Shqiperia{*InTeReSaNt*}ForumCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuidentifikimiShqiperia

Share | 
 

 MARTIN CAMAJ

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
shaban cakolli
Anetar Nderi
Anetar Nderi


Numri i postimeve : 3712
Name : 0
Points : 383
Registration date : 16/12/2008

MesazhTitulli: MARTIN CAMAJ   Thu Dec 25, 2008 5:07 pm

MARTIN CAMAJ

1925-1992

Martin Camaj lindi nė Temal tė Dukagjinit mė 21 korrik 1925. U shkollua nė Kolegjin Saverian tė Shkodrės, tė drejtuar nga etėrit jezuitė. Kur ishte mėsues, pėr shkak tė vendosjes sė regjimit komunist nė Shqipėri, Camaj do tė arratiset nga vendi. Regjistrohet student nė Universitetin e Beogradit. Largohet nga Jugosllavia nė verėn e vitit 1956. nė Vazhdon studimet nė Romė ku doktorohet. Nėn kujdesin e Koliqit bėhet kryeredaktor i revistės "Shejzat" (1957-1975) . Mė 1961 u transferua nė Gjermani, ku pas specializimit u emėrua profesor i gjuhės dhe i letėrsisė shqiptare nė Universitetin e Mynihut. Ndrroi jete nė vitin 1992 nė Gjermani. Martin Camaj, me gjithe ftohtesine qe tregon ndaj tij nga trupa e poeteve tė marketuar nga realizmi skematik nė kohėn e diktaturės, mbetet ndėr lirikėt mė tė spikatun me zėrin e tij veēantė e kualitativ nė poezinė moderne shqiptare.
“Njė uliks qė s’mėrrin kurr nė Itakė”
Primo Shllaku nė veprėn e tij “Njė uliks qė s’mėrrin kurr nė Itakė” thekson se tek poeti Martin Camaj, gjejmė jo vetėm tendencat mė bashkėkohore, por ėshtė edhe pionier i njė seri situatash pėrmbysėse nė mendėsinė shqiptare. “Jam munduar ta shkoklis Camajn dhe ta vė diku nė sfondin e kohės sė tij, brenda botės shqiptare. Nuk e kam parė si arbėresh, as si diasporė, por si njeri tė pėrjashtuar prej gostisė sė letrave shqipe. Njė njeri qė s’kishte vend ku tė ulej dhe iku...”, shton ai. E me tej “kudo nė veprėn e tij Camaj na del si nji vetėdije e mbetun nė kapėrcyell” dhe poetin e “harruar”e konsideron shembullin mė flagrant tė pėrjashtimit nga letėrsia. Nė vepren “Njė uliks qė s’mėrrin kurr nė Itakė”, Shllaku bėn denoncimin e njė hierarkie tė shtirur letrare, tė trashėguar nga sistemi i kaluar. “Martin Camaj ishte i pari ndėr shqiptarė qė fare herėt, hynte i vetėm fillikat nė ndėrtesėn e madhe tė familjes evropiane. Me kambėt nė perėndim e me mendjen nė Lindje ai kishte pėrjetue dramėn dėrmuese tė pėrkatėsisė tek dy tė kundėrta njiheri. Nė njifarė mase drama e tij personale pasqyronte edhe dramėn e kontinenti tė ndamė mė dysh” shkruan Primo Shllaku per poetin Martin Camaj. (a.m.)

Ne vazhdim eshte nje fragment nga hyrja e librit “Njė uliks qė s’mėrrin kurr nė Itakė”.

Si u njoha me Martin Camaj?

Deri nė fillimet e viteve ’90 nuk kisha marrė ende nė dorė qoftė edhe nji varg tė Camajt. Gjatė vjetėve tė shkollės sė naltė 1966-1970 asnjiherė e askush nuk na e kishte pėrmendė Martinin as pėr kureshtje, as rrethue me atė tisin e zi tė kundėrshtarit, as me ironinė e cinizmin me tė cilin pėrmendeshin ndėr leksione figura tė artit jozyrtar. Rreth qenies e veprės sė tij nji heshtje e plotė, nji mosllogaritje e plotė, nji vorrtosje nė beton si ndėr filmat pėr mafien, ku drejtėsisė, pėr me gjet provat, i duhej me shembė nji qytet miliardash tė posandėrtuem. Kisha ndigjue nė shtėpinė time vargje tė tillė si: Lahuta pushon nė tra, pse mixha vdiq ka mot, e nipat s’dijnė me i ra. Kujtoja se kėta vargje, gjithsesi pėrshtypės, ishin tė ndonjė poeti tė mbasrilindjes dhe ndoshta pėr faktin se mė dukeshin pak si heroikė, ashtu me “lahutė” e me “mixhė” siē ishin, nuk qeshė ndalė kur me pyet se cilin kishin pėr autor. Vonė, me hapjen e Shqipnisė e me qarkullimin e veprės sė tij, saktėsova autorėsinė e vargjeve tė mėsipėrme dhe fillova zbulimin e veprės sė tij.

Takimi im i dytė me poetin

Nėse nuk mė gėnjen kujtesa, nė fillim tė verės sė vitit 1978 baheshin zgjedhjet e administratave dhe ne, mėsuesve, na u dha urdhni i premė me fjet nė fshat pėr ndihmė qė tė zhvilloheshin sa ma normale zgjedhjet. U caktova me detyra nė shkollėn e Prekalit ku edhe shėrbeja prej 4 vjetėsh. Shkolla ishte qendra kryesore e votimit. Prekali ishte fshat i vogėl e lista e votuesve nuk i kalonte 70 vetėt. Punėt i kreva shpejt e shpejt e atė tė shtunė mbasdite, i vetėm siē isha nėpėr shkollė, nuk po mė ecte kurrsesi ora. Kutitė e votimit ishin vendosė nė drejtori qė ishte dhoma ma e rregullt e ma e mobilueme. Cukurmoja poshtė e nalt tavolinės, kalova te raftet qė mbanin arkivin e amzat e shkollės. Regjistra tė mėdhenj, me cepat e tutluem, tė pėrkthyem e tė zverdhun prej kohės, mbanin mbi ballinė nga nji katror tė rjepun letre dhe nji katėrshifėrsh me numra vjetėsh. U ngjita ndėr vjete dhe u ndala te 1947, vjeti kur kisha le unė. E mora nė dorė dhe e shfletova. Lexova disa emna nxansish tė asaj kohe, nji pjesė e tė cilėve ishin tė mdhenj nė moshė dhe njofta disa prej tyne. Viti 1947 kishte qenė vjeti i hapjes sė shkollės sė Prekalit. Shėnimet nė amzė ishin tė bame me penė metalime e me bojė tė blertė. Dhe kudo nėnshkrimi ishte M. Camaj. Pa zor konstatova se shkrimi nė regjistėr ishte i nėnshkruesit. Mė la pėrshtypje se shkrimi ishte bukurshkrim. Nji shkrim i gjanė, i rregullt, i qetė. Ndonji larzim stoliste shkronjat e mdha si “P”-n ose “S”-n kurse tė tjerat ishin tė thjeshta, standard, sidomos tė voglat. Dallohej kjartė se, tė zotin e shėnimeve, tė shkruemit nuk e lodhte, pėrkundrazi ndihej epshi prej balerine i penės sė tij qė kalonte nga shkronja nė shkronjė pa ndėrmpremje, pa njoftė ngerē e ngurim. I tėrhequn fillimisht prej bojės sė blertė tė shkrimit e mandej prej sqimės gati prej zonjushe tė shkruesit, bana lidhjen se ky M. Camaj duket tė ishte mėsuesi i parė qė kishte hapė shkollėn nė fshat. Ma vonė mora vesht prej prekalorėve se Martini kishte hapė shkollėn i pari nė fshat dhe se vitin e dytė sė bashku me nji prekalor moshatar, tė birin e Gjelosh Kushit, kishin dalė “komitė” nė malin e Cukalit, kishin ndejė atje disa javė dhe mandej kishin “thye” kufinin e kishin “humbė”. Nė kėtė ēast qė po flas, unė s’njifja as edhe nji varg tė Martinit, bile s’mbaj mend se e dija as pėr vjershtar.

Takimi i tretė me poetin

Kohė dreke i nji dite fillim prilli andej kah fundi i viteve ’70. Kisha mbarue msimin (gjithnjė nė shkollėn e Prekalit) dhe mbasi kalova urėn mbi Kir, dola nė rrugėn e madhe pėr me pritė makinė. Te njė patalok i vogėl qė mė sillte shpinėn erės, e ulun mbi njė gur rrasik, po rrinte Mrika. Nė tė zeza prej nji jazi tė rishtė, me duert e vendosuna mbi prehėn e shaminė e shtrėngueme fort pėr krye qė lente tė shquhej kafka e saj e imtė, ajo po rrinte e palvizun, me sytė e hedhun kah ajo copė rruge tė drejtė qė mbaronte te kthesa. Sa mė pa u ngrit e, me dorėn e majtė vendosun lehtėsisht diku midis barkut e zemrės, mė pėrshndeti me nji tė shtrėnguem dore. -Ēfarė po ban? E pieta. Po nxehesh nė diell? U ula dhe unė pranė saj dhe zumė bisedė. Nė nji shej kohe, pa kurrfarė lidhje me rrethanėn e fjalėt paraardhėse mė thotė: kam pas edhe unė nji vlla msues bash nė atė shkollė ku je ti. – Ku asht tashti? E pyeta me interesim. Ēoi dorėn e thatė, e tundi nė erė, nji ngashėrim i zbutun ia tundi gjoksin, fshiu instinktivisht hundėn dhe e uli dorėn pėrsėri mbi gju. Hodhi vėshtrimin te rruga dhe kryet iu drodh lehtė. Ajo kishte marrė poezinė e vet fillestare. Me ton zani tė studjuem e me butėsi e ngacmova prapė” ku ndodhet tashti ai njeri? Grueja doli prap prej gjendjes sė saj tė mpimjes, shlidhi duert, mė pa nė sy e mė buzėqeshi me pahir, tue zbulue dhambėt e saj tė rralluem. – Asht i humbun... tha pa e shue buzėqeshjen, i humbun… Dhe tundi pėrsėri dorėn e thatė nė erė. Si? Si? I humbun? Kambėngula pa dashtė me e lėn qė tė mbyllej edhe njiherė nė at qėndrimin e saj prej sfinksi. Rrudhi buzėt dhe u mundue tė mė skjaronte: -Paj i humbun veē, i humbun pėr vete….Dhe si tė zgjohej e alarmueme se kishte folė ma shumė se duhet, u ēue nė kambė, shtroi me duert e kėrcitėse rrobet e saj tė zeza, u fal me mue e hyni te shtegu qė e ēonte te shtėpia. Mrikė Kolja e Kolė Camės ishte bash e motra e Martinit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
shaban cakolli
Anetar Nderi
Anetar Nderi


Numri i postimeve : 3712
Name : 0
Points : 383
Registration date : 16/12/2008

MesazhTitulli: Re: MARTIN CAMAJ   Thu Dec 25, 2008 5:07 pm

MARTIN CAMAJ
Poezi

GJARPNI E GRUEJA

Ajo mbramė harroi trupin e vet
Zbuluet
E nė mėngjes e gjeti pikturė tė varun
Nė murin e gjanė dhetė pashė:
E kqyri dhe e kqyri e u zhduk.

Petkat e saj teren buzė detit
Me kėmishėn e gjarpnit mbi gurė.
Shtėrpia tha se vjen prap,ajo, po
Deri mbasdite.

Mbasdite vonė, gjarpni i rrejtun
Doli prej nėngurit
E iu zgėrdhesh vetmisė ndėrsy,
Veshi kėmishėn e vjetėr e shkoi
Me fjetė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
shaban cakolli
Anetar Nderi
Anetar Nderi


Numri i postimeve : 3712
Name : 0
Points : 383
Registration date : 16/12/2008

MesazhTitulli: Re: MARTIN CAMAJ   Thu Dec 25, 2008 5:08 pm

MBRAMJA ASHTĖ LARG

Mbramja ashtė larg
e ti je atje mbi kodėr tė blerueme
ku gurzit qė bashin zhurmė
i pėrpiu dheu.

Ti je atje me tė bijėn e heshtjes
e me shoqe tjera e mendon pėr mue.
Unė jam nė detin e tingujve

e ndėr gjujt e mij ndieva
peshen e tramit tue u ndalue me turr.
Mandej i lėshova vendin njė tė vjetri
e mes tallazit tė krahve thashė:
mbramja ashtė larg e ti andej lumit.

Heshtja prek qiellin me dorė
E ti atje mbi kodėr tė blerueme
njeh gjurmėt e diellit npėr qiell.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
shaban cakolli
Anetar Nderi
Anetar Nderi


Numri i postimeve : 3712
Name : 0
Points : 383
Registration date : 16/12/2008

MesazhTitulli: Re: MARTIN CAMAJ   Thu Dec 25, 2008 5:08 pm

MOSHA E QENIT APO DITĖLINDJA

Kremtuem gjith natėn i ri e i vjetėr kohėn
qė vdiq e vrame nė mue.
E thanė: askush s'do tė lypi gjak
pėr tė.

Ajo nuk ishte festė, por drekė!

Nė mėngjes mbas dere qentė
me sy keqardhės e tė butė
nuk pritshin eshtna, por mue
me u nisė me ta shtigjeve bri lumit
teposhtė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
shaban cakolli
Anetar Nderi
Anetar Nderi


Numri i postimeve : 3712
Name : 0
Points : 383
Registration date : 16/12/2008

MesazhTitulli: Re: MARTIN CAMAJ   Thu Dec 25, 2008 5:09 pm

LULE

Sonte mė lajmėruen se ka vdekė njė njeri
Prandej jam i trishtueshėm, Lule.

Dashunia ashtė e vetmja shtyllė guri
Kur andej gardhit fluturojnė
Shėgjetat e akullit.

Dy zemra bashkė janė ma rrufeprojse
Se dy shpata tu pėr tu
Me teha pėrjashta
Ideja e sosjes, Lule,
kur je ti pranė ik si shpend i egėr
andej kah vjen terri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
shaban cakolli
Anetar Nderi
Anetar Nderi


Numri i postimeve : 3712
Name : 0
Points : 383
Registration date : 16/12/2008

MesazhTitulli: Re: MARTIN CAMAJ   Thu Dec 25, 2008 5:09 pm

DREKĖ MALSORE

Sot ashtė marrė njė gjak.
Dy plumba lėshuen pėrdhe njė burrė.
Sot ashtė marrė njė gjak.

Nėn tunin e spatės
Pėlset rrashta e kaut te prroni.
(Drekė tė mėdha po bahen sot!)

Sot ashtė marrė njė gjak.

Gjama e burrave tėrbueshėm
Pėrzihet me erėn e mishit ndėr zjarme.
E gjethi i Vjeshtės bie i djegun mbi kapuēat e bardhė
Ndė tryeza, jashtė

Natė. Nė vorrezat mbi kodėr
Tokė e re, hanė e re.
Ujqit janė ulė prej malesh
E pijnė gjak nė pėrrue.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
shaban cakolli
Anetar Nderi
Anetar Nderi


Numri i postimeve : 3712
Name : 0
Points : 383
Registration date : 16/12/2008

MesazhTitulli: Re: MARTIN CAMAJ   Thu Dec 25, 2008 5:09 pm

HOQA FLETĖN E LIBRIT TĖ PARĖ

Hoqa fletėn e librit tė parė
Prej faqes sime dhe mbetėn fjalė tė paemėn.

Dola jashtė e ndeja nė shqimthin e derės
Dhe vrejta fiqtė e hindit me ferra
Nė vjeshtėn time.

Shpirtėnt e rinisė larg korpit endeshin
Me fleta gjethi pa pushini shullajave.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
shaban cakolli
Anetar Nderi
Anetar Nderi


Numri i postimeve : 3712
Name : 0
Points : 383
Registration date : 16/12/2008

MesazhTitulli: Re: MARTIN CAMAJ   Thu Dec 25, 2008 5:10 pm

FILL I GJETUN

Natėn qė shkoi u fikėn dritat e mbeti
qyteti nė terr deri n'agim.

Amvisat kėrkuen llampat vojguri
e s'i gjetėn nė terr.

Nė nadje ra dielli e zbeu
faqet e rrokaqiellėve.

Nė nadje vrejta rrethin e andrrave
nė truell
e gjeta fillin e tretun
nė pikėn e ndaljes sė dritės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
shaban cakolli
Anetar Nderi
Anetar Nderi


Numri i postimeve : 3712
Name : 0
Points : 383
Registration date : 16/12/2008

MesazhTitulli: Re: MARTIN CAMAJ   Thu Dec 25, 2008 5:10 pm

MOTIV ARBĖRESH

Nė driza janė gjarpij't e zez
E ti je e xhveshun nėn diell.
Nė driza janė gjarpijtė e zez
E rrijnė buzė nė buzė,
E rrijnė buzė mė buzė,
E jeta e tyne ashtė e bardhė,
E bardhė e bardhė nėn diell,
E jeta e bardhė e bardhė,
Nėn diell e bardhė, e bardhė.

Mjaltėzat lagin me mjaltė
Gurzit e prrojeve tė thata.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
shaban cakolli
Anetar Nderi
Anetar Nderi


Numri i postimeve : 3712
Name : 0
Points : 383
Registration date : 16/12/2008

MesazhTitulli: Re: MARTIN CAMAJ   Thu Dec 25, 2008 5:11 pm

ATY SI TASH PARA SE ME ARDHĖ FISET

Aty si tash para se me ardhė fiset
Ishe
Me tambėl nė plasaritjen e currave
e me themele nė ujin e njelmė.
Tė dhanė vetėm njė emėn: Shkodra.
E tė thirrėn qytet me kunora
E tė hodhėn pėrkrye gur e hekurat e para.

U zgjove e pėrgjakun sa herė
E u kqyre nė pasqyrėn tande.
Me emėn grueje u lave ndėr ujna
T'lumenjve dhe ndeje me petka tė reja
Nė shkamb
E ndritun ballė diellit mbi fusha.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
shaban cakolli
Anetar Nderi
Anetar Nderi


Numri i postimeve : 3712
Name : 0
Points : 383
Registration date : 16/12/2008

MesazhTitulli: Re: MARTIN CAMAJ   Thu Dec 25, 2008 5:11 pm

FUQIA E KONĖS

Ngjyra e verdhė e fletėve
Shkurtoi dritėn nė faqe tė veta
E tė katundit jugor mbi kodrinėn
Bote sė kuqe.

Para derės rrin Kona
Me barrėn e randė nė gji,
Dashunon rrezet e pemėve tė vokta

Nė kanistėr
Para burrit kalamendė gjumi.

Tjerr Kona nė furkė:
Ngrohtėsia e pejve tė leshtė shpėrtheu
Prej gishtavet
E lėvizja e fėmijės nė parzėm
E dridhi nė kėnaqje tė paskaj
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
shaban cakolli
Anetar Nderi
Anetar Nderi


Numri i postimeve : 3712
Name : 0
Points : 383
Registration date : 16/12/2008

MesazhTitulli: Re: MARTIN CAMAJ   Thu Dec 25, 2008 5:12 pm

RETĖ E OQEANIT

Eci krahas me to
Nėpėr ditėn e gjatė.
Aty ku vete
Asht skaji i kohės sė matun
Me rrahje zemre milionėsh
Nė kėrkim tė nji emni.

Retė me rrajė thella nė det
Rriten e bahen lisa:
Ndėr gryckat e tyne fantazma
Konkisdadorėsh
Vjelin pemė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
shaban cakolli
Anetar Nderi
Anetar Nderi


Numri i postimeve : 3712
Name : 0
Points : 383
Registration date : 16/12/2008

MesazhTitulli: Re: MARTIN CAMAJ   Thu Dec 25, 2008 5:12 pm

MOTIV I VJETĖR NĖ KTHIM

Shtatė vasha u ēuen peshė
Kur ngjyra e korbit fluturoi
Pėrmbi shtyllėn e jetės:
Sqepi i dukej i verdhė, gati i bardhė
Mes pendlave tė zeza.

Shtatė vasha u quen peshė
E u turrėn vrap me funda
Nė duer sa qethi mbas korbave
E vetėm me za i tretėn si plafa tė murmė
Nėn karmat e vendit tim.

Po s'erdhėt ju, vasha,
Kur tė zbardhen pusat e ujit
Nė lumė pėrpara agimit,
Ngurzohen edhe duert e foshnjeve
Nė palare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: MARTIN CAMAJ   Today at 1:48 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
MARTIN CAMAJ
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
{*_*} InTeReSaNtI {*_*} ShQiP {*_*} :: {*_*} KULTURE {*_*} :: LETERSI-
Kėrce tek:  
Tema Fundit
» DANO KU JE :P
Mon Jun 10, 2013 1:10 pm nga Hapesira

» DANO KU JE :P
Mon Jun 10, 2013 1:09 pm nga Hapesira

» Thenie te mencura!
Wed Feb 13, 2013 2:18 pm nga nida n

» cheap football jerseys cheap hockey jerseys cheap authentic jerseys
Mon Mar 26, 2012 12:29 pm nga af1013

» nhl store cheap authentic jerseys authentic nfl jerseys
Fri Mar 23, 2012 4:13 pm nga af1013

» The amount the woman repays: Nike air jordan manages to lose £2million per twelve months so that you can the girl's extensive directory of exes
Wed Nov 16, 2011 5:29 am nga zhiaiwudi42

» Ohio's message for Obama in 2012
Thu Nov 10, 2011 5:38 am nga sumtwo

» Official: Trustees' Support for Paterno Eroding
Wed Nov 09, 2011 4:50 am nga yidiandiana

» Decertification would put 2011-12 NBA season in serious jeopardy
Fri Nov 04, 2011 11:02 am nga youxieshi

» Dollar hits 3-month high on yen as Tokyo steps in
Mon Oct 31, 2011 12:13 pm nga Swinderman

» Pujols powers Cardinals with three home runs
Tue Oct 25, 2011 5:12 am nga weishinia

» Fighting For Redlands
Fri Oct 21, 2011 5:15 am nga qiheitiann

» Klinsmann looking at long-term changes for US
Wed Oct 12, 2011 1:03 pm nga anylove

» hej ka njeri ketu
Mon Aug 29, 2011 12:05 am nga Hapesira

» Canada From Imitrex Pharmacy 20
Thu Aug 04, 2011 4:59 pm nga Vizitor

» Hplc Caffeine Plasma
Wed Aug 03, 2011 1:28 pm nga Vizitor

» jenny mccarthy hardcore video
Tue Aug 02, 2011 12:35 pm nga Vizitor

» Free Cheap Jerseys Shipping Nfl
Mon Aug 01, 2011 5:56 pm nga Vizitor

» Zolpidem Drugs Other
Sun Jul 31, 2011 6:05 am nga Vizitor

» xhelozia..
Mon Jun 27, 2011 8:50 pm nga tani

» poezi dashurie
Fri Jun 03, 2011 5:36 pm nga tani

» Poezi dashurie italisht!!!!!!
Mon May 30, 2011 5:44 pm nga tani

» Formoni nje fjale me shkronjen e fundit te fjales siper..
Wed Mar 16, 2011 12:59 am nga milan86

» Pytje -Pergjigje
Wed Mar 16, 2011 12:56 am nga milan86

» UNE TE JAP...TI ME JEP...
Wed Mar 16, 2011 12:50 am nga milan86

MENU
Portal
Forum
Kontakto Webmaster
Ndihme
Kembimi Valutor
Parashikimi Motit
Portokalli
SmS Falas
Media
Shqip Tv
Top Channel Tv
Vizion Plus Tv
Filma Shqiptare
Muzike
Sport Ekspres
Rezultatet Live
Shkarko ketu
Programe Falas
Libra_Elektronie
Msn
Mozilla
Yahoo Mesenger
Paketa Adobe
Mirc
Counter Strike
Fjalori Elektronik Shqip
Mp3
Fjalore
Fjalor_Shumegjuhesh
Anglisht_Shqip
Shqip_Gjermanisht
Revista One
Kush ėshtė nė linjė
5 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 5 vizitorė :: 2 Bots

Asnjė

Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 208 mė Sun Feb 13, 2011 3:07 pm
Top posters
shaban cakolli (3712)
 
bukuroshja_dr (3264)
 
Dano (2691)
 
shefe (2005)
 
vl_girl (1575)
 
GOTIKA PRESIDENTJA E DALL (1542)
 
bianka (1499)
 
NeighbouR (1453)
 
patrokli (1423)
 
CocaInE (1329)
 
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 
CalendarCalendar
Social bookmarking
Social bookmarking Digg  Social bookmarking Delicious  Social bookmarking Reddit  Social bookmarking Stumbleupon  Social bookmarking Slashdot  Social bookmarking Furl  Social bookmarking Yahoo  Social bookmarking Google  Social bookmarking Blinklist  Social bookmarking Blogmarks  Social bookmarking Technorati  

Bookmark and share the address of {*_*} InTeReSaNtI {*_*} ShQiP {*_*} on your social bookmarking website