylberėve e dinė tė gjithė lexuesit, se ata kanė qenė meshkuj tė cilėt janė veshur me rroba tė femrave dhe kanė lidhur dashuri me meshkujt tė cilėt janė quajtur “ashikė”!

Tani, po i kthehemi spektakleve tona humoristike, ku ka disa vite qė teleshikuesit e humorit tanė, ushqehen edhe me role tė meshkujve, tė cilėt pa fije turpi, vishen me rroba femrash, shminkohen, ngjyrosen dhe bėjnė frizura femrash, pėr ta luajtur ndonjė personazh femre nga trevat tona?!

Nė shekullin e 21-tė, kur kemi universitete, akademi tė arteve dramatike dhe njė armatė femrash – artiste tė specializuara e qė shumica prej tyre bredhin rrugėve tė pa puna, ėshtė mė se absurde qė dikush prej meshkujve tė angazhohet nė role tė femrave, qoftė nė aktrim, humor, apo kėndim?!

Trendet e tilla, nuk kundėrmojnė art e humor, por kryekėput rikthim nė rolet e dylberėve dhe tė kėngėtarėve kastratė!

Pra, ėshtė treni i fundit qė tė eliminohen nga skena aktorėt, humoristėt dhe kėngėtarėt e kėtillė, nga se populli shqiptarė ėshtė mjaftė i civilizuar , i arsimuar dhe i vetėdijshėm, se kėta lloj artistėsh mė sė paku i duhen skenave tė artit dhe kulturės shqiptare!

Gjilan, mė 05.01.2009. Demir KRASNIQI
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
shaban cakolli
Anetar Nderi
Anetar Nderi


Numri i postimeve : 3712
Name : 0
Points : 383
Registration date : 16/12/2008

MesazhTitulli: Re: AKTUALITETE KULTURORE   Tue Jan 06, 2009 1:42 pm

Aktualitete kulturore:

ĒORODITJE TĖ MĖDHA NĖ SPEKTAKLET E MUZIKĖS FOLKLORIKE DHE ATYRE HUMORISTIKE

Me pavarėsimin dhe demokratizimin e vendit, nė vend tė gėzimit dhe krenarisė sonė, pėr aq shumė institucione kulturore, aq shumė grupe e ansamble muzikore, aq shumė mediume publike dhe tė pavarura elektronike – shpeshherė lind dėshpėrimi, zhgėnjimi dhe iritimi ndaj ēoroditjeve dhe kundėrvlerave aq tė mėdha, me tė cilat ushqehet shpirti, mendja, veshi dhe syri i spektatorit , i cili bie viktimė e kėtyre ēoroditjeve dhe kundėrvlerave qė i servohen ditė e mė shumė pėrmes spektakleve tė muzikės folklorike dhe atyre humoristike.

Ēoroditjet e tilla, janė pasojė e joseriozitetit ndaj artit, kulturės dhe spektatorit, por mbi tė gjitha, nė to frymon mungesa e kritereve profesionale dhe pėrgjegjėsia morale.

Pėr keqpėrdorimet dhe ēoroditjet e mėdha qė po i bėhen ditė e mė shumė artit dhe kulturės sonė tradicionale kombėtare , mund tė shkruhet me ditė tė tėra, mirėpo kėsaj radhe nė vija tė trasha do t’ i pėrmendim vetėm disa segmente, pėr tė cilat mendojmė se janė mė tė prekurat dhe mė tė diskriminuara publikisht.

1. Muzika burimore folklorike



Ēoroditjet dhe diskriminimi mė i madh gjatė viteve tė fundit, nėpėr spektaklet dhe mediumet tona publike, pa dyshim se po i bėhen muzikės burimore folklorike.

Diskriminimi dhe nėnēmimi mė i madh po i bėhet kostumografisė sonė tradicionale, si nga ana e meshkujve, ashtu edhe nga ana e femrave.

Nė radhė tė parė, kotumografia qė po pėrdoret sot , nėpėr skenat e ndryshme publike, koncertale dhe spektaklet meditative, nuk pėrkon as pėr sė afėrmi me origjinalitetin dhe autoktoninė e tyre, nga se ēdo krahinė shqiptare e ka kostumografinė e vet karakteristike qė dallon me shumė ēka nga kostumet e krahinave tjera.

Kostumet kombėtare, me tė cilat kėngėtarėt, rapsodėt, instrumentistėt dhe valltarėt folklorik na prezantohen me programet dhe spektaklet e tyre muzikore, kryesisht janė njė kostumografi e kamufluar dhe e falsifikuar qė ėshtė shumė larg burimit dhe origjinalitetit.

Pėrdoruesit e kėtyre kostumeve, nė radhė tė parė, nuk dinė se si duhet veshur ato, madje shumica prej tyre dalin nė skenė pa veshje tė kompletuar kombėtare, duke mos qenė tė vetėdijshėm se me kėto veprime, i bėjnė nėnēmime dhe pėrbuzje perlave tė traditės sonė popullore.

Nėnēmimet dhe pėrbuzjet mė tė mėdha po i bėhen plisit tė bardhė, tė cilin shumica e kėngėtarėve, valltarėve, instrumentistėve dhe rapsodėve tanė popullor, hezitojnė qė ta vėnė atė simbol kombėtar mbi kokė, nga se frikėsohen se do t’ ua prishė frizurat, kaēurrelat, gellin, llakun dhe sprejn mbi flokė, por mbi tė gjitha , keqpėrdoruesit e kėtillė druajnė se po ta vėnin plisin mbi kokė – do tė bėhen tebdil dhe nuk do t’ i njohin dashnoret e tyre?!

Nė skenat dhe spektaklet e muzikės burimore folklorike, qoftė nė festivale, qoftė nė spektaklet televizive, rrallėherė ndodhė qė t’ ia shohim ndonjėrit, opingat tradicionale tė mbathura bashkė me ēorapėt, pastaj shokat ose nuk i lidhin fare, ose nuk dinė se si t’ i veshin e pastaj ato ju mbėshtillen nėpėr kėmbė dhe mė nė fund edhe ju bien nėpėr skena!

Tė njėjtat pėrbuzje tė veshjeve kombėtare i hasim edhe tek femrat, tė cilat pėrbuzjen dhe diskriminimin mė tė madh ia bėjnė shamive, tė cilat rrallėherė mund tė shihen mbi kokat dhe frizurat e tyre!

Ajo qė tė iriton mė sė shumti nėpėr skenat dhe spektaklet e muzikės burimore folklorike, pa dyshim janė rapsodėt popullor, tė cilėt kėndojnė kėngė tė vjetra rapsodike me gjysmė veshje kombėtare, por pa plis mbi kokė?!

A nuk ėshtė nėnēmuese dhe qesharake skena e tillė, kur rapsodi me ēifteli del nė skenė pa plis mbi kokė?! A nuk ėshtė pėrbuzje dhe nėnēmim ndaj plisit tė bardhė kombėtar, kur njė rapsod –lahutar del nė skenė pėr tė kėnduar ndonjė kėngė legjendare, por pa plisin e bardhė kombėtar mbi kokė?!

Skenat koncertale dhe spektaklet televizive tė muzikės burimore folklorike, marrin pamje edhe mė tė ēoroditur, kur nė skenė dalin grupe dhe ansamble kėngėtarėsh, instrumentistėsh dhe valltarėsh, ku gjysma prej tyre janė me plisa e gjysma pa plisa, gjysma e femrave me shamia , e gjysma pa shamia!

Atėherė, spektatori nuk di se a do tė shohė vlera tė veshjes kombėtare, apo vlera tė kaēurrelave e frizurave tė kurdisura tek floktarėt enkas pėr kėto spektakle?!

Nė rastet e skenave tė tilla, me doemos shtrohet pyetja:- Ku janė regjisorėt, skenografėt, etnografėt dhe drejtuesit artistik tė kėtyre spektakleve?!

2. Orkestrimi i moderuar i kėngėve folklorike dhe orkestrinat e moderuara

Tentativat pėr ta moderuar kėngėn, vallen dhe instrumentin muzikor tradicional, nuk ėshtė asgjė tjetėr, pos njė devalvim i vlerave tė trashėguara popullore, tė cilat janė ruajtur shekuj me radhė brez pas brezi. Ēdo ndėrhyrje nė ndryshimet e instrumenteve tradicionale dhe nė kėngėt e vallet tona burimore, do tė ishte devalvim dhe humbje e vlerave, ngjyrave dhe karakteristikave tė tyre autoktone. Operimet e tilla, do tė ishin tė barabarta me njė operator mjekėsor – kirurg, i cili kokė nė veti, do t’ ia amputonte njeriut dy palė duar, dy palė kėmbė, dy palė sy, dy palė veshė....etj!

Pra , operimet e tilla, nė radhė tė parė i janė bėrė ēiftelisė, tė cilės “operatorėt profesionist” , ia kanė vu semitonet (gjysmė-tingujt) , me qėllim qė ta shndėrrojnė kėtė instrument tė lashtė e fisnik – nė njė instrument tė temperuar e tė moderuar, nė mėnyrė qė tė munden pastaj ta pėrcjellin ēdo kėngė e valle, nėpėr shkallė tė ndryshme muzikore!

Ndėrhyrjet dhe ēoroditjet e tilla mbi instrumentin e lashtė tradicional kombėtar, e rreshtojnė ēiftelinė nė familjet e instrumenteve tė temperuara tė vendeve tė huaja, si qė janė: primi, mandolina, buzuki e ndonjė instrument tjetėr i ngjashėm !

Pėr t’ ua humbur shijen, ngjyrėn dhe tingėllimėn instrumenteve tradicionale kombėtare, keqpėrdoruesit dhe “moderuesit” e muzikės sonė tradicionale, tani shkojnė edhe mė larg drejt hulumtimeve tė tyre “moderne”!

Ata, nė kombinim me ēiftelinė, do ta fusin edhe kitarėn akustike, utin, bas kitarėn, flautin, violinėn, sintisajzerin dhe seksionet ritmike nė vend tė defit dhe tupanit tradicional, do t’ i pėrdorin efektet e sintisajzerit?!

Kėshtu qė , me kėto kombinime tė “orkestracioneve moderne”, do tė humbė pėrgjithmonė burimi, origjinaliteti, ngjyra dhe tradita e kėngės dhe valles sonė autoktone!

Formacionet orkestrale me kombinime tė kėtilla instrumentale, mė tepėr iu pėrngjajnė orkestrave tė tamburinėve hungareze, kroate, maqedone, bullgare, greke, turke... por jo muzikės tradicionale shqiptare!

Kur jemi tek modernizimi i orkestracioneve burimore, atėherė nuk mund tė anashkalohet pyetja akute:

-Pse askujt deri mė sot, nuk i shkoi mendja qė ta themeloi njė Ansambėl tė mirėfilltė nė pėrbėrje tė instrumenteve tradicionale muzikore shqiptare, nė pėrbėrje tė: lahutave, fyejve, kavalleve , mezhnicave, surlave, ēiftelive, sharkive, defeve dhe tupanėve?!

3. Repertori i kėngėve folklorike pa kritere – pasojė e mosnjohjeve etimologjike tė kėngėve



Nė varganin e ēoroditjeve tė mėdha nė skenat dhe spektaklet e muzikės tonė folklorike , bėjnė pjesė edhe pėrzgjedhjet e repertorit tė kėngėve nga ana e interpretuesve tė tyre, me ē’ rast nuk pėrfillen absolutisht kriteret e kėngėve pėr interpretim, me ē’ rast automatikisht vihet nė dyshim se interpretuesit e kėtij zhanri , nuk njohin etimologjinė e kėngės qė e marrin nė interpretim.

Kėshtu qė, nė shumė raste, nuk logjikohet se cila kėngė i takon gjinisė femėrore, e cila i takon gjinisė mashkullore?! Cila kėngė i takon gjinisė sė moshuar (pleqve) e cila kėngė i takon tė rinjve?! Kur duhet tė kėndohen kėngėt e gėzimit, e kur duhet tė kėndohen kėngėt e pikėllimit?! Cilat kėngė mund tė kėndohen me shoqėrime tė vallėzimeve koreografike, e cilat kėngė nuk mund tė vallėzohėn?!

Nuk janė tė rralla rastet, kur rapsodėt meshkuj tė moshuar dhe pleq , na prezantohen me kėngėt e dashurisė sė tė rinjve, me tematikė skajshmėrish erotike , kėngė kėto qė nuk pėrkasin me etikėn dhe moralin tradicional familjarė, nga se kėngėt e kėtilla nė kohėrat e mėhershme kanė mundur tė dėgjohen vetėm nga goja e ēobanėve nėpėr male dhe nga goja e mullixhinjėve, por as se si nėpėr oda, dasma e ambiente familjare!

Pėr interpretuesit e kėsaj kategorie, do tė shtrohej pyetja :

-Ku ėshtė ndėrgjegjja e tyre, para familjarėve tė tyre: vajzave , rejave, nipave dhe mbesave tė tyre?!

Ndėrsa, pėr tė tillėt, njė proverb popullor thotė:”Kryet gjog e mendjen zog”!

Dhe pėr derisa tė vjetrit na “argėtojnė dhe disponojnė “ me kėso kėngėsh, disa tė rinj na prezantohen me kėngėt qė u pėrkasin rapsodėve tė moshuar dhe pleqve ?!

Nga mungesa e logjikės sė pėrzgjedhjeve tė repertorit tė kėngėve pėr interpretim publik, shpeshherė rezulton se meshkujt (burrat) i kėndojnė kėngėt e femrave, siē janė ato tė dashurisė, kėngėt dasmore dhe ato tė konagjeēit !

Ndėrkaq, femrat nė tė shumtėn e rasteve i interpretojnė rapsoditė e burrave me tematika tė ndryshme historike, epike, legjendare...!

Pra, thjeshtė, interpretuesit e sotėm tė kėngėve burimore folklorike, nuk i pėrfillin as moshat, as pėrkatėsitė gjinore, me rastin e pėrzgjedhjes sė repertorit tė tyre.

Pėrbuzja dhe nėnēmimi tjetėr qė po i bėhet nė vazhdimėsi kėngės dhe muzikės sonė tradicionale folklorike, na vjen nga ana e mediumeve publike – elektronike, tė cilat kėtė zhanėr tė muzikės sonė e nėpėrkėmbin pa kurrfarė pėrgjegjėsie morale, profesionale, as kombėtare, nga se emisionet e sajuara me zhanrin e kėsaj muzike, vazhdimisht emetohen nė terminet mė tė pa pėrshtatshme kohore, kur adhuruesit e tyre besnik, as qė kanė fare mundėsi qė t’ i pėrcjellin!

Emisionet e zhanreve tė muzikės folklorike, ose emetohen nė orėt e para tė mėngjesit, kur e gjithė bota ėshtė nė gjumė, ose nė orėt e mesditės – kur adhuruesit e kėtyre zhanreve gjenden nė vendet e tyre tė punės, ose nė orėt e para mbrėmjes, kur ėshtė koha mė ideale pėr emisionet pėr fėmijė, apo filma tė vizatuar?!

Sajuesit dhe hartuesit e kėtyre emisioneve , e dinė fare mirė se sipas traditės sonė, kėnga dhe muzika folklorike dėgjohet nė orėt e pas darkės e deri kah mesnata!

4. Truprojat e kėngėtarėve nėpėr emisione dhe spote televizive



Nėpėr spektaklet tona televizive, nė emisionet e muzikės folklorike, si dhe nė shumė spote tė kėngėtarėve, sikur ėshtė bėrė “modė” qė kėngėtari, apo kėngėtarja, gjatė xhirimit tė shoqėrohet me “truproja statiste” pėr rreth tij dhe prapa shpinės, ku me dhjetėra statist, gjoja, mundohen qė t’ ia plotėsojė dhe dekorojė skenėn, me disa lėvizje qesharake tė cilat ata i bėjnė, gjoja, nė emėr tė vallėzimit?!

Ato lėvizje tė ēakorduara me ritmet e kėngės, tė iritojnė, nga se nuk pėrkasin aspak me koreografinė dhe natyrėn e kėngės, por mė tepėr i pėrngjajnė truprojave tė kryetarėve tė shteteve, flladitjeve tė kėngėtarėve , pritjes sė mizave e mushkonjave , qė tė mos e sulmojnė kėngėtarin dhe tė mos i hyjnė nė gojė a nė sy, gjatė xhirimit!

5. Vallėzimet popullore
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
AKTUALITETE KULTURORE
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
{*_*} InTeReSaNtI {*_*} ShQiP {*_*} :: {*_*} KULTURE {*_*} :: MUZIKE-
Kėrce tek:  
Tema Fundit
» DANO KU JE :P
Mon Jun 10, 2013 1:10 pm nga Hapesira

» DANO KU JE :P
Mon Jun 10, 2013 1:09 pm nga Hapesira

» Thenie te mencura!
Wed Feb 13, 2013 2:18 pm nga nida n

» cheap football jerseys cheap hockey jerseys cheap authentic jerseys
Mon Mar 26, 2012 12:29 pm nga af1013

» nhl store cheap authentic jerseys authentic nfl jerseys
Fri Mar 23, 2012 4:13 pm nga af1013

» The amount the woman repays: Nike air jordan manages to lose £2million per twelve months so that you can the girl's extensive directory of exes
Wed Nov 16, 2011 5:29 am nga zhiaiwudi42

» Ohio's message for Obama in 2012
Thu Nov 10, 2011 5:38 am nga sumtwo

» Official: Trustees' Support for Paterno Eroding
Wed Nov 09, 2011 4:50 am nga yidiandiana

» Decertification would put 2011-12 NBA season in serious jeopardy
Fri Nov 04, 2011 11:02 am nga youxieshi

» Dollar hits 3-month high on yen as Tokyo steps in
Mon Oct 31, 2011 12:13 pm nga Swinderman

» Pujols powers Cardinals with three home runs
Tue Oct 25, 2011 5:12 am nga weishinia

» Fighting For Redlands
Fri Oct 21, 2011 5:15 am nga qiheitiann

» Klinsmann looking at long-term changes for US
Wed Oct 12, 2011 1:03 pm nga anylove

» hej ka njeri ketu
Mon Aug 29, 2011 12:05 am nga Hapesira

» Canada From Imitrex Pharmacy 20
Thu Aug 04, 2011 4:59 pm nga Vizitor

» Hplc Caffeine Plasma
Wed Aug 03, 2011 1:28 pm nga Vizitor

» jenny mccarthy hardcore video
Tue Aug 02, 2011 12:35 pm nga Vizitor

» Free Cheap Jerseys Shipping Nfl
Mon Aug 01, 2011 5:56 pm nga Vizitor

» Zolpidem Drugs Other
Sun Jul 31, 2011 6:05 am nga Vizitor

» xhelozia..
Mon Jun 27, 2011 8:50 pm nga tani

» poezi dashurie
Fri Jun 03, 2011 5:36 pm nga tani

» Poezi dashurie italisht!!!!!!
Mon May 30, 2011 5:44 pm nga tani

» Formoni nje fjale me shkronjen e fundit te fjales siper..
Wed Mar 16, 2011 12:59 am nga milan86

» Pytje -Pergjigje
Wed Mar 16, 2011 12:56 am nga milan86

» UNE TE JAP...TI ME JEP...
Wed Mar 16, 2011 12:50 am nga milan86

MENU
Portal
Forum
Kontakto Webmaster
Ndihme
Kembimi Valutor
Parashikimi Motit
Portokalli
SmS Falas
Media
Shqip Tv
Top Channel Tv
Vizion Plus Tv
Filma Shqiptare
Muzike
Sport Ekspres
Rezultatet Live
Shkarko ketu
Programe Falas
Libra_Elektronie
Msn
Mozilla
Yahoo Mesenger
Paketa Adobe
Mirc
Counter Strike
Fjalori Elektronik Shqip
Mp3
Fjalore
Fjalor_Shumegjuhesh
Anglisht_Shqip
Shqip_Gjermanisht
Revista One
Kush ėshtė nė linjė
4 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 4 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 208 mė Sun Feb 13, 2011 3:07 pm
Top posters
shaban cakolli (3712)
 
bukuroshja_dr (3264)
 
Dano (2691)
 
shefe (2005)
 
vl_girl (1575)
 
GOTIKA PRESIDENTJA E DALL (1542)
 
bianka (1499)
 
NeighbouR (1453)
 
patrokli (1423)
 
CocaInE (1329)
 
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 
CalendarCalendar
Social bookmarking
Social bookmarking Digg  Social bookmarking Delicious  Social bookmarking Reddit  Social bookmarking Stumbleupon  Social bookmarking Slashdot  Social bookmarking Furl  Social bookmarking Yahoo  Social bookmarking Google  Social bookmarking Blinklist  Social bookmarking Blogmarks  Social bookmarking Technorati  

Bookmark and share the address of {*_*} InTeReSaNtI {*_*} ShQiP {*_*} on your social bookmarking website