Shqiperia{*InTeReSaNt*}ForumCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuidentifikimiShqiperia

Share | 
 

 GOJĖKĖQIJTĖ PĖRGOJOJNĖ PERLAT E KĖNGĖVE TONA POPULLORE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
shaban cakolli
Anetar Nderi
Anetar Nderi


Numri i postimeve : 3712
Name : 0
Points : 383
Registration date : 16/12/2008

MesazhTitulli: GOJĖKĖQIJTĖ PĖRGOJOJNĖ PERLAT E KĖNGĖVE TONA POPULLORE   Mon Dec 22, 2008 1:43 pm

GOJĖKĖQIJTĖ PĖRGOJOJNĖ PERLAT E KĖNGĖVE TONA POPULLORE

Se pėrgojimet e disa qarqeve dhe mentaliteteve tona, janė bėrė ushqim i shpirtit tė pėrditshmėrisė sė disa gojėkėqijve , kjo nuk ėshtė risi tek ne !

Si duket gojėkėqijtė janė tė lindur dhe tė prirė pėr ta pėrgojuar ēdo gjė dhe ēdo vlerė kapitale qė ka tė bėjė me historinė, traditėn dhe kulturėn tonė kombėtare!

Tė lindurit me prirje tė tilla, nuk turpėrohen fare as prej kombit e as prej Zotit, qė tė pėrgojojnė, tė pėrqeshin e tė njollosin madje edhe luftėrat tona heroike e ēlirimtare, duke mos i harruar pa i pėrgojuar edhe fytyrat mė tė lavdishme tė historisė sonė kombėtare, qė nga Skėnderbeu, Nėnė Tereza e deri tek Adem Jashari?!

Lidhur me kėtė dukuri tė shėmtuar , qė frymon me shekuj nėpėr trojet tona, pa u penguar , as ndėshkuar nga askush, njė proverb popullor thotė:

“I pėrqeshuri - tė pėrqeshė, ose , i pėrgojuari - tė pėrgojon!”

Mirėpo, realiteti i pėrditshmėrisė sonė publike e demanton kėtė proverb, nga se nė praktikė, na del e kundėrta ! Gojėkėqijtė dhe pėrgojuesit e vlerave tona kombėtare, sikur stimulohen moralisht nga opinioni publik, duke i pėrkrahur ata, duke iu duartrokitur, duke u qeshur me marrėzirat e tyre qė i bėjnė nė dėm tė kombit dhe duke ua miratuar tezat e tyre antimorale, antikombėtare dhe antinjerėzore!

Njerėzit e kategorive dhe mentaliteteve tė kėtilla, si duket nuk mund tė bėjnė gjumė tė rehatshėm, duke ėndėrruar se kėnd do ta pėrgojojnė, shpifin e njollosin ditėn e nesėrme, nga se vetėm me “specialitete” tė tilla, tė gatuara nėpėr kuzhinat antishqiptare, do tė arrijnė qė tė jenė nė qendėr tė vėmendjes sė opinionit publik!

“Talentėt “ e kėtyre kategorive, madje kanė arritur qė tė depėrtojnė edhe nė mediumet tona publike – elektronike, ku pėrmes shou- programeve tė ndryshme, para kamerave dhe ekraneve televizive, iu servojnė “ushqime humoristike”, gjeneratave tė reja, qė janė konsumuesit mė besnik tė kėtyre “specialiteteve”!

Kjo dukuri e shėmtuar e pėrgojimeve, shpifjeve dhe pėrqeshjeve tė vlerave tona shpirtėrore e kombėtare, nuk ka se si tė shpjegohet ndryshe, pos skenar pėr t’ ua gėrditur gjeneratave tė reja, ēdo gjė qė ėshtė vlerė dhe kulturė kombėtare!

Me qė , kjo temė ėshtė shumė e gjerė pėr t’ u shtruar nė detaje, kėsaj radhe dua tė ndalėm vetėm tek pėrqeshjet dhe pėrgojimet qė po i bėhen folklorit tonė muzikor, duke i goditur vlerat dhe perlat mė tė ēmuara tė kulturės sonė tradicionale kombėtare, tė cilat janė ruajtur me xhelozi dhe me mundin mė tė madh gjatė shumė shekujve tė historisė sonė.

Nuk janė tė rralla pėrgojimet, pėrqeshjet dhe nėnēmimet publike qė iu bėhen pamėshirshėm dhe me pa tė drejtė kostumografive tona kombėtare, duke filluar qė nga bartja e plisit tė bardhė e deri tek opingat e lėkurės sė lopėve!

Nuk janė tė rralla pėrgojimet, talljet , pėrqeshjet dhe nėnēmimet qė iu bėhen veglave tona tradicionale muzikore, pėr tė cilat pėrdoren lloj-lloj zhargonesh tė turpshme, pėr ta devalvuar imazhin dhe vlerat artistike qė kanė nė veti kėto instrumente!

Po i marrim vetėm disa shembuj mė eklatant tė zhargoneve me tė cilat mėtohet qė t’iu ulet imazhi kėtyre instrumenteve krenare dhe fisnike:

* Pėr ēiftelinė thuhet se ėshtė instrument “primitiv”, tė cilės ėshtė “haram” pėr t’ i rėnė e kėnduar me te, nga se :”Ēiftelisė i bien vetėm dreqėrit pas darke dhe atė, ose tek rrota e mullirit, ose mbi tuba tė plehut!” Bile, predikuesit e kėtillė, nuk ia pėrmendin as emrin ēifteli, por me ironi dhe pėrbuzje e quajnė “Cimilim”!? Madje, pėr ēiftelinė, nuk janė tė paktė ata, qė thonė se e ka prejardhjen prej Turqisė?!
* Edhe pėr sharkinė, thonė se na e kanė sjellė turqit kėtu?!
* Pėr fyellin , thonė se nuk bėnė me i rėnė, nga se “fyellit i bien vetėm shkijet”!?
* Pėr lahutėn, thonė se “ėshtė instrument i malazezėve”!?
* Pėr llautėn , thonė se “ėshtė instrument i grekėve dhe turqve”!?
* Pėr tupanin, defin, darabukun dhe surlen , thonė :”Nuk bėnė me iu rėnė se ato janė instrumente tė magjupėve”!?
* Pėr gajden , thonė se “ėshtė instrument i maqedonėve”!?
* Vetėm pėr kavallin predikojnė se “ėshtė sevap me i rėnė, nga se ai e ka prejardhjen prej vendeve arabo – myslimane”!?
* Pėr kėngėt tona tradicionale rapsodike, pėrgojuesit dhe gojėkėqijtė thonė:

”Ato kėngė janė tė kallamojta, tė kohės sė Ali Bungut dhe se ju ka dalė fala, sikur pushkėve tė Italjes”!?

Pėrgojimi dhe pėrqeshja e perlave tė kėngėve tona popullore

Gojėkėqijtė dhe pėrgojuesit kujdestarė tė pėrqeshjes sė vlerave tona kulturore kombėtare, nuk ngopėn vetėm me pėrgojimin dhe nėnēmimin e veglave tona muzikore dhe tė kostumografisė kombėtare, por ata tani shkojnė edhe mė larg, duke i futur hundėt nėpėr perlat mė tė ndritshme tė kėngėve tradicionale popullore shqiptare!

Para se tė kaloj tek shembulli konkret, pėr tė cilin e kam fjalėn, dua qė tė ju tregoj lexuesve tė respektuar, se gjatė karrierės sime , si rapsod popullor , kam pas fatin dhe nderin qė shumė herė tė jam pjesėmarrės i disa festivaleve me karakter ndėrkombėtar.

Nė ato festivale, studiuesit e folklorit dhe adhuruesit e kėngėve shqipe, tė parėn pyetje qė ma kanė bėrė, ishte ajo:

“A dini tė na kėndoni kėngėt:”Ēou Rexho, ēou djalo” dhe “Ani krisi pushka nė stom tė Drinit?!”

Unė, si rapsod shqiptar, krenohesha dhe mė bėhej zemra mal, nga gėzimi se bota po i ditka disa kėngė nga perlat e muzikės sonė popullore dhe ua kėndoja pa kurrfarė pėrtese!

Nga kėto kėrkesa tė studiuesve tė huaj tė folklorit, kuptova se folklori muzikor tradicional shqiptar, po u identifikuaka me kėto dy kėngė tė vjetra popullore dhe shumė tė tjera si ato!

“Ēou Rexho, ēou djalo”!

Njėra ndėr elegjitė mė tė dhimbshme nė thesarin e kėngėve tona popullore dhe perlat e muzikės sonė tradicionale, pa dyshim, ėshtė edhe “Kėnga e Rexhės”, qė nė popull mė tepėr njihet me titullin:”Ēou Rexho, ēou djalo”!

Kėtė kėngė, brez pas brezi, gjeneratė pas gjenerate e kanė kėndua me dhembje , pėrjetim e dashuri tė gjithė ata qė kanė ditur tė kėndojnė: gra, burra, pleq, plaka, nuse, vajza, djem e fėmijė nė tė gjitha trojet etnike shqiptare.

Nuk ishin tė rrallė kėngėtarėt qė e kėndonin kėtė kėngė, duke e shoqėruar fillim e mbarim me lot pėr fytyre, por nuk kishte as dėgjues qė i thotė vetit shqiptar e nuk e pėrcillte kėtė kėngė me mall e me lot tė dhembjes shpirtėrore!

Kjo kėngė, qė ka njė melodi shumė tė prekshme dhe tekst shumė poetik, nė mėnyrėn mė besnike e pėrshkruan njė tragjedi tė rėndė familjare – tragjedi kjo qė nuk ishte e zakonshme ndėr familjet shqiptare!

Kjo kėngė i kushtohet njė nėne tė varfėr shqiptare, tė cilės qė herėt i ndahet burri nga jeta dhe ia lenė jetim tė vetmin djalė qė kishte – Rexhėn dhe motrat e tij!

Nėna trimėreshė, malėsore, ndonėse nė vuajtje e varfėri tė skajshme, e rritė krenare djalin e vet – Rexhėn dhe vajzat e saj! Ajo e pret sikur rrezet e diellit, rritjen e djalit tė saj, pėr ta martuar dhe pėr t’ iu bėrė krah i fortė i shtėpisė sė vetmuar!

Pas shumė vuajtjeve, mundimeve dhe viteve tė pritjes, Rexha rritet dhe bėhet pėr martesė. Nėna e gėzuar, e fejon djalin dhe pas pak kohėsh, ia cakton edhe ditėn e Dasmės sė Martesės.

Pėr Dasmėn e Martesės sė Rexhės, nėna e tij, thėrret shumė miq, shokė e dashamirė nga tė katėr anėt.

Nė kohėn kur ka ndodhė kjo dasmė dhe ngjarje, nuk kishte rrugė, as mjete komunikacioni pėr udhėtim. Andaj, krushqit, miqtė, shokėt dhe dashamirėt qė ftoheshin nė dasma, kryesisht shkonin me kuaj.

Tradita dhe bujaria shqiptare, nuk matej vetėm me sofrat dhe begatitė ushqimore ndaj dasmorėve, por edhe kujdesi pėr ushqimin dhe mbikėqyrjen e kuajve tė dasmorėve.

Nuk ishte zakon, qė kuajt t’i mbikėqyrin dhe ushqejnė vet dasmorėt, por atė shėrbim e bėnin njerėzit e shtėpisė – mikpritėsit.

Nė kėtė rast, Rexha – i vetmi djalė i nėnės, nuk kishte as vėllezėr, as babė pėr t’ u kujdesur pėr ushqimin e kuajve tė dasmorėve. Nuk ishte e zakonshme qė kuajt e mysafirėve – dasmorėve t’ i kėqyrnin gratė, e aq mė tepėr nė kėtė rast, nėna e Rexhės, e cila kujdesej pėr gratė dasmore dhe pėrgatitjen e ushqimeve pėr dasmorėt e tė birit qė po e martonte.

Sipas traditave dhe zakoneve shqiptare, ditėn kur krushqit shkojnė pėr rrugė pėr ta sjellė nusen nė shtėpinė e djalit qė do tė martohet, nuk ishte e lejuar qė dhėndri (djali qė martohet) tė shkojė bashkė me krushqit pėr ta marrė nusen!

Krushqit nisen pėr rrugė dhe shkojnė pėr ta marrė nusen e Rexhės, kurse Rexha mbetet nė shtėpi, pėr ta ruajtur shtėpinė dhe pėr t’ u kujdesur pėr kuajt e mysafirėve, tė cilėt nuk i kishin marrė pėr rrugė!

Nė momentin, kur Rexha shkon nė ahur tė kuajve , pėr t’iu dhėnė ujė dhe ushqim, papritmas njėri nga kuajt e mysafirėve , qet me shqelma , me ē’ rast e godet Rexhėn fatalisht dhe e le tė vdekur nė vend!

Nėna e mjerė, sa po e heton tragjedinė , vrapon qė ta nxjerr Rexhėn e vdekur nga ahuri i kuajve !Nė ato momente, dasmorėt duken duke ardhur maleve sė bashku me nusen e Rexhės, duke kėnduar me sa zė qė kishin!

Nėna e Rexhės, njė malėsore burrėreshė dhe trimėreshė e paepur, nuk dorėzohet para dasmorėve dhe iu del pėrpara pėr t’i pritur me bujari sipas zakonit dhe traditės.

Ajo, nuk iu tregon fare dasmorėve pėr tragjedinė e ndodhur nė familje, por ju shtron darkė sikur tė mos kishte ndodhur asgjė e keqe! Nė momentin, kur dasmorėt kėrkojnė leje pėr t’u shpėrndarė pėr nė shtėpitė e tyre, Nėna e Rexhės, ju drejtohet dasmorėve me kėto fjalė:

“Ju, more , krushqi, hani e pini –

Nesėr , Rexhėn, n’ dhe t’ ma shtini!”

Pra, krushqit e Rexhės u shndėrruan nė funeral tė pėrmotshėm dhe asnjėri nuk shkoi nė shtėpi, pa e varrosur Rexhėn, i cili pas veti la nėnėn plakė - me duar nė gji, motrat - pa tė vetmin vėlla, nusen - nėn duvak dhe shtėpinė - pa trashėgimtar!

Dhe tani, pas sa e sa vitesh, gojėkėqijtė dhe pėrgojuesit e pa cipė nė sy, kanė zemėr e moral, pėr t’ u tallur me njė tragjedi tė pa parė nė familjet shqiptare, duke u tallur me moralin dhe dinjitetin e kėsaj familje fatkeqe, nė dėm tė Rexhės, ku nuk ju vjen aspak keq, qė ia lėkundin edhe eshtrat pėr sė vdekuri!

Ja se si e pėrshkruajnė gojėkėqijtė dhe tė pamoralshmit , kėtė ngjarje fatale dhe kobzezė pėr familjen e Rexhės:

“Rexha e kishte pas dashnore tė parė njė pelė! Para se tė vinte nusja nė shtėpi, Rexha shkon nė ahur , pėr t’ i kėrkuar falje pelės dhe pėr t’ ia kėrkuar hallallin!

Pela, nė atė rast, ishte ndie e fyer dhe e tradhtuar nga dashuria e Rexhės, nga se ai, ia kishte marrė edhe virgjėrinė! Prandaj, nė shenj hakmarrje, pela qiti me dy shqelmat dhe ia mori jetėn Rexhės!”

Propaganda tė kėtilla poshtėruese dhe ēnjerėzore, po iu bėhen edhe shumė kėngėve tjera, qė janė perlat mė tė bukura tė krijimtarisė sonė muzikore tradicionale!

Prandaj, tė gjithė njerėzit me mendje tė shėndoshė dhe me moral tė fortė shqiptarė, duhet tė iu kundėrvihen kėtyre maskarenjve , qė njollosin kulturėn tonė, duke i gjykuar dhe distancuar prej “humoreve” tė tyre, e jo tė solidarizohen, tė qeshėn e tė ju duartrokasin atyre qė mė sė pakut ia duan tė mirėn kėngės, kulturės dhe traditave tona tė lavdishme kombėtare!

Gjilan, mė 20 Dhjetor 2008. Demir KRASNIQI
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
GOJĖKĖQIJTĖ PĖRGOJOJNĖ PERLAT E KĖNGĖVE TONA POPULLORE
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
{*_*} InTeReSaNtI {*_*} ShQiP {*_*} :: {*_*} KULTURE {*_*} :: MUZIKE-
Kėrce tek:  
Tema Fundit
» DANO KU JE :P
Mon Jun 10, 2013 1:10 pm nga Hapesira

» DANO KU JE :P
Mon Jun 10, 2013 1:09 pm nga Hapesira

» Thenie te mencura!
Wed Feb 13, 2013 2:18 pm nga nida n

» cheap football jerseys cheap hockey jerseys cheap authentic jerseys
Mon Mar 26, 2012 12:29 pm nga af1013

» nhl store cheap authentic jerseys authentic nfl jerseys
Fri Mar 23, 2012 4:13 pm nga af1013

» The amount the woman repays: Nike air jordan manages to lose £2million per twelve months so that you can the girl's extensive directory of exes
Wed Nov 16, 2011 5:29 am nga zhiaiwudi42

» Ohio's message for Obama in 2012
Thu Nov 10, 2011 5:38 am nga sumtwo

» Official: Trustees' Support for Paterno Eroding
Wed Nov 09, 2011 4:50 am nga yidiandiana

» Decertification would put 2011-12 NBA season in serious jeopardy
Fri Nov 04, 2011 11:02 am nga youxieshi

» Dollar hits 3-month high on yen as Tokyo steps in
Mon Oct 31, 2011 12:13 pm nga Swinderman

» Pujols powers Cardinals with three home runs
Tue Oct 25, 2011 5:12 am nga weishinia

» Fighting For Redlands
Fri Oct 21, 2011 5:15 am nga qiheitiann

» Klinsmann looking at long-term changes for US
Wed Oct 12, 2011 1:03 pm nga anylove

» hej ka njeri ketu
Mon Aug 29, 2011 12:05 am nga Hapesira

» Canada From Imitrex Pharmacy 20
Thu Aug 04, 2011 4:59 pm nga Vizitor

» Hplc Caffeine Plasma
Wed Aug 03, 2011 1:28 pm nga Vizitor

» jenny mccarthy hardcore video
Tue Aug 02, 2011 12:35 pm nga Vizitor

» Free Cheap Jerseys Shipping Nfl
Mon Aug 01, 2011 5:56 pm nga Vizitor

» Zolpidem Drugs Other
Sun Jul 31, 2011 6:05 am nga Vizitor

» xhelozia..
Mon Jun 27, 2011 8:50 pm nga tani

» poezi dashurie
Fri Jun 03, 2011 5:36 pm nga tani

» Poezi dashurie italisht!!!!!!
Mon May 30, 2011 5:44 pm nga tani

» Formoni nje fjale me shkronjen e fundit te fjales siper..
Wed Mar 16, 2011 12:59 am nga milan86

» Pytje -Pergjigje
Wed Mar 16, 2011 12:56 am nga milan86

» UNE TE JAP...TI ME JEP...
Wed Mar 16, 2011 12:50 am nga milan86

MENU
Portal
Forum
Kontakto Webmaster
Ndihme
Kembimi Valutor
Parashikimi Motit
Portokalli
SmS Falas
Media
Shqip Tv
Top Channel Tv
Vizion Plus Tv
Filma Shqiptare
Muzike
Sport Ekspres
Rezultatet Live
Shkarko ketu
Programe Falas
Libra_Elektronie
Msn
Mozilla
Yahoo Mesenger
Paketa Adobe
Mirc
Counter Strike
Fjalori Elektronik Shqip
Mp3
Fjalore
Fjalor_Shumegjuhesh
Anglisht_Shqip
Shqip_Gjermanisht
Revista One
Kush ėshtė nė linjė
4 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 4 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 208 mė Sun Feb 13, 2011 3:07 pm
Top posters
shaban cakolli (3712)
 
bukuroshja_dr (3264)
 
Dano (2691)
 
shefe (2005)
 
vl_girl (1575)
 
GOTIKA PRESIDENTJA E DALL (1542)
 
bianka (1499)
 
NeighbouR (1453)
 
patrokli (1423)
 
CocaInE (1329)
 
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 
CalendarCalendar
Social bookmarking
Social bookmarking Digg  Social bookmarking Delicious  Social bookmarking Reddit  Social bookmarking Stumbleupon  Social bookmarking Slashdot  Social bookmarking Furl  Social bookmarking Yahoo  Social bookmarking Google  Social bookmarking Blinklist  Social bookmarking Blogmarks  Social bookmarking Technorati  

Bookmark and share the address of {*_*} InTeReSaNtI {*_*} ShQiP {*_*} on your social bookmarking website