Shqiperia{*InTeReSaNt*}ForumCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuidentifikimiShqiperia

Share | 
 

 Life Style

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next
AutoriMesazh
Dano
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 2691
Age : 34
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

MesazhTitulli: Re: Life Style   Tue Dec 30, 2008 7:52 pm

Perzgjedhja e fjaleve varet nga truri

29/12/2008 10:45



Te
thuash fjalen e duhur ne momentin e duhur, varet nga truri.
Shkencetaret kane identifikuar zonen cerebrale te perfshire ne procesin
e zgjedhjes se fjaleve, kur njeriu perfshihet ne nje bisede.

Zbulimi
i publikuar ne revisten e Akademise Amerikane te Shkencave, vjen nga
studiuesit e Universitetit Rice. Sipas studimit, aftesia e gjetjes se
fjaleve ne bashkebisedim varet nga funksionimi i nje pjese te vecante
ne tru, te quajtur Lifg.

Nje eksperiment eshte kryer tek 16
persona normale dhe 12 te tjere me probleme ne gjetjen e fjaleve pasi
kishin pesuar nje iktus cerebral, duke vene perballe imazhet celebrale
te dy grupeve.

Ata arriten ne perfundimin se ata mund te
perdornin fjalet ne varesi te aftesise se zones cerebrale Ligf. Ky
studim do te ndihmoje te kuptohen me mire problemet e gjuhes, qe prekin
shume paciente.

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://interesanti.all-forum.net
Dano
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 2691
Age : 34
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

MesazhTitulli: Re: Life Style   Tue Dec 30, 2008 7:53 pm

Vitamina B1 ndal semundjet e veshkave

29/12/2008 12:40



Vitamina B1, ose tiamina, mund te ndale zhvillimin e semundjeve te veshkave, nese perdoret ne kohe.
Nje
studim i Warwick University i kryer tek 40 paciente, tregoi se trajtimi
per tre muaj me doza te larta, 300 mg te vitamines B1, e zgjidhi
problemin tek 1/3 e pacienteve, duke ndalur humbjen e nje proteine kyc
nga urina.

Lajmi eshte bere i ditur nga revista britanike,
“Diabetologjia”. Sipas eksperteve, zbulimi eshte premtues, por pritet
te mbeshtetet edhe nga studime te tjera.

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://interesanti.all-forum.net
Dano
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 2691
Age : 34
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

MesazhTitulli: Re: Life Style   Tue Dec 30, 2008 7:53 pm

Zbulohet ylli i ngjashem me Diellin

29/12/2008 14:50



Mijera
vjet drite larg Tokes ekziston nje yll qe sillet si Dielli yne, kur
kishte vetem 500 milione vjet jete dhe kur ne Toke kishte nisur procesi
per nisjen e jetes.

Ylli eshte i
karakterizuar nga nje ndryshim i forte, qe vjen si pasoje e levizjes se
shpejte te njollave te tij diellore, te ngjashme me ato qe kishte
Dielli yne, kur ishte ende "adoleshent".

Trupi qiellor, i
emertuar si CoRoT-Exo-2a, nga sateliti qe e zbuloi, u identifikua nga
nje ekip nderkombetar i drejtuar nga shkencetare te Institutit Kombetar
te Astro-fizikes dhe u pershkrua ne nje studim te publikuar ne
«Astronomy & Astrophysics».

Per shkencetaret, nese
prezenca e aktivitetit te forte me origjine magnetike mbi Diellin, kur
ai ishte ende i ri dhe variabiliteti i tij, kane influencuar dhe kane
bere lindjen e jetes ne Toke, studimi i yjeve diellore do te
kontribuoje ne qartesimin e influences se tyre gjate fazave thelbesore
te krijimit.

Ylli i sapozbuluar eshte i shoqeruar nga nje planet gjigand ne moshe te re qe ka orbite perreth.

"Eshte
hera e pare qe nje yll i ngjashem me Diellin tone kur ishte i ri te
vezhgohet pa nderprerje per rreth 150 dite, madje me nje siguri 100
here me te larte krahasuar me studimet e kryera ne Toke", thone
shkencetaret.

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://interesanti.all-forum.net
Dano
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 2691
Age : 34
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

MesazhTitulli: Re: Life Style   Tue Dec 30, 2008 7:57 pm

Mishi, djathi dhe pijet perhapin tumorin

29/12/2008 21:15



Sipas nje zbulimi te fundit te bere ne SHBA, ushqime te cilat i konsumojme perdite, mund te ndikojne ne perhapjen e kancerit.
Zbulimi
eshte publikuar ne revisten “American Journal of Respiratory”, ku
theksohet se ushqimet qe ndikojne me shume ne perhapjen e semundjes
vdekjeprurese jane; mishi, djathi dhe pijet me gaz. Eksperimenti
eshte kryer mbi minj te semurur me tumor ne mushkeri dhe pasi ata
konsumonin sasi te medha nga ushqimet e siperpermendura, eshte vene re
nje perhapje me e shpejte e semundjes. Nga ana tjeter, tek minjte te
cilet ushqeheshin me ushqime te ndryshme, semundja u perhap me ngadale.
Ky eshte nje zbulim shume i rendesishem dhe mund te ndikoje
drejteperdrejte ne jeten e njerzve, pasi djathi, mishi dhe pijet me gaz
jane ushqime te cilat konsumohen dendur.

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://interesanti.all-forum.net
Dano
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 2691
Age : 34
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

MesazhTitulli: Re: Life Style   Tue Dec 30, 2008 7:58 pm

SHBA, krijohet artificialisht gripi spanjoll

30/12/2008 08:40



Per
here te pare shkenca ka arritur te krijoje artificialisht virusin e
gripit spanjoll qe ne vitin 1918 shkaktoi 50 mije viktima ne mbare
boten.

Kete zbulim e ka bere nje
grup shkencetaresh nga Universiteti i Uiskonsin nepermjet shartimit te
disa viruseve hibride. Studimi eshte publikuar ne revisten akademike
amerikane te shkences “PNAS”. Ne kete menyre, sipas shkencetareve, jane mundur te gjenden genet me te dobeta, te cilat goditen nga gripi spanjoll.

Me
kete zbulim shpresohet qe ne te ardhmen shkencetaret te zbulojne
menyren si te mposhtin virusin vdekjeprures. Genet pandemike kane
rezultuar te jene, PA, PB1 dhe PB2, te cilet bashke ndertojne nje
kompleks enzimatik te pergjegjshem per prodhimin proteinik te virusit.

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://interesanti.all-forum.net
Dano
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 2691
Age : 34
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

MesazhTitulli: Re: Life Style   Tue Dec 30, 2008 7:59 pm

Mozambik, eksplorohet mali i pashkelur nga njeriu

30/12/2008 11:35



Te
pakta jane zonat ne planet te paeksploruara nga njeriu dhe nje prej
tyre ishte edhe Mali Mabu ne Mozambik, ku tashme studiuesit kane mundur
te kalojne.

Ky mal ndodhet ne
mes te vendit te larget afrikan dhe ka qene shume i veshtire per t’u
studiuar, pasi per ta pershkuar duhet edhe bashkepunimi i popullsise
lokale. Gjate stines se dimrit, shirat e bejne praktikisht te pamundur
kalimin mes pyjeve, ndersa ne stinen e veres, bari arrin lartesine deri
ne dy metra. Sipas kerkuesve te “Royal Botanic Gardens” ne Angli, kjo
zone nuk ishte shkelur asnjehere me pare nga njeriu dhe kerkimet ne
kete zone nisen pasi shkencetaret vertetuan ne vitin 2005 nepermjet
Google Earth se kjo ishte nje nga zonat e “virgjera” te planetit. Sipas
te dhenave, kjo zone perbehet nga rreth 80 km katrore pyje dhe
pavaresisht luftes civile qe perfshiu Mozambikun ne vitet ’70, ’80 dhe
’90, kjo zone ngeli e paprekur. Studiuesit thone se Mali Mabu eshte
ideal per te zhvilluar kerkime, te cilat kulmuan me mberritjen ne majen
me te larte qe eshte 1700 metra. Ne kete pike, qindra flutura
ndodheshin per t’u ciftuar, madje mes tyre studiuesit zbuluan edhe
lloje te reja fluturash. Por gjithashtu nga kjo ekspedite u zbulua nje
lloj i ri zogu, nje gjarper dhe kafshe te tjera te panjohura me pare. Nga
kjo ekspedite jane marre edhe rrenje pemesh, te cilat pasi te
analizohen, pritet te dhurojne surpriza te tjera te kendshme. “Kur
analizojme ne laborator ne cdo moment kemi surpriza. Cdo vit
shkencetaret zbulojne rreth 2 mije specie te reja kafshesh dhe zbulimi
i shume specieve te reja ne nje zone kaq te vogel eshte vertet
realizimi i nje endrre per nje kerkues”, thekson udheheqesi i
ekspedites, Timberlake.

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://interesanti.all-forum.net
Dano
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 2691
Age : 34
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

MesazhTitulli: Re: Life Style   Tue Dec 30, 2008 8:00 pm

Obama do te pije duhan fshehurazi?

30/12/2008 10:25



Qe prej kohes kur Hillary Clinton ishte ne zonje e pare
e SHBA-ve u ndalua duhanpirja ne ambientet e Shtepise se Bardhe.

Barack
Obama, presidenti i ri, nje konsumator i 3 deri 8 cigareve ne dite, ka
premtuar se do ta lere duhanin dhe se do te respektoje rregullat e
Hillary.

Presidenti ka thene disa here se e ka braktisur "demonin", por prape eshte pare teksa thithte nje bisht cigareje.

Ndaj nuk perjashtohet mundesia e hedhur nga New York Times, se Obama do te dale ne kopsht per te tymosur nje cigare.

Politikisht do te ishte jo korrekte, megjithate duke marre parasysh karakterin e Obames...

Ne
Shtepine e Bardhe kane qene te pakte presidentet qe kane konsumuar
duhanin. Tre prej tyre jane Jimmy Carter, George Bush babai dhe i biri
i tij.

Megjithate dilemes nese Obama do te pije apo jo duhan
ne Shtepine e Bardhe i pergjigjet doktori Neal Benowitz, ekspert i
efektit te nikotines.

"Presidenti ka dy ase ne dore. I pari
eshte se Obama pertyp cemcakez me nikotine dhe i dyti, ai merret me
sport dhe ushtron shpesh basketbollin", thote eksperti.

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://interesanti.all-forum.net
Dano
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 2691
Age : 34
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

MesazhTitulli: Re: Life Style   Tue Dec 30, 2008 8:22 pm

Tensioni i larte, nga nje mutacion gjenetik
30/12/2008 13:40



Nje
person nder 5 njerez te bardhe mbart nje mutacion gjenetik, qe shkaton
rrezikun e tensionit te larte dhe probleme kardiovaskulare.

Varianti
i gjenit STK39 eshte zbuluar, duke analizuar gjenet e mijera
amerikaneve dhe europianeve. Studimi eshte kryer nga Universiteti i
Maryland dhe eshte publikuar nga revista e Akademise kombetare te
shkencave amerikane, Pnas. Ne vendet perendimore nje person
nder kater ka probleme te tensionit te larte, shpesh edhe pa e ditur.
Shkencetaret kane specifikuar se tensioni eshte i rrezikshem per 80
perqind te njerezve.

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://interesanti.all-forum.net
Dano
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 2691
Age : 34
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

MesazhTitulli: Re: Life Style   Mon Jan 05, 2009 7:46 pm

Angli, shpiket cementoja ambientaliste

03/01/2009 12:20



Prodhimi
i materialit te cementos, lende baze per ndertimin, eshte nje nga
shkaktaret kryesore te ngrohjes globale. Sipas studimeve, rreth 5 % te
gazrave te demshem globale krijohen pikerisht nga prodhimi i cementos.

Nderkohe,
sipas te dhenave te bankes franceze “Credit Agricole” ne 10-vjecarin e
ardhshem prodhimi i kesaj lende do te rritet me 50 % dhe ky eshte nje
problem i madh qe duhet zgjidhur, pasi nese kjo ndodh, atehere sektori
i prodhimit te cementos do emetoje ne hapesire CO2 sa e gjithe sasia qe
emeton kontinenti i Evropes. Per kete gje, shkencetaret jane
vene ne kerkim te nje tjeter materiali jo te demshem per planetin tone,
ne menyre qe industria e ndertimit ne te ardhmen te marre ngjyra me
jeshile. Keshtu, nje grup inxhinieresh nga Londra kane shpikur nje
formule per krijimin e nje lloji te ri cementoje, e afte madje te
thithe nje pjese ne dioksidit te karbonit ne atmosfere. Kjo
cemento eshte e perbere nga silikat magneziumi dhe per t’u pergatitur
kerkon temperatura me te uleta. Shpikja ka terhequr vemendjen e disa
prej firmave me te medha te ndertimit ne Angli dhe ka fituar
mbeshtetjen e shoqatave ambientaliste.

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://interesanti.all-forum.net
Dano
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 2691
Age : 34
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

MesazhTitulli: Re: Life Style   Mon Jan 05, 2009 7:47 pm

NASA feston 5 vjetorin e “Spirit” ne Mars

03/01/2009 15:10



Sonda “Spirit” e leshuar nga NASA ne planetin Mars feston sot pervjetorin e peste ne siperfaqen e Planetit te Kuq.
Sonda
u leshua ne hapesire me anijen kozmike “Opportunity” ne 3 janar te
vitit 2004 dhe e preku planetin pas 21 ditesh. Sipas NASA-s, kjo sonde
ka ndihmuar shume ne studimet qe jane bere ne siperfaqen e planetit dhe
pavaresisht kushteve jo te mira atmosferike ne disa raste, ajo ka
rezistuar me sukses. “Spirit” u ka dhuruar shkencetareve 250
mije imazhe te marra nga nje siperfaqe prej 21 kilometrash mes maleve
dhe kratereve te Marsit. “Keto sonda jane shume rezistente”, shprehet
nje prej drejtuesve te projektit per CNN, sipas te cilit, ky eshte
misioni me i gjate i nje sonde ne planetin Mars dhe pervjetori i peste
eshte nje limit i ri ne fushen e zbulimeve jashte planetit Toke.
Sonda
“Spirit” furnizohet me energji diellore ne siperfaqen e Marsit dhe per
me shume se 18 muaj ajo nuk ka funksioniar, por shume shpejt pritet qe
ajo te rinise punen pasi te furnizohet me energji ne fillimin e
pranveres. Me rifillimin e sezonit te ri, NASA ka planifikuar ta levize
sonden ne dy siperfaqe te ndryshme, nje prej te cilave eshte krateri
“Goddard”.

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://interesanti.all-forum.net
Dano
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 2691
Age : 34
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

MesazhTitulli: Re: Life Style   Mon Jan 05, 2009 7:49 pm

Japoni, peshku ton shitet per 75 mije euro

05/01/2009 12:05



Nje
peshk ton eshte shitur per nje shifer rekord ne Japoni. Peshku ton i
kuq, qe peshonte 128,4 kg, ka kushtuar me shume se 75 mije euro ne
tregun me te madh te shitjes se peshqve ne bote, ne Tsukiji te Tokios.

Peshku
ekzemplar me krahe blu, eshte kapur ne brigjet e Omas ne Japonine
veriore, nje zone ku gjate vitit peshkohet nje numer i kufizuar
peshqish ton, por qe jane te nje cilesie te mire.

Kjo ka bere
qe kerkesa per peshkun te shtohet, duke cuar edhe ne rritjen e cmimit,
ne nje sezon te dobet peshkimi, te shoqeruar edhe nga kushtet e
pafavorshme te motit.

Peshku u ble nga pronari i nje sushi bar
ne Hong Kong, qe fitoi ne ankand fale bashkepunimit me nje restorant ne
Ginza, nje lagje luksoze pazari ne zemer te kryeqytetit.

Blerja
eshte e dyta me e shtrenjte ne historine e shitjes se peshkut ne
Japoni. Rekordi abosult eshte shenuar ne vitin 2001, kur nje peshk ton
u shit per 160 mije euro.

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://interesanti.all-forum.net
Dano
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 2691
Age : 34
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

MesazhTitulli: Re: Life Style   Mon Jan 05, 2009 7:50 pm

Indi, pushohen stjuardesat, ishin mbipeshe

05/01/2009 11:45



Te peshosh me shume se c’duhet ne Indi, mund te humbasesh vendin e punes.
Kilogramet
e teper u kane kushtuar shume 10 punonjeseve te kompanise ajrore Air
India. 10 stjuardesat jane detyruar te mbesin pa pune, pasi ishin
mbipeshe.

Largimi ne fakt ishte komunikuar qe dy muaj me pare, por letrat zyrtare per shkarkimin nga detyra kane ardhur ditet e fundit.

Nuk
eshte hera e pare qe nje kompani indiane pushon asistente fluturimi qe
vuajne nga obeziteti. 43 stjuardesa dhe punonjes te tjere sherbimi jane
pezulluar gjate marsit te kaluar.

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://interesanti.all-forum.net
Dano
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 2691
Age : 34
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

MesazhTitulli: Re: Life Style   Mon Jan 05, 2009 7:50 pm

Shkencetaret, kunder produkteve dizintoksikuese

05/01/2009 11:45



Shkencetaret ngrihen kunder produkteve dhe dietave per dizintoksikimin.
Deklaratat
se organizmi mund te pastrohet fale dietave te vecanta, apo nje ushqimi
te vecante, jane te gjitha pa kuptim, thuhet ne nje studim te
shkencetareve te rrjetit britanik “Voice of Young Science”.

Ai
ka analizuar 15 produkte me baze ujin per pastrimin e fytyres. Menyra e
vetme per dizintoksimin sipas tyre, eshte ushqyerja e mire dhe gjumi i
blloshem.

Kompanite permes marketingut synojne te japin idene
se produktet e tyre kane baze shkencore, por ne te vertete nuk kane
asgje. Pervec se shpenzim parash, ato sjellin edhe deme per shendetin.
Autoriteti britanik i kontrollit per reklamat, ka nisur nje hetim per
kete ceshtje.

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://interesanti.all-forum.net
Dano
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 2691
Age : 34
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

MesazhTitulli: Re: Life Style   Mon Jan 05, 2009 7:51 pm

Studimi: Dashuria e vertete zgjat tere jeten

05/01/2009 14:05



Shkencetaret
kane zbuluar se dashuria e vertete mund te zgjase gjithe jeten. Ata
kane studiuar trurin per te kuptuar per sa kohe zgjat dashuria mes
cifteve.

Perfundimi ishte se njeriu mund
te kete nje dashuri, qe zgjat sa jeta. Duke studiuar trurin,
shkencetaret e Stony Brook University ne Nju Jork, kane zbuluar se tek
disa cifte pasioni nuk zbehet, edhe pas 20 vjetesh te kaluara bashke
dhe eshte po aq i madh sa ne fazat e para te dashurise.

“Sunday
Times” shkruan se eshte studiuar truri i cifteve qe kishin kaluar 20
vjet bashke dhe eshte krahasuar me ate te personave te sapodashuruar.

10
perqind e cifteve te vjeter kishin te njejtet reaksione kimike kur
tregonin fotot e te dashurve te tyre, me ata qe sapo kishin nisur nje
lidhje. Sipas kerkimeve te meparshme, romanca ne nje lidhje zbehet pas
15 muajsh dhe pas 10 vjetesh pasioni eshte shuar. Studimi del kunder
pikeveshtrimit tradiconal, se dashuria zbehet me kalimin e viteve.

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://interesanti.all-forum.net
Dano
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 2691
Age : 34
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

MesazhTitulli: Re: Life Style   Thu Jan 08, 2009 8:05 pm

Meshkujt, me aktive se femrat

06/01/2009 10:05



Meshkujt jane me aktive se femrat, si gjate femijerise, edhe ne moshen e pleqerise.
Dy
studime u perqendruan ne aktivitetet e femijeve dhe ato te njerezve qe
i kishin kaluar te 70-at dhe arriten ne perfundimit se grate nuk merren
me aktivitete fizike sa meshkujt.

Sipas profesorit nga
Universiteti John Moores ne Liverpul, vajzat perfshihen me pak ne lojra
se meshkujt. Vajza dhe djem 11-vjecare u vezhguan ne kende lojrash dhe
rezultoi se vajzat perqendroheshin ne grupe te vogla dhe merreshin me
lojra me fjale, apo biseda, ndersa meshkujt me aktivitete fizike, lojra
si futbolli.

Me pas u krye nje studim i dyte ne Universitetin
e Bristol, qe vezhgoi aktivitetet e 70-vjecareve. Edhe ne kete rast,
aktiviteti fizik tek meshkujt ishte me i madh. Studiuesit e cilesojne
si teper te rendesishem aktivitetin edhe ne moshat e medha.

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://interesanti.all-forum.net
Dano
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 2691
Age : 34
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

MesazhTitulli: Re: Life Style   Thu Jan 08, 2009 8:06 pm

Oqeani Paqesor, projekt gjigand per park detar

06/01/2009 18:50



Parku me i madh detar ne bote ka nisur te marre forme pas miratimit te projektit nga qeveria amerikane.
Ai
do te ndodhet ne Oqeanin Paqesor afer ishujve Mariane. Gjithe
siperfaqja e parkut do jete rreth 500 mije km katrore, ne te cilat do
ndalohet rreptesisht peshkimi dhe shfrytezimi minerar. Lajmin e
ka dhene keshilltari per ambientin ne administraten Bush, James
Connaughton, i cituar nga televizioni publik britanik, BBC. Gjate
mbremjes se sotme, pritet qe presidenti Bush te zyrtarizoje vendimin,
qe eshte nje nga me te rendesishmit e marre ne fushen e ambientit nga
administrata republikane e 8 viteve te fundi

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://interesanti.all-forum.net
Dano
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 2691
Age : 34
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

MesazhTitulli: Re: Life Style   Thu Jan 08, 2009 8:06 pm

Astronomi, galaktika jone rrezikon perplasjen

06/01/2009 19:20



Galaktika
jone e quajtur, Rruga e Qumeshtit, ne te ardhmen mund te perplaset me
galaktiken e Andromedes ose galaktika te tjera qe verititen ne
hapesire.

Kjo mund te ndodhe per
shkak se galaktika jone e ka rritur ndjeshem shpejtesine, cka ka shtuar
edhe masen me rreth 50 %. Kete shpjegim e jep Qendra per Astrofiziken
ne Universitetin e Harvardit qe po nderton nje harte te re te Rruges se
Qumeshtit, fale nje prej radioteleskopeve me te medhenj ne bote, “Very
Long Baseline Array”. Rezultatet e studimit jane publikuar
gjate nje mbledhjeje te Shoqerise Amerikane te Astronomise ne
Kaliforni. Masa me e madhe e galaktikes perkthehet ne nje shtytje me te
madhe gravidacionale, e cila rrit mundesine e perplasjes me galaktika
te tjera te aferta. Kjo teori qe nuk eshte vertetuar ende dhe
sipas shkencetareve, duhen edhe shume vite studime per te mesuar dicka
me shume rreth hipotezes ne fjale.

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://interesanti.all-forum.net
Dano
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 2691
Age : 34
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

MesazhTitulli: Re: Life Style   Thu Jan 08, 2009 8:06 pm

Studiuesit zbulojne sekretin e jetegjatesise

07/01/2009 08:55



Studiuesit ruse thone se kane gjetur sekretin per ta zgjatur jetegjatesine me dhjete vjet.
Sipas
tyre eshte uji i rende dhe ushqimet e renda, te perfituara nga pasurimi
me nje forme te rralle hidrogjeni, qe ndikojne ne rritjen e
jetegjatesise se njeriut. Nje shkencetar kembengul ne tezen e
tij, duke theksuar se kjo forme e re e te ushqyerit mund ta zgjase
jeten, te pakten edhe per 10 vjet. Uji dhe ushqimet e renda
lidhen fort me organizimin njerezor dhe luftojne fuqishem semundjet e
renda. Fale atomeve te renda forcohen kockat. Gjithsesi, shkencetaret
nuk jane ndjere ende gati per nje eksperiment te njerezit.

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://interesanti.all-forum.net
Dano
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 2691
Age : 34
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

MesazhTitulli: Re: Life Style   Thu Jan 08, 2009 8:09 pm

Divorci, shkak per panikun te femijet

07/01/2009 11:25



Ekziston nje lidhje mes ndarjes se prinderve dhe panikut ne moshe te rritur.
Femijet,
nese i perjetojne keq ndarjet e prinderve ose vdekjen e njerit prej
tyre, kane me teper mundesi qe te kene ne te ardhmen sulme paniku.

Keshtu
thuhet ne nje studim te publikuar nga The Archives of general
Psychiatry,i kryer nga kerkuesit e Universitetit Vita-Salute San
Raffaele ne Milano dhe Institutit Shkencor Universitar San Raffaele ne
bashkepunim me Institutin Norvergjez te Shendetit Publik dhe ate te
kerkimit Mjekesor te Brisbane ne Australi.

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://interesanti.all-forum.net
Dano
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 2691
Age : 34
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

MesazhTitulli: Re: Life Style   Thu Jan 08, 2009 8:11 pm

Shendeti, loja ne natyre te mbron nga miopia

07/12/2008 19:20



Mjafton te luash 2-3 ore ne natyre per te zvogeluar mundesine e zhvillimit te miopise.
Kete
e zbulon nje studim australian, sipas te cilit, miopia rrezikon te
shtohet ndjeshem nese kalojme shume ore para televizorit apo
kompjuterit. Te gjithe ata qe kane probleme me shikimin duhet
te shfrytezojne sa me shume driten natyrale qe liron substancat kimike
si, diopina e cila ndalon rritjen e shikimit dhe shkakton miopi. Gjate
punes se gjate shkencore jane studiuar disa femije nga Singapori dhe
Kina, te cilet jane krahasuar me bashkemoshataret e tyre nga Australia.
30 % e femijeve ne Singapor jane miope me nje indeks 10 here me
te larte se femijet australiane. Ndryshimi qendron tek jeta qe bejne
femijet e dy vendeve te ndryshme, ku australianet u kushtojne me shume
vememdje lojrave ne natyre.

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://interesanti.all-forum.net
Dano
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 2691
Age : 34
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

MesazhTitulli: Re: Life Style   Thu Jan 08, 2009 8:11 pm

Shtatzene duhanpirese? Femije agresiv…

07/12/2008 19:50



Femrat qe kerkojne te lindin nje femije te mire dhe te urte, duhet te evitojne cdo kontakt me duhanin.
Pervec
demeve qe femija ne bark te nenes mund te pesoje gjate periudhes se
shtatezanise, duhani u shkakton te miturve edhe ndryshime te medha ne
sjelljen e tyre. Femrat qe pijne duhan gjate shtatezanise rrezikojne qe
te lindin nje femije me tipare agresive. Sipas nje studimi te
kryer kohet e fundit, agresiviteti konsiston ne sjelljet e dhunshme si
psh; goditja me shkelma ose grushta, kafshimi dhe te qenit prepotente.
Ky studim eshte bere nga kerkuesit kanadeze e holandeze dhe eshte
publikuar ne “Journal Development and Psychopathology”.

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://interesanti.all-forum.net
Dano
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 2691
Age : 34
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

MesazhTitulli: Re: Life Style   Thu Jan 08, 2009 8:12 pm

S’kap autobusin e shkolles, merr makinen e prinderve

08/01/2009 09:25



Nuk
kapi dot autobusin per te shkuar ne shkolle dhe per te mos u bere vone
vendosi te marre makinen e prinderve, nje Ford Taurus.

Protagonist
i kesaj aventure eshte bere nje femije 6-vjecar nga Virxhinia, qe
arriti te drejtoje per 10 km automjetin, perpara se te ndalej nga
policia. Pasi nuk kapi dot autobusin, ne vend qe te zgjonte te emen,
djali mori makinen e parkuar ne shtepi.

Pavaresisht
veshtiresive per te arritur pedalet, djali e ndezi dhe eci me
shpejtesi, sic treguan disa shofere qe e pane dhe lajmeruan policine.
Ai humbi kontrollin e makines teksa po i afrohej nje kamion, doli nga
rruga dhe u perplas me nje tabele. Pervec frikes, fatmireshisht femija
nuk pati demtime.

Sipas policise, djali qante ne makine. Pasi
doli prej saj ai nxitoi te shkonte ne shkolle. Por me pare u dergua ne
spital per kontroll. Prinderit e 6-vjecarit ndodhen nen akuze, sepse
per shkak te neglizhences kane vene ne rrezik jeten e femijes. Djali
tha se kishte arritur ta ngiste makinen, fale lojes me videogame.

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://interesanti.all-forum.net
Dano
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 2691
Age : 34
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

MesazhTitulli: Re: Life Style   Thu Jan 08, 2009 8:12 pm

SHBA, gati kafeneja ku sherbehet topless

08/01/2009 10:25



Ne Main te SHBA-se do te hapet nje coffe shop, ku do te sherbehet topless.
Vendimi
eshte marre pas nje debati te gjate te autoriteteve lokale ne qytetin
Vassalboro te shtetit amerikan, qe miratoi kerkesen per hapjen e nje
bari me kamariere gjysme te zhveshura.

Protestat e nje grupi
njerezish nuk e kane ndalur dot inciativen e ideatoreve. Kjo do te jete
kafeneja e pare me drita te kuqe ne Main dhe gjate marrjes se vendimit
nuk kane munguar ekipet e televizioneve, qe kane paqyruar protestat e
banoreve.

Funksionaret e zones thane se asnje ligj nuk pengon
hapjen e nje biznesi te tille dhe se aktiviteti nuk mund te kushtezohet
nga uniforma e punonjesve. Topless Coffee Shop do te ngrihet ne vendin
ku dikur ndodhej nje ish-motel.

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://interesanti.all-forum.net
Dano
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 2691
Age : 34
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

MesazhTitulli: Re: Life Style   Thu Jan 08, 2009 8:12 pm

Hiqet skulptura e Krishtit, frikesonte femijet

08/01/2009 09:45



Nje
skulpture e madhe e Krishtit te kryqezuar e vendosur jashte nje kishe
ne West Sussex ne Britani, eshte hequr, pasi u cilesua e frikshme per
femijet.

Famulltari i kishes tha se pamja
e saj shkaktonte dhimbje dhe vuajtje dhe ne vend qe t’i afronte, i
largonte njerezit nga kisha. Skulptura e vendosur ne kishen St John ne
Broadbridge Heath i eshte dhuruar muzeut Horsham dhe do te zevendesohet
me nje kryq prej celiku.

Ne nje vezhgim te bere nga vete
kisha, cdo koment per skulpturen ishte negative. Femijet e komentuan si
te frikshme dhe kerkuan ta largonin ate simbol nga kisha, pasi nuk
percillte mesazhin e shpreses dhe jetes.

Skulptura e prodhuar ne vitin 1960 perbehej nga pluhur qymyri dhe rreshire.

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://interesanti.all-forum.net
Dano
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 2691
Age : 34
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

MesazhTitulli: Re: Life Style   Thu Jan 08, 2009 8:13 pm

Kujtesa e peshqve zgjat pese muaj

08/01/2009 12:05



Peshqit
kane nje kujtese qe zgjat 4 deri ne 5 muaj. Zbulimi eshte bere nga
kerkuesit izraelite te Institutit te Teknologjise Technion ne Haifa dhe
i hap rrugen zhvillimit te nje teknike peshkimi qe eviton perdorimin e
rrjetave metalike.

Rrjetat shihen shpesh
si pergjegjese per rritjen e nivelit te ndotjes prej clirimit te azotit
nga peshqit qe mbetin ne gracke brenda nje zone te vogel.

Nje
grupi peshqish u eshte leshuar nje tingull i vecante, i shoqeruar me
ushqimin. Pas nje muaji stervitjeje peshqit jane lene te lire ne det.
Shkencetaret vune re se pas perseritjes se sinjalit, ata ktheheshin ne
te njejtin vend per te marre ushqimin. Kjo zgjati per nje periudhe 4-5
mujore.

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://interesanti.all-forum.net
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Life Style   Today at 9:09 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Life Style
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 5 e 9Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
{*_*} InTeReSaNtI {*_*} ShQiP {*_*} :: {*_*} KULTURE {*_*} :: KINEMA-
Kėrce tek:  
Tema Fundit
» DANO KU JE :P
Mon Jun 10, 2013 1:10 pm nga Hapesira

» DANO KU JE :P
Mon Jun 10, 2013 1:09 pm nga Hapesira

» Thenie te mencura!
Wed Feb 13, 2013 2:18 pm nga nida n

» cheap football jerseys cheap hockey jerseys cheap authentic jerseys
Mon Mar 26, 2012 12:29 pm nga af1013

» nhl store cheap authentic jerseys authentic nfl jerseys
Fri Mar 23, 2012 4:13 pm nga af1013

» The amount the woman repays: Nike air jordan manages to lose £2million per twelve months so that you can the girl's extensive directory of exes
Wed Nov 16, 2011 5:29 am nga zhiaiwudi42

» Ohio's message for Obama in 2012
Thu Nov 10, 2011 5:38 am nga sumtwo

» Official: Trustees' Support for Paterno Eroding
Wed Nov 09, 2011 4:50 am nga yidiandiana

» Decertification would put 2011-12 NBA season in serious jeopardy
Fri Nov 04, 2011 11:02 am nga youxieshi

» Dollar hits 3-month high on yen as Tokyo steps in
Mon Oct 31, 2011 12:13 pm nga Swinderman

» Pujols powers Cardinals with three home runs
Tue Oct 25, 2011 5:12 am nga weishinia

» Fighting For Redlands
Fri Oct 21, 2011 5:15 am nga qiheitiann

» Klinsmann looking at long-term changes for US
Wed Oct 12, 2011 1:03 pm nga anylove

» hej ka njeri ketu
Mon Aug 29, 2011 12:05 am nga Hapesira

» Canada From Imitrex Pharmacy 20
Thu Aug 04, 2011 4:59 pm nga Vizitor

» Hplc Caffeine Plasma
Wed Aug 03, 2011 1:28 pm nga Vizitor

» jenny mccarthy hardcore video
Tue Aug 02, 2011 12:35 pm nga Vizitor

» Free Cheap Jerseys Shipping Nfl
Mon Aug 01, 2011 5:56 pm nga Vizitor

» Zolpidem Drugs Other
Sun Jul 31, 2011 6:05 am nga Vizitor

» xhelozia..
Mon Jun 27, 2011 8:50 pm nga tani

» poezi dashurie
Fri Jun 03, 2011 5:36 pm nga tani

» Poezi dashurie italisht!!!!!!
Mon May 30, 2011 5:44 pm nga tani

» Formoni nje fjale me shkronjen e fundit te fjales siper..
Wed Mar 16, 2011 12:59 am nga milan86

» Pytje -Pergjigje
Wed Mar 16, 2011 12:56 am nga milan86

» UNE TE JAP...TI ME JEP...
Wed Mar 16, 2011 12:50 am nga milan86

MENU
Portal
Forum
Kontakto Webmaster
Ndihme
Kembimi Valutor
Parashikimi Motit
Portokalli
SmS Falas
Media
Shqip Tv
Top Channel Tv
Vizion Plus Tv
Filma Shqiptare
Muzike
Sport Ekspres
Rezultatet Live
Shkarko ketu
Programe Falas
Libra_Elektronie
Msn
Mozilla
Yahoo Mesenger
Paketa Adobe
Mirc
Counter Strike
Fjalori Elektronik Shqip
Mp3
Fjalore
Fjalor_Shumegjuhesh
Anglisht_Shqip
Shqip_Gjermanisht
Revista One
Kush ėshtė nė linjė
4 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 4 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 208 mė Sun Feb 13, 2011 3:07 pm
Top posters
shaban cakolli (3712)
 
bukuroshja_dr (3264)
 
Dano (2691)
 
shefe (2005)
 
vl_girl (1575)
 
GOTIKA PRESIDENTJA E DALL (1542)
 
bianka (1499)
 
NeighbouR (1453)
 
patrokli (1423)
 
CocaInE (1329)
 
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 
CalendarCalendar
Social bookmarking
Social bookmarking Digg  Social bookmarking Delicious  Social bookmarking Reddit  Social bookmarking Stumbleupon  Social bookmarking Slashdot  Social bookmarking Furl  Social bookmarking Yahoo  Social bookmarking Google  Social bookmarking Blinklist  Social bookmarking Blogmarks  Social bookmarking Technorati  

Bookmark and share the address of {*_*} InTeReSaNtI {*_*} ShQiP {*_*} on your social bookmarking website