Shqiperia{*InTeReSaNt*}ForumCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuidentifikimiShqiperia

Share | 
 

 Kultura tradicionale ne Shqiperi.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Dano
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 2691
Age : 34
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

MesazhTitulli: Kultura tradicionale ne Shqiperi.   Tue Nov 18, 2008 11:35 am

Nė Shqipėri njihen dy grupime tė mėdha etnografike, tė konsoliduar qė
nga mesi i shek.XVIII, qė janė: Gegėria nė veri tė lumit Shkumbin dhe
Toskėria nė jug tė tij. Gegėria pėrbėhej nga Gegėria e mirėfilltė,
Dukagjini apo Leknia, Malėsia dhe Fushat Bregdetare tė Veriut, kurse nė
Toskėri bėnin pjesė: Toskėria e mirėfilltė, Myzeqeja, Labėria e
Ēamėria. Natyrisht, pėrbrenda kėtyre krahinave etnografike ekzistonin
edhe ndarje tė tjera mė tė vogla.
Mėnyra e jetesės nė fshat – Doke e zakone
Vendbanimet
nė Shqipėri, qysh nė mesjetė, kishin arritur njė stabilitet dhe kishin
kufij tė pėrcaktuar mirė, qė ndanin njė fshat nga tė tjerėt. Kufijtė
shėnoheshin me gurė tė mėdhenj tė ngulur nė tokė, me grumbuj plisash,
me rrjedhėn e pėrrenjve e tė lumenjve, me shenja nė trungjet e drurėve,
atje ku kishte pyll, etj. Lėvizja e kėtyre shenjave konsiderohej njė
faj shumė i rėndė. Ēdo fshatar i njihte mirė kufijtė e fshatit tė vet
dhe mund t’i tregonte me lehtėsi, duke pėrmendur toponimet pėrkatėse.
Pėrbrenda
kufijve tė fshatit, pėrfshiheshin trojet e banesave e pėrqark tyre
oborret e kopshtijet, pastaj vinin arat ose tokat e punuara dhe mė tej
kullotat dhe pjesa e malit a e pyllit, qė i pėrkiste fshatit. Kjo
ndarje e territoreve tė fshatit, nė shumė zona tė Shqipėrisė, ruhej
ende mjaft mirė deri nė vitet e Luftės sė Parė Botėrore, sidomos atje
ku mbizotėronte fshatarėsia e lirė. Pronė plotėsisht private, mbi tė
cilėn fshatari dispononte krejtėsisht, ishin trojet e banesave dhe
kopshtijet, kurse tokat e mbjella ishin nė disponim tė tij, deri sa
ishin nen kulturė. Pasi mblidhej prodhimi bujqėsor, tokat liroheshin
dhe kushdo mund tė lėshonte bagėtinė pėr t’i kullotur, tė tjera toka qė
shfrytėzoheshin sė bashku, pra fshatēe, ishin toka djerrė nė vėrri,
kullotat e mali dhe sidomos, burimet ujore pėr vaditjen e tokave tė
mbjella, qė bėhej sipas njė rradhe rreptėsisht tė caktuar pėr ēdo
familje.
Vendbanimet fshatare, nė pėrgjithėsi, i janė pėrshtatur
klimės dhe relievit ku janė vendosur. Fshatrat mė tė ulta janė ato tė
Fushave Bregdetare, kurse fshatrat mė tė larta arrijnė deri nė 1400
metra mbi nivelin e detit dhe ndodhen nė rrethin e Korēės e atė tė
Kukėsit. Banesat e njė fshati mund tė ishin tė grumbulluara ose tė
shpėrndara, madje nė disa zona edhe shumė tė shpėrndara. Sidoqoftė,
fshati kishte njė qendėr shoqėrore, rreth sė cilės gravitonte
aktiviteti i njerėzve nė kohėn jashtė punės dhe kjo mund tė ishte njė
shesh i vogėl pranė njė rrapi a njė lisi shekullor, dyqani i ndonjė
bakalli ose oborri i njė ndėrtese kulti (kishe a xhamie). Nė gjysmėn e
dytė tė shek.XX, nė shumicėn e fshatrave, fondi i banesave pothuaj u
pėrtri, duke ndryshuar tipet e banesave tradicionale tė mėparshme. U
bėnė edhe shumė ndėrtime social-kulturore, si shkolla e kopshte
fėmijėsh, shtėpi e vatra kulture, njėsi tregtare, etj.
Nga
pėrllogaritjet e historianėve ka dalė se, nė shek.XV, nė Shqipėri,
mesatarja e shtėpive pėr ēdo fshat, ishte 21; mesataren mė tė lartė e
kishte rrethi i Elbasanit, me 38 shtėpi, i ndjekur nga rrethi i Korēės,
me 28 shtėpi pėr fshat. Deri nė ēerekun e parė tė shek.XX, rreth 80% e
popullsisė punonte e jetonte nė fshatra, shumica e tė cilave kishin nga
20 shtėpi afėrsisht, dhe 3% e fshatrave kishin mbi 1000 banorė. Nė
50-60 vitet e fundit, pėrqindja e popullsisė fshatare ndaj popullsisė
sė pėrgjithėshme, ra ne 64%, megjithėse qeveria e kohės synonte qė
fshati tė mos braktisej. Pra, mund tė pohojmė, se pesha e kulturės
fshatare ndaj asaj qytetare, ėshtė ende e ndjeshme.
Gjatė shek.XX e
sidomos pas Luftės sė Parė Botėrore, mėnyra e jetesės nė fshatin
shqiptar pėsoi ndryshime tė rėndėsishme. E megjithatė, nė jetėn
familjare, si edhe nė jetėn shoqėrore, vazhduan tė ruhen festa
popullore me forma tė ndryshme argėtimi dhe nė ndėrgjegjen e njerėzve u
ruajtėn shumė pasuri shpirtėrore, tė manifestuara nė folklorin gojor e
muzikor tė krahinave tė ndryshme, sidomos nė epikėn legjendare e atė
historike, edhe pse hynin vazhdimisht shumė ide e shije tė reja, me anė
tė mjeteve tė reja tė komunikimit masiv.
Nė ambientin fshatar
shqiptar, familja ka ende stabilitet tė mirė dhe kohezion tė bazuar nė
jetėn ekonomike tė saj. Pėrsa i pėrket strukturės sė saj, mund tė
thuhet se ajo tashmė, ėshtė thjeshtuar mjaft. Nė pjesėn mė tė madhe tė
vendit, familja pėrbėhet nga ēifti i tė martuarve me fėmijėt e tyre
beqarė. Vajzat e martuara jetojnė nė familjen e burrit. Djemtė e
martuar, pak kohė pas martese, veēohen nga familja e prindėrve dhe
jetojnė mė vete, por nė shumė raste, djali mė i vogėl mbetet nė
shtėpinė e prindėrve dhe jeton me ta. Kėshtu, mesatarja e frymėve pėr
familje ėshtė 5-6 vetė, por ka fshatra, ku kjo mesatare ėshtė mė e
ulėt. Megjithatė, nė kujtesėn e njerėzve tė moshuar, ruhen raste
familjesh tė mėdha, ku vėllezėrit e martuar e fėmijėt e tyre jetonin sė
bashku. Nė kėto familje kishte detyrimisht njė rregull strikt nė
ndarjen e punėve dhe tė detyrave pėr tė gjithė. Atje ruheshin mė gjatė
edhe doke e zakone tė dikurshme tė jetės familjare, praktika e rite
pagane, etj.
Nė ritet e besimet qė kanė tė bėjnė me ciklin e jetės,
pra me lindjen, martesėn e vdekjen, studjuesit qė janė marrė me to,
kanė mundur tė hetojnė edhe rite tė lashta, tė cilat, sado tė zbehta,
jetojnė aty-kėtu. Kėto janė kryesisht rite pėr tė ndjellė mbarėsi pėr
familjen e ēiftuar e ēiftet e reja, qė tė shtohen e tė kenė sidomos
trashėgimtarė meshkuj. Ndėr zakonet e vdekjes, mund tė shėnojmė se deri
nė Luftėn e Dytė Botėrore, nė disa krahina ruhej vajtimi me “ligje”
(kėngė mortore).
Mjaft rite e besime tė tjera lidhen me data tė
caktuara tė njė kalendari tė vjetėr popullor dhe sipas studjuesve, kanė
tė bėjnė me kulte tė herėshme blegtorale e bujqėsore. Bie fjala, Dita e
verės apo 1 Marsi, shėnohej nga njė pastrim i pėrgjithshėm ritual i
banesave dhe i oborreve dhe mė nė fund, jo vetėm u vihej zjarri
plehrave tė mbledhura gjatė kėtij pastrimi, por nė atė zjarr hidheshin
edhe vetė fshesat e vjetra, pėr tė filluar stinėn e re me fshesat e
reja, pra ėshtė fjala pėr njė rit purifikator, Dikur, nė fshatra, Dita
e verės pritej me shumė gėzim, sidomos nga fėmijėt. Dita e Shėn
Gjergjit (23 Prill), ishte gjithashtu nje festė e shoqėruar me rite e
praktika zbavitėse. Atmosferė gėzimi e hareje nė fshat krijonin edhe
zjarret e mėdhenj, qė ndizeshin nėpėr oborre e nė kryqėzime tė rrugėve
mė 22 Qershor, Ditėn e Shėn Gjonit. Rite shumė interesante shoqėronin
dikur nėpėr malėsi festėn e “buzmit” nė natėn e solsticit tė dimrit.
Shumė
festa tė motmotit lidheshin me javėn bujqėsore e blegtorale, si ishin
pėrfundimi korrjeve, qethja e dhėnve, kthimi i barinjve nga kullotat
verore, etj.

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://interesanti.all-forum.net
Dano
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 2691
Age : 34
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

MesazhTitulli: Re: Kultura tradicionale ne Shqiperi.   Tue Nov 18, 2008 11:36 am

Mite e besime popullore

Njė aspekt me interes i kulturės
popullore shqiptare kanė qenė padyshim, mitet, supersticionet e besimet
fetare. Dihet historikisht, se feja e krishterė filloi tė pėrhapej
ilegalisht nė Iliri, qė nė shekullin e parė tė erės sonė. Ungjillėzimin
e saj e filloi Shėn Pali dhe e pėrfunduan misionarėt latinė. Kjo
shpjegon faktin, se pėrse nė gjuhėn shqipe, terminologjia fetare e
krishterė ėshtė e burimit latin, si nė Veri e nė Jug. Me pėrhapjen e
myslimanizmit, e sidomos nga shek.XVII e kėtej, lindėn disa fenomene tė
veēanta, si kriptokristianizmi nė disa fshatra nė rrethin e Elbasanit
(nė krahinėn e Shpatit), qė vazhdoi deri nė Shpalljen e Pavarėsisė mė
1912. Por nė shek.XIX, edhe nė disa zona tė Shqipėrisė Veriore (psh nė
Lurė), kishte familje tė pėrziera nė pikpamje fetare: disa pjesėrisht
katolikė e disa tė tjerė myslimanė. Nga Lufta e Parė Botėrore ka ardhur
duke u rritur edhe numri i atyre, qė nuk i ndjekin rregullisht
praktikat fetare. Nė kėtė kuadėr historik, nuk ėshtė e vėshtirė tė
kuptohet, se si u bė e mundur qė tė ruhej deri nė shekullin tonė njė
pėrzierje e traditave tė lashta pagane, me elementė tė krishtėrimit e
tė myslimanizmit.
Ndėr mitet mė tė lashta tė ruajtura aty-kėtu deri nė fillim tė shek.XX, ishte sigurisht
kulti
i diellit, i cili ka lidhje me kultin e zjarrit e tė vatrės (sepse vetė
dielli ėshtė burim drite e ngrohtėsie), si edhe me kultet bujqėsore e
blegtorale (sepse jeta e ēdo gjallese nė tokė varet nga dielli). Ruhej
gjithashtu, nderimi pėr disa maja malesh, qė adhuroheshin, si “maja tė
diellit”. Kėshtu, nė data tė caktuara, bėheshin pelegrinazhe nė disa
maja malesh, si Maja e Rumies, Gjalica e Lumės, Ēuka e Tomorrit,
kėndravica, etj. Nė kėto festa ndizeshin zjarre tė mėdhenj nė pritje tė
lindjes sė diellit dhe besohej se ata ia shtonin fuqinė diellit. Le tė
kujtojmė kėtu, se mallkimi mė i fortė qė ndeshim nė epikėn legjendare
pėr kundėrshtarin e heroit, ėshtė: “T’u shkimt hisja e diellit”.

shumė vise shqiptare ka patur gjurmė tė njė “kulti tė gjarpėrit”,
veēanėrisht, pėr gjarpėrin e bollės e shtėpisė qė konsiderohej si njė
hyjni mbrojtėse. Kulti i gjarpėrit ka qenė shumė i njohur edhe tek
Ilirėt e lashtėsisė e sidomos tek dalmatėt. Nė malsitė tona, dikur
mendohej se ēdo shtėpi e kishte gjarpėrin e vet mbrojtės.
Nė epikėn
legjendare flitet edhe pėr figura tė tjera mitologjike mbrojtėse tė
njeriut, si ishin orėt dhe zanat a shtojzovallet. Ora mund tė merrte nė
mrojtje personin, familjen, por edhe gjithė fisin. Zanat ishin gra tė
bukura, por edhe trime e luftėtare. Besohej, se ato banonin nė shpella
mes pyjesh, pushonin nė mrize, pranė burimeve ose nė maja malesh.
Studjuesit e mitologjisė mendojnė, se zana ka lidhje me njė perėndi
ilire tė pyjeve e tė burimeve qė, nė interpretimin romak mori emrin
Diana.
Dragoi pėrfytyrohej si njė qenie e mbinatyrėshme, me fuqi tė
jashtėzakonshme. Bėma e tij kryesore ishte tė lironte ujrat, qė i
kishte zėnė kuēedra. Besohej, se dragojtė luftonin sidomos nė kohė
furtunash tė mėdha, duke pėrdorur topuzat, heshtat, shigjetat, gurėt me
brima, por sidomos parmendat e zgjedhat. Ata mund tė shkulnin edhe
drurė tė mėdhenj e gurė tė malit.
Kuēedra, pėrfytyrohej si njė qenie
mitologjike, qė mishėronte forcat e verbra shkatėrruese tė natyrės.
Thuhej, se ajo ishte si njė gjarpėr i madh me 3, 7, 9 ose 12 koka, qė
mund tė villnin zjarr. Zinte vend pranė burimeve, ndalonte ujin dhe i
linte njerėzit tė vuanin.
Ka pasur padyshim edhe figura tė tjera
interesante nė mitologjinė shqiptare, qė nuk mund tė arrijmė t’i
pėrmendim kėtu, ashtu si ka patur edhe supersticione mbi magjitė, syrin
e keq, parashikimin e sė ardhmes, etj.

[b]Arti fshatar e zejtaritė artistike


Zhvillimi
i artit fshatar dhe i zejtarive artistike nė tre-katėr shekujt e fundit
nė Shqipėri, ka qėnė i lidhur ngushtė me kushtet historike e shoqėrore
tė vendit, si ishin pushtimi i gjatė osman me pasoja tė rėnda nė plan
fetar e kulturor, shtypja kombėtare e shoqėrore e ushtruar gjatė kėtij
sundimi tė huaj, etj. Kėto kushte tė vėshtira penguan lulėzimin e artit
nė shumė fusha, si nė arkitekturėn monumentale, nė skulpturė, etj. dhe
e ndrydhėn pėr njė kohė artin vendas nė sfera mė tė kufizuara si janė
artet minore. Nė pamundėsi pėr tė trajtuar tė gjitha fushat e arteve tė
aplikuara popullore, mė poshtė, po flasim shkurtimisht vetėm pėr disa
prej tyre.
Nė fshatin shqiptar, tradita e punimit dhe e zbukurimit
tė objekteve tė vogla prej druri nga vetė fshatarėt pėr nevoja tė jetės
sė pėrditshme, aty-kėtu, u ruajt e gjallė edhe nė gjysmėn e parė tė
shekkullit XX. Kėshtu, barinjtė zbukuronin krraba e kupacė, furka,
boshte, etj. Ndėrsa tė tjerė, fshatarė mė tė stervitur, punonin shkambe
e karrige me forma tradicionale, si ishin ato tė Dukagjinit, tė Pukės,
tė Mirditės, etj., apo djepa pėr fėmijė, vegla muzikore e sidomos arka
pėr pajė.
Nė disa krahina tė vendit, punimi i drurit kishte arritur tė ngrihej nė zejtari artistike.
Nga
shekujt XIII-XIX, kemi ekzemplarė gdhėndjesh nė dru, qė tėrheqin edhe
sot admirimin tonė, si interiore ndėrtesash kulti, interiore banesash
fshatare e qytetare, etj. Njė nga ekzemplarėt mė tė pėrkryer ėshtė
padyshim ikonostasi i kishės ortodokse tė fshatit Leusė tė Pėrmetit, i
punuar nė fund tė shekullit XVIII. Atje, sfondi vegjetal ėshtė
mbizotėrues, por me degėt e gjethet e shumta, ndėrthuren edhe figura
kafshėsh reale e fantastike, zogj e simbole tė ndryshme kristiane.
Punime
tė shquara nė dru gjenden edhe nė interiore banesash, kryesisht tavane,
dollapė muri. kapakė dritaresh, trapazane, nė qytete si Gjirokastra,
Berati, Elbasani, Shkodra, Prizreni, etj.
Traditėn e punimit tė
argjendit e gjejmė nė lulėzim tė plotė nė shekujt XVII-XVIII. Edhe sot,
ruhen veēanėrisht nė koleksione muzeale, objekte argjendi me mbishkrime
tė datuara e me prejardhje nga qendra tė ndryshme qytetare tė vendit,
si Shkodra, Elbasani, Berati, Voskopoja, etj. Ato janė shumė herė tė
njė cilėsise tė lartė artistike, qofshin kulti, si kryqe, potirė,
kapakė ungjijsh, etj., qofshin objekte laike, si stoli trupi, pajisje
shtėpiake, etj.
Mjeshtrat e talentuar argjendarė tė qyteteve, gjatė
shekujve XVIII-XIX, kanė punuar pėr tė veshur me pafta argjendi njė
numur shumė tė madh pushkėsh tė gjata, koburesh, jataganėsh, vezmesh,
qe konsideroheshin si pajisje tė nevojshme tė ēdo burri, nga tė cilat,
njė numur i mirė ruhet ende nėpėr muzetė e vendit. Madje, ka shumė prej
tyre, qė janė edhe tė lara me ar.
Midis tė gjitha objekteve prej
argjendi tė ekzekutuara me teknika tė ndryshme (me tė rrahur, me tė
derdhur, etj), finesė tė veēantė paraqesin punimet me filigranė, qe
ishin mė fort njė specialitet i mjeshtėrve argjendarė tė qyteteve tė
veriut se sa i atyre tė jugut.
Gratė fshatare nė Shqipėri, prej
shekujsh janė marrė me endjen e pėlhurave tė ndryshme, qė shėrbenin
qoftė si pjesė veshjeje, qoftė si pajisje shtėpiake (dyshekė, peshqirė,
shtroje, mbulesa, piceta duarsh, mėsalla tryeze, etj).
Nė Shqipėri,
pėlhurat e mėndafshta janė punuar e pėrdorur mė shumė se nė vende tė
tjera tė Ballkanit, ndoshta sepse edhe klima e favorizonte rritjen e
krimbit tė mėndafshit, meqenėse nė disa zona ishte mjaft i pėrhapur
mani i bardhė.
Tekstilet e leshta, tė ekzekutuara me njė varg
teknikash tė ndryshme pune, pėrdoreshin gjerėsisht dhe ruanin shumė
karakteristika lokale, qė i bėnin punimet e njė krahine tė dalloheshin
nga ato tė krahinave tė tjera.
Tė tjera punėdore me interes, ishin
thurjet e ndryshme me shtiza, ojat e dantelat e sidomos qendisjet e
shumėllojshme, qė nga qendisjet e thjeshta fshatare deri tek qendisjet
e mahnitėshme e virtuoze, me fije mėndafshi ose ari tė mjeshtrave
qendistarė tė disa qyteteve, dhe mė herėt, edhe pranė manastireve tė
kohės. Midis punėve tė tyre, kemi edhe ekzemplarė tė rrallė, si ėshtė
rasti i Epitafit tė madh tė Glavenicės (pranė Beratit), qė mban datėn
1373, si dhe tė tjera qendisje laike e fetare me interes tė veēantė.

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://interesanti.all-forum.net
Dano
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 2691
Age : 34
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

MesazhTitulli: Re: Kultura tradicionale ne Shqiperi.   Tue Nov 18, 2008 11:37 am

Kostumet tradicionale



Veshjet
popullore, janė pa dyshim njė nga manifestimet mė tė fuqishme tė
kulturės tradicionale. Ato janė trashėguese e transmetuese tė shumė
elementėve, qė vijnė nga lashtėsia dhe nga koha e mesme, por janė
njėkohėsisht edhe shprehje e marrėdhėnieve kulturore me popuj tė tjerė
gjatė shekujve.

Tipet kryesore tė veshjeve popullore shqiptare pėr burra janė:
kostumi me fustanellė, kostumi me kėmishė tė gjatė e dollamė (cibun),
sipėr kostumi me tirq dhe ai me poture (pantallona tė shkurtra deri te
gjuri). Pra, nė Shqipėri, burrat kanė mbajtur si veshjet nė formėn e
njė fundi tė gjerė, ashtu edhe ato nė formė pantallonash, por tė parat
kanė dalė nga pėrdorimi mė herėt se tė tjerat. Pjesėt mė tė zbukuruara
ishin jelekėt dhe xhamadanėt e kostumit festiv. Burrat shqiptarė mbanin
edhe stoli tė ndryshme argjendi, si jastekė gjoksi, sumbulla dekorative
tek jelekėt, unaza, pipa e kuti cigaresh, por mbi tė gjitha, armėt e
brezit e tė krahut, qė ishin gjithnjė tė stolisura pasurisht.

Pėr gra, tipet kryesore tė veshjeve, ishin:
kostumi me xhubletė (njė fund nė formė kėmbane), kostumi mė kėmishė tė
gjatė e xhokė shajaku sipėr, kostumi me dy futa tė vendosura mbi
kėmishėn e gjatė, njėra pėrpara e tjetra prapa dhe kostumi me
mbėshtjellėse (njė fund i hapur, i mbledhur tek beli me rrudha ose
pala).

Nė veshje, ngjyrat e zbukurimet ndryshonin simbas moshės.
Pėr tė vegjėlit e tė rinjtė, kostumi krahinor mund tė ishte mė i
thjeshtė. Ndryshe nga popuj tė tjerė tė Ballkanit, nė Shqipėri, vajza
qė kishte arritur moshėn e martesės, duhet tė vishej thjeshtė e pa
stoli, flokėt t’i mbulonte mirė me njė shami dhe tė mos vishte rrobė tė
kuqe. Kostumi i martesės ishte varianti mė i pasur i veshjes sė
krahinės, si pėr nuset edhe pėr dhėndurėt. Pėr nuset, stolitė metalike
ishin tė pamungueshme, madje, pėrdoreshin edhe me tepri, sepse kėtu, me
sa duket, kishte rendėsi jo vetėm funksioni i tyre estetik, por edhe
funksioni magjik qė u atribuohej. Pėr nuset, rėndėsi tė veēantė kishte
zbukurimi i kokės. Disa vjet pas martese, veshja fillonte tė lehtėsohej
nga zbukurimet.
Tė vdekurit i visheshin, sipas zakonit, ish rrobat
mė tė mira. Nė veshjet popullore, shenjat e zisė ishin tė pakta, gratė
mund tė vishnin praptas ndonjė nga pjesėt mė tė zbukuruara tė kostumit,
psh. xhokėn a pėrparjen.
Studimet e deritanishme, kanė treguar se
pjesėt pėrbėrese tė veshjeve tradicionale, nuk kanė tė gjitha tė
njejtėn moshė. Ka pjesė, qė tė kujtojnė veshjet mesjetare, me ndikime
bizantine e orientale, tė tjera qė vijnė si njė jehonė e kohės antike,
por ka edhe elementė, qė mund tė lidhen me kulturėn ilire. Mund tė
pėrmendim kėshtu analogjitė e verejtura midis linjės popullore dhe
“dalmatikės” ilire, apo midis kapuēave, strukave (shalleve), opingave,
etj. dhe elementeve respektivė, tė pėrdorur nga ilirėt. Falė kėtyre
elementeve tė trashėguar nga kultura ilire dhe ajo e arbėrve tė
mesjetės, gjatė zhvillimit tė tyre historik, veshjet popullore kanė
arritur tė fitojnė njė varg tiparesh origjinale, qė marrin vlerat e njė
treguesi etnik, i cili i dallon veshjet shqiptare nga ato tė popujve tė
tjerė.

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://interesanti.all-forum.net
Dano
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 2691
Age : 34
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

MesazhTitulli: Re: Kultura tradicionale ne Shqiperi.   Tue Nov 18, 2008 11:38 am

Monumente Shqiptare








_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://interesanti.all-forum.net
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Kultura tradicionale ne Shqiperi.   Today at 3:26 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Kultura tradicionale ne Shqiperi.
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
{*_*} InTeReSaNtI {*_*} ShQiP {*_*} :: {*_*} KULTURE {*_*} :: LETERSI-
Kėrce tek:  
Tema Fundit
» DANO KU JE :P
Mon Jun 10, 2013 1:10 pm nga Hapesira

» DANO KU JE :P
Mon Jun 10, 2013 1:09 pm nga Hapesira

» Thenie te mencura!
Wed Feb 13, 2013 2:18 pm nga nida n

» cheap football jerseys cheap hockey jerseys cheap authentic jerseys
Mon Mar 26, 2012 12:29 pm nga af1013

» nhl store cheap authentic jerseys authentic nfl jerseys
Fri Mar 23, 2012 4:13 pm nga af1013

» The amount the woman repays: Nike air jordan manages to lose £2million per twelve months so that you can the girl's extensive directory of exes
Wed Nov 16, 2011 5:29 am nga zhiaiwudi42

» Ohio's message for Obama in 2012
Thu Nov 10, 2011 5:38 am nga sumtwo

» Official: Trustees' Support for Paterno Eroding
Wed Nov 09, 2011 4:50 am nga yidiandiana

» Decertification would put 2011-12 NBA season in serious jeopardy
Fri Nov 04, 2011 11:02 am nga youxieshi

» Dollar hits 3-month high on yen as Tokyo steps in
Mon Oct 31, 2011 12:13 pm nga Swinderman

» Pujols powers Cardinals with three home runs
Tue Oct 25, 2011 5:12 am nga weishinia

» Fighting For Redlands
Fri Oct 21, 2011 5:15 am nga qiheitiann

» Klinsmann looking at long-term changes for US
Wed Oct 12, 2011 1:03 pm nga anylove

» hej ka njeri ketu
Mon Aug 29, 2011 12:05 am nga Hapesira

» Canada From Imitrex Pharmacy 20
Thu Aug 04, 2011 4:59 pm nga Vizitor

» Hplc Caffeine Plasma
Wed Aug 03, 2011 1:28 pm nga Vizitor

» jenny mccarthy hardcore video
Tue Aug 02, 2011 12:35 pm nga Vizitor

» Free Cheap Jerseys Shipping Nfl
Mon Aug 01, 2011 5:56 pm nga Vizitor

» Zolpidem Drugs Other
Sun Jul 31, 2011 6:05 am nga Vizitor

» xhelozia..
Mon Jun 27, 2011 8:50 pm nga tani

» poezi dashurie
Fri Jun 03, 2011 5:36 pm nga tani

» Poezi dashurie italisht!!!!!!
Mon May 30, 2011 5:44 pm nga tani

» Formoni nje fjale me shkronjen e fundit te fjales siper..
Wed Mar 16, 2011 12:59 am nga milan86

» Pytje -Pergjigje
Wed Mar 16, 2011 12:56 am nga milan86

» UNE TE JAP...TI ME JEP...
Wed Mar 16, 2011 12:50 am nga milan86

MENU
Portal
Forum
Kontakto Webmaster
Ndihme
Kembimi Valutor
Parashikimi Motit
Portokalli
SmS Falas
Media
Shqip Tv
Top Channel Tv
Vizion Plus Tv
Filma Shqiptare
Muzike
Sport Ekspres
Rezultatet Live
Shkarko ketu
Programe Falas
Libra_Elektronie
Msn
Mozilla
Yahoo Mesenger
Paketa Adobe
Mirc
Counter Strike
Fjalori Elektronik Shqip
Mp3
Fjalore
Fjalor_Shumegjuhesh
Anglisht_Shqip
Shqip_Gjermanisht
Revista One
Kush ėshtė nė linjė
3 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 3 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 208 mė Sun Feb 13, 2011 3:07 pm
Top posters
shaban cakolli (3712)
 
bukuroshja_dr (3264)
 
Dano (2691)
 
shefe (2005)
 
vl_girl (1575)
 
GOTIKA PRESIDENTJA E DALL (1542)
 
bianka (1499)
 
NeighbouR (1453)
 
patrokli (1423)
 
CocaInE (1329)
 
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 
CalendarCalendar
Social bookmarking
Social bookmarking Digg  Social bookmarking Delicious  Social bookmarking Reddit  Social bookmarking Stumbleupon  Social bookmarking Slashdot  Social bookmarking Furl  Social bookmarking Yahoo  Social bookmarking Google  Social bookmarking Blinklist  Social bookmarking Blogmarks  Social bookmarking Technorati  

Bookmark and share the address of {*_*} InTeReSaNtI {*_*} ShQiP {*_*} on your social bookmarking website