Shqiperia{*InTeReSaNt*}ForumiCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuIdentifikohuShqiperia
Share | 
 

 Problemet shendetesore tek femijet.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Dano
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve: 2691
Age: 31
Location: Atje ku sbie shi!
Name: 0
Points: 17
Registration date: 16/02/2008

MesazhTitulli: Re: Problemet shendetesore tek femijet.   Fri Apr 25, 2008 3:23 pm

KOLAPSI ( SINKOPA )

Ē'ėshtė kolapsi (sinkopa, alivanosja)?
Humbje e shkurtėr e vetėdijes me kohėzgjatje prej disa sekondave ose minutave.

Cili ėshtė shkaku?
Sinkopa ndodh si rezultat i asaj qė truri nuk ka oksigjen tė mjaftueshėm. Shkaku shpeshherė nuk ėshtė i njohur. Mund tė bėhet fjalė pėr njėrėn qė vijon:

Rrėnia e pėrnjėhershme e tensionit tė gjakut mund tė sjellė gjer te sinkopa. Ajo mund tė jetė e provokuar gjatė ngritjes sė shpejtė nė pozitė tė drejtė.
Punė e mundimshme ose loja, posaēėrisht nėse koha ėshtė e nxehtė.
Frymėmarrja e shpejtuar (hiperventilacioni).
Gjatė gjendjes sė stresit dhe brengės i cili mund tė veprojė nė tensionin e gjakut.
Si reaksion i ndaj ndonjė ilaēi.
Kollitje e shprehur, dhembje gjatė urinimit ose lėvizje tė dukshme tė zorrėve.
Zgjatjes ose lakimit tė shpejtė tė kokės mėnjanė.
Rrėnja e sheqerit nė gjak (i shpeshtė te njerėzit me diabet).
Alkohol, marihuanė, kokainė.
Shtypje e qafės (psh. Jaka e ashpėr e ngushtė).
Dhembje e fortė gjatė lėndimeve, frika.
Probleme tė zemrės, probleme me shtypjen e gjakut, sėmundje tė ndryshme.
Kush mund ta fitojė sinkopėn?

Sinkopa mund tė ndodhė nė cilėn do moshė, por alivanosja pėrshkak tė rrėnjes sė menjėherėshme tė tensionit sė gjakut ėshtė mė e shpeshtė te personat mė tė moshuar.
Te fėmijėt problemi mė sė shpeshti tejkalohet me rritjen.
Cilat janė simptomet?
Para se ,,tė alivanoset” fėmija ndien dobėsim ose dridhje, zbehet dhe mund tė ankohet nė ndjenjė tė nxehtėsisė, dhembje nė bark ose ērregullime nė tė pamurit.

Ēfarė nėse fėmija ndjen se do tė alivanoset?

Ndjenja e alivanosjes ose ,,dridhjes” mund tė jetė shenjė se fėmija i juaj do tė alivanoset.
Nė situatė tė kėtillė shtrijeni nė tokė. Nėse nuk mund tė shtrihet, uleni dhe le tė lakohet nga para, le ta vendosi kokėn mes duarve.
Ajroseni dhomėn. Fėmija duhet tė rrijė ose tė ulet, derisa nuk ndjehet mė mirė, le tė drejtohet gradualisht.
A mundet tė prevenohet kolapsi?

Nėse fėmija juaj ndjen se po alivanoset, uleni ose shtrijeni menjėherė.
Nėse ėshtė alivanosur edhe mė parė, mėsojeni qė ti shmangi situatat tė cilat sjellin deri te sinkopa. Le t'i shmangė ngritjet e menjėhershme. Mė parė le tė lėvizė dhe le t'i lėvizė kėmbėt e pastaj ngadalė le tė drejtohet.
Kur ta thėrrisni mjekun?

Thėrrisni mjekun nėse mendoni se fėmija juaj ėshtė alivanosur si rezultat i reakcionit tė barėrave, problemeve tė zemrės, diabetit.
Thėrrisni mjekun nėse para se tė alivanoset ėshtė ankuar nė rrahje jo tė rregullta tė zemrės, dhembje tė gjoksit frymėmarrje tė shkurtuara, alivanosje e menjėhershme pa paralajmėrime, ērregullim nė tė pamurit, marrjemendja ose vėshtirėsi nė tė folurit.
Nėse ėshtė alivanosur pas lėndimit.
Thėrrisni mjekun nėse fėmija juaj kolabon mė tepėr se njė herė nė muaj.
Nėse edhe anėtarė tė tjerė tė familjes kanė patur histori tė kolapsit dhe vdekje tė papritur.
Ku tė paraqiteni pėr ndihmė?

Pedijatri i Juaj
Klinika pėr Sėmundje tė fėmijėve, Ambulanca e Pėrgjithshme
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://interesanti.all-forum.net
Dano
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve: 2691
Age: 31
Location: Atje ku sbie shi!
Name: 0
Points: 17
Registration date: 16/02/2008

MesazhTitulli: Re: Problemet shendetesore tek femijet.   Fri Apr 25, 2008 3:25 pm

CIRKUMCIZIONI ( SYNETI)

Ē'ėshtė cirkumcizioni?
Nėn cirkumcizion nėnkuptojmė ndėrhyrje kirurgjike me tė cilėn hiqet lafsha qė e mbulon maj ė n e penisit.

Pse bėhet cirkumcizioni?
Shumica e shoqatave tė pediatėrve duke e pėrfshirė edhe Akademinė Amerikane pėr Pediatri nuk e rekomandojnė cirkumcizionin si rutinė. Rekomandimi i tyre ėshtė qė vendimin pėr cirkumcizion ta sjellin prindėrit. Shkaqet qė vijojnė mund tė ndikojnė nė vendimin pėr cirkumcizion:

Shkaqe religjioze: nė disa religjione cirkumcizioni praktikohet si ritual. Pėr shembull hebrejėt, muslimanėt.
Shkaqe sociale: disa prindėr frikėsohen se do tallen me djalin e tyre nėse nuk ėshtė i cirkumcizuar.
Shkaqet kulturore: nė pėrgjithėsi cirkumcizioni ėshtė pranuar nė shumicėn e shteteve perendimore. Disa prindėr vendosen pėr cirkumcizion pasi qė meshkujt tjerė nė familje janė tė cirkumcizuar .
Shkaqe mjekėsore: disa prindėr dhe mjekė besojnė se cirkumcizioni ėshtė i dobishėm nė aspektin mjekėsor.
Cila ėshtė dobia?
Citohen dobitė potenciale qė vijojnė:

Rrezik mė tė vogėl pėr infeksion tė kanaleve urinare.
Rrezik mė tė vogėl pėr llojin e rrallė tė kancerit tė penisit.
Rrezik diēka mė tė vogėl pėr fitimin e sėmundjeve seksuale ngjitėse.
Mė lehtė mbahet higjiena e pensit.
Cilat janė rreziqet?
Pėr shkak tė kėtyre shkaqeve prindėrit nuk vendosen pėr cirkumcizionin e fėmijės sė tyre:

Cilado qoftė ndėrhyrje kirurgjike duke e pėrfshirė edhe cirkumcizionin ėshtė e lidhur me rrezik, edhe pse i vogėl. Mund tė shfaqet gjakosje, infeksion, shėrim i keq i plagės ose lafsha mund tė pritet mė shumė ose mė pak.
Pas intervenimit kirurgjik, ėshtė e mundshme qė maja e penisit tė jetė e ekspozuar mė shumė nė iritim. Kjo mund tė shkaktojė probleme nė urinim dhe eventualisht nevojė pėr intervenim tė ri kirurgjik.
Disa prindėr besojnė se me cirkumcizionin ndryshohet gjendja natyrore e trupit tė fėmijės dhe mendojnė qė ėshtė mė mirė pėr kėtė tė vendos vetė fėmija kur tė rritet.
A dhemb cirkumcizioni?
Nėse jepet anestetik nuk ėshtė me dhembje. Te i porsalinduri jepet anestezi e pėrgjithshme dhe lokale te penisi.

Si bėhet cirkumcizioni?

Ndėrhyrja kirurgjike zakonisht bėhet ditėt e para pas lindjes (tek hebrejėt).
Fėmija duhet tė jetė i shėndoshė. Vetė ndėrhyrja zgjat 15 minuta.
Paraprakisht prindėrit duhet tė nėnshkruajnė se pajtohen me kėtė.
Fėmija zhvishet. Fiksohen duart dhe kėmbėt qė tė mos lėvizė.
Me dezinfektues pastrohet penisi. Pėrdoret anestetik lokal pėr anestezi. Me gjilpėrė jepet anestetiku i cili e bllokon dhembjen gjatė operacionit. Shpesh, jepen edhe medikamente plotėsuese nga goja.
Lafsha pritet me klempė.
Pas operacionit, penisi mund tė jetė i skuqur dhe me dhembje. Bandazhohet.
Pėr instrukcionet e mėtutjeshme rreth kujdesit pas ndėrhyrjes kirurgjike ndiqni instrukcionet e mjekut. Normalisht ekziston gjakosje dy ditėt e para.
Kur nuk duhet bėrė cirkumcizioni?
Te fėmijė me hipospadi-anomali te e cila urina nuk del nga maja e penisit, lafsha duhet tė rruhet, ndoshta do tė nevojitet pėr intervencė kirurgjike tė mėvonshme me tė cilėn do tė sigurohet pamje normale e penisit.
Cirkumcizioni nuk duhet bėrė te foshnjė e lindur para kohe, ose nėse ekziston histori familjare pėr probleme me gjakosje (p.sh. hemofili).
Cirkumcizion nuk duhet bėrė nėse mjeku ose ai qė e bėn nuk ka eksperiencė tė duhur.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://interesanti.all-forum.net
Dano
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve: 2691
Age: 31
Location: Atje ku sbie shi!
Name: 0
Points: 17
Registration date: 16/02/2008

MesazhTitulli: Re: Problemet shendetesore tek femijet.   Fri Apr 25, 2008 3:25 pm

:) mesimi nr 1: Sapo te lind foshnja mos pyetni per gjinine por sa dhembe ka ;)



THITHJA E GISHTIT


Thithja e gishtave ėshtė njė gjė normale nėse bėhet fjalė pėr foshnjė. Shumica e fėmijėve e humbin kėtė shprehi diku mes vitit tė 2-4. Deri nė shtatė vjet zakonisht nuk ka efekte negative tė pėrhershme te dhėmbėt, pasi qė bėhet fjalė pėr dhėmbėt e parė, tė qumėshtit, tė cilėt sidoqoftė do tė ndėrrohen. Nėse thithja vazhdon edhe pas vitit tė shtatė, pasi do dalin dhėmbėt e pėrhershėm, do tė shfaqen probleme me dhėmbėt.

Problemet qė shfaqen me thithjen e gishtave?
Lėkura e gishtit qė thithet, nėn ndikimin e pėshtymės, mund tė lėndohet dhe tė jetė derė e hapur pėr infektime. Duke i prekur sendet e ndryshme e pastaj duke e futur gishtin nė gojė mund tė futen mikroorganizma tė ndryshėm, disa prej tyre tė aftė tė shkaktojnė sėmundje. Thithja e tepėrt e gishtit tė madh mund tė sjell deri te deformimi i qiellzės dhe i dhėmbėve, duke e ndryshuar nivelin e dhėmbėve (kafshimin). Qiellėza bėhet e lartė, kafshimi i parregullt, pasi qė dhėmbėt e sipėrm dalin pėrpara dhe jashtė. Te disa fėmijė formulimi i disa tingujve ėshtė i ērregulluar.

Si t'u ndihmoni fėmijėve qė tė ndėrpresin me thithjen?
Nė varėsi nga mosha, mund tė provoni diēka nga kjo qė vijon:

Shpėrblejeni fėmijėn – p.sh. I blini dhuratė qė mendoni se e pėlqen, qė ta pėrmbani vendimin e tij qė tė ndėrpres me kėtė shprehi.
Pėrparimin e tij e regjistroni nė kalendar – p.sh. shėnoni njė yll pėr njė periudhė tė caktuar kur fėmija nuk e thith gishtin. Bliini njė lodėr apo diēka tjetėr pėr periudhėn kur ai me sukses e ka mbiluftuar shprehinė.
I vendosni njė fashė (flaster) te gishti i madh – p.sh. gjatė natės qė ta rikujtoni qė mos ta thith gishtin.
I blini njė dorezė speciale – qė ta mbrojė kur nuk do tė mund ta ngadhnjej nevojėn pėr thithje. Doreza duhet tė jetė e bėrė ashtu qė tė mos mundet vetė ta nxjerr.
Thonjtė mund t'ia lyeni me njė ngjyrė speciale me erė tė vrazhdė, qė pėr kėto qėllime shitet nė barnatore. Tek ne ėshtė traditė tė lyhet gishti me diēka djegėse. Kjo sjell rrezik pasi mund ta prekė syrin.
Sa shpesh ta shpėrbleni fėmijėn?
Fėmijėt mė tė vegjėl kanė nevojė pėr shpėrblime mė tė shpeshta. Fėmijėn prej 5-6 vjet duhet ta shpėrbleni qysh prej natės sė parė. Mė tutje mund ta zgjasni periudhėn, prej njė nate nė njė javė, e pastaj nė njė muaj, kur nuk e ka thithur gishtin.

Mė shpesh nevojiten disa pėrpjekje
Fėmijėt shumė lehtė mund t'i kthehen shprehisė sė vjetėr dhe shpesh nevojiten disa pėrpjekje qė krejtėsisht ta shmangin shprehinė. Prindėrit duhet tė kenė durim, ditėt e para pa thithje, nė fakt janė ditėt mė tė vėshtira.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://interesanti.all-forum.net
Dano
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve: 2691
Age: 31
Location: Atje ku sbie shi!
Name: 0
Points: 17
Registration date: 16/02/2008

MesazhTitulli: Re: Problemet shendetesore tek femijet.   Fri Apr 25, 2008 3:28 pm

TRASHESIA TEK FEMIJET


Ē'nėnkuptohet me “fėmijė tė trashė”?
Trashėsia p'rkufiyohet si prezencė e tepėrt e dhjamit. Fėmija i trashė ka mė shumė ind dhjamor, sesa qė pėrputhen pėr moshėn.

Cilat janė shkaqet?

Trashėsia shpesh ėshtė karakteristikė familjare. Prindėrit e trashė ėshtė e mundshme tė kenė fėmijė tė trashė. Kjo ėshtė rezultat i kombinimit tė faktorėve tė trashėgimisė dhe mėnyrės jo tė shėnd et shė m tė ushqimit dhe tė jetesės, me mungesė tė aktivitetit fizik.
Ndonjėherė trashėsia ėshtė e shkaktuar nga shkaqe mjekėsore (sėmundje) ose si rezultat i ndikimit tė disa barėrave.
Ēfarė problemesh mund tė shkaktojė trashėsia?

Trashėsia mund tė sjell deri te astma dhe deri nė apne nė gjumė.
Mund tė sjell deri nė sėmundje tė zemrės, sėmundje tė sheqerit, tension tė lartė, pikė nė tru dhe kancer.
Fėmijėt e trashė mund tė jenė tė pėrqeshur dhe tė larguar nga shoqėria.
Fėmijėt e trashė janė me rrezik mė tė madh pėr depresion.
Si tė caktohet a ėshtė fėmija i trashė?
Nė bazė tė matjes sė lartėsisė dhe peshės dhe krahasimin me vlerat qė janė tė dhėna si normale pėr atė moshė. Nėse rritja nė peshė ėshtė mbi mesataren, mjeku do tė mundohet ta zbulojė pse ėshtė ashtu.

Si tė trajtohet?
Duhet tė ndryshohet mėnyra e tė ushqyerit, aktiviteti fizik dhe stili i jetesės. Shpėrblejeni fėmijėn tuaj, edhe pėr suksesin mė tė vogėl.

Dietė pėr dobėsim?
Mos e nėnshtroni fėmijėn nė dietė restriktive, i ndihmoni qė ta zėvendėsojė ushqimin e jo tė shėnd et shė m me ushqim tė shėndeshtėm. Dietat zgjasin pak, ndėrsa efektet janė prezente vetėm derisa zgjat dieta. Ushqimi i shėndoshė duhet tė jetė qėllim i qėndrueshėm. Pėrmbahuni rekomandimeve qė vijojnė:

Mėsojeni fėmijėn tuaj ta pėrtypė ushqimin ngadalė dhe tė kėnaqet duke ngrėnė.
Dreka le tė jetė ndodhi e bukur pėr familjen, pa TV, radio dhe ngjashėm.
Mos e detyroni fėmijėn ta zbraz pjatėn deri nė fund.
Siguroni qė ushqimet tė jenė tė rregullta.
Mos mbani ushqim tepricė nė tavolinė. E servirni ushqimin nė pjatėn e tij. Porcioni duhet tė jetė pėrafėrsisht, sa ėshtė madhėsia e shuplakės sė dorės.
Pėrgatitni ushqim tė shėndetshėm, i cili ka vlerė tė madhė nutritive por mė pak kalori.
Largoni ushqim tė yndyrshėm, vaj dhe ėmbėlsira.
M ė njanoni pijet e gazuara, lėngjet e pemėve dhe qumėshtin me ēokollatė. Kėt o pij e kanė shumė kalori. Mė i mirė pėr ta shuar etjen ėshtė uji.
Nėse fėmija juaj ėshtė mė i madh se 2 vjet, pėrdorni qumėsht tė cilit i ėshtė he q ur kajmaku ose qumėsht pa yndyrė.
Kufizojeni sasinė e ushqimit me shumė kalori dhe e rruani mė larg nga sytė e fėmijės.
Mos i blini fėmijės ēips etj.
Mos e shfytėzoni ushqimin si mjet pėr dėnim apo pėr shpėrblim.
U sqaroni te kopshti se mundoheni tė futni mėnyrė tė shėndoshė tė tė ushqyerit, qė t' i pėrmbahen edhe ata.
Asnjėherė mos filloni asnjė dietė pėr dobėsim pa konsult im paraprak me mjekun tuaj ose dietetikun.
Aktiviteti fizik
Kėnaquni nė aktivitetin fizik sė bashku me fėmijėn tuaj. Ushtrimet e pėrmi rė sojnė koordinimin dhe i mundėsojnė fėmijės mė mirė ta shpreh ė veten:

Praktikoni ecje, not, vozitje biēikletė dhe vrapim. Fokusohuni mė shumė tė kėnaqeni dhe tė ndjeheni mė tė fortė, e jo te humbja e peshės.
Nė vend tė ashensorit, shfrytėzoni shkallėt.
Kur keni mundėsi, shkoni nė kėmbė nė vend qė tė shkoni me veturė.
Mjekėt rekomandojnė minimum 30 min aktivitet fizik nė ditė.
Stili i jetesės

Kufizojeni kohėn tė cilėn e kalon para televizorit dhe kompjutrit. E inkurajoni fėmijėn tė bėjė diēka mė aktive, siē ėshtė loja dhe tė ndihmojė nė shtėpi.
Hani nė tavolinė, jo para televizorit.
Kufizojeni kohėn qė e kalon me video lojat.
I largoni temat pėr peshėn. Fokusohuni mė shumė nė atė se trashėsia mund tė sjell deri nė probleme shėndetėsore.
Mos lejoni pėrqeshje, e as emra fyes tė lishura me trashėsinė.
Tek fėmijėt e trashė rrezik u ėshtė mė i madh qė tė zhvillojnė depresion. U ndihmoni tė gjejnė aktivitete nė tė cilat kėnaqen dhe nė tė cilat do tė jenė tė suksesshėm.
Mėsojeni fėmijėn tuaj si tė ballafaqohet me stresin. Disa fėmijė kėrkojnė strehim te ushqimi qė t'ia lehtėsojnė vehtes.
Kėta ndryshime mund tė jenė tė rėnda pėr fėmijėn. Nėse nuk i pranon mos ia impononi me forcė. Veproni pozitivisht, inkurajoeni dhe i jepni pėrkrahje pėr gjithēka. Gjithēka ėshtė mė lehtė nėse merr pjesė e gjithė familja.
A do tė thotė fėmijė i trashė i rritur i trashė?
Me ndryshimin e ushqimit, aktivitetit fizik dhe stilit tė jetesės, pjesa mė e madhe e fėmijėve dobėsohen. Gjatė rritjes nė lartėsi, pjesė e vogėl do ta kalojnė trashėsinė e tyre. Njė pjesė mbeten tė trashė deri nė adoleshencė edhe si tė rritur. Fėmijėt e trashė kanė rrezik mė tė madh tė jenė tė trashė edhe si tė rritur.

A mund tė parandalohet trashėsia?
Parandalimi mė i mirė ėshtė instalimi i shpehive tė shėndosha para se tė vijė deri te trashėsia, nė ē'rol kyē luajnė prindėrit. Ata e krijojnė stilin e familjes, i cili duhet tė jetė aktiv, me shumė shėtitje dhe aktivitet fizik, ndėrsa me mė pak televizion dhe aktivitete me tė ndenjur ulur. Prindėrit e krijojnė ushqimin nė familje, me mė pak ushqim kalorik, xhank ushqim. A duhet fėmijėt tė mėsohen ta ēmojnė trupin e tyre dhe shėndetin e tyre.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://interesanti.all-forum.net
Dano
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve: 2691
Age: 31
Location: Atje ku sbie shi!
Name: 0
Points: 17
Registration date: 16/02/2008

MesazhTitulli: Re: Problemet shendetesore tek femijet.   Fri Apr 25, 2008 3:29 pm

HELMIME NE SHTEPI-KRYESORE ESHTE PREVENTIMI

Detyra e prindėrve ėshtė qė ta mundėsojnė sigurinė e fėmijėve tė tyre. Mes tė tjerave, kjo nėnkupton shtėpi nė tė cilėn helmet do tė jenė larg fėmijėve.

Si mund tė helmohet fėmija im?
Helmimi mund tė ndodh pothuajse se, me ēdo substancė. Helmimi shkaktohet nėse substancat toksike gėlltiten, inhalohen apo nėse vjen deri te kontakti direkt me ta (pėrmes lėkurės, syrit). Edhe substancat jotoksike, nėse merren nė sasi tė gabuar mund tė shkaktojnė helmim.

Cilat janė helmimet mė tė shpeshta tek fėmijėt?
Helmimet mė tė shpeshta nė rrethin tonė janė:

Helmimi me alkool dhe helmimet me medikamente tė ndryshme, si aspirina, antibiotikėt e ndryshėm, vitaminat, barėrat pėr kontracepsion, barėrat dietale dhe suplementet.
Preparatet e ndryshme tė cilat zakonisht ruhen nė banjo gjithashtu mund tė jenė tė rrezikshme siē janė sprejet, parfumet, kolonja, llaku pėr flokė dhe preparatet pėr pastrimin e gojės.
Gjithashtu helmim mund tė shkaktojnė dhe preparate tė ndryshme qė pėrdoren pėr pastrimin e shtėpisė: detergjentet, preparatet pėr zbardhje, pėr shkėlqim, hollues dhe preparate qė pėrmbajnė baza dhe acide (p.sh. acid klorhidrik, preparatet pėr pastrimin e nevojtores etj.), si dhe preparatet qė pėrdoren pėr kafshėt shtėpiake.
Disa preparate qė zakonisht ruhen nė garazh dhe bodrum, gjithashtu mund tė jenė potencialisht tė rrezikshme. Kėtu marrin pjesė insekticide tė ndryshme, kerozina, terpentina, bojėrat, ngjitėset dhe antifrizėt.
Preparate qė pėrdoren nė mirėmbajtjen e kopshtit: plehėra tė ndryshme ushqyes, pesticide, herbicide si dhe disa bimė nė oborr.
Duhet patur kujdes qė fėmijėt tė mos fusin nė gojė gjethe tė ndryshme apo fryte tė bimėve me tė cilat e zbukuroni kopshtin. Para se tė pėrdorni pesticide ose plehėra, i hiqni lodrat e fėmijės nga obori. Fėmija mund tė dalė nė oborr pasi tė thahet bari.
Kur tė fillohet me masat e preventimit tė helmi mit?
Asnjėherė nuk ėshtė herėt qė prindėrit tė fillojnė tė ndikojnė nė kėtė drejtim. Edhe kur fėmija ėshtė shumė i vogėl, nė moshėn e foshnjėrisė, janė prezente rreziqe reale dhe ėshtė e nevojshme tė identifikohen pikat potenciale ku mund tė gjenden substancat helmuese. Zakonisht kėto janė disa vende, siē ėshtė kuzhina, banjoja, qilari, garazhi ose bodrumi, ku shpesh ruhen preparate tė ndryshme potencialisht tė rrezikshme. Prindėrit duhet tė mendojnė, a ekziston eventualisht edhe ndonjė vend tjetėr nė shtėpi, qė e kanė lėshuar. Duhet ditur qė nė substancat potencialisht tė rrezikshme numėrohen edhe disa preparate, nė shikim tė parė krejtsisht naive, siē ėshtė kolonja ose preparatet tjera kozmetike.

Cilat masa preventive duhet tė ndėrmerren?

Hapi i parė duhet tė jetė eliminimi i tė gjitha materieve kimike pa tė cilat mundeni. Ajo qė do tė mbetet duhet tė hiqen anėsh dhe tė mbyllen nė njė vitrinė dhe ēelsi tė vendoset nė ndonjė vend ku nuk mund tė arrijė fėmija. Vėmendje tė posaēme duhet t'i kushtoni asaj se si ruhen barėrat nė barnatoren e shtėpisė.
E rėndėsishme ėshtė qė edhe medikamentet edhe materiet kimike tė ruhen nė pakot e tyre origjinale, qė nė rast nevoje (p.sh. nėse fėmija i gėlltit) e mundėson identifikimin e shpejtė tė helmit. Jo rrallė ndodh, fėmijėt tė gėlltisin materie tė ndryshme kimike duke menduar se ėshtė pije, pasi qė janė ruajtur nė shishe tė ngjashme.
Pėr raste tė tilla duhet tė ruani shurup nga ipekakuana, preparat qė shkakton vjellje dhe ndihmon qė helmi tė hidhet jashtė mė shpejt. Megjithatė nuk duhet tė pėrdoret pa konsultim tė mjekut/ndihmės sė parė. Duhet tė vlerėsohet qė vjellja nuk do tė shkaktojė mė shumė dėm se sa dobi. Kėshtu qė, nėse substanca e gėlltitur ėshtė tretje acidi apo baze, vjellja mund tė shkaktojė djegie tė fytit. Nėse bėhet fjalė pėr tretje tė yndyrshme, gjatė vjelljes njė pjesė e sasisė sė vjellur mund tė aspirohet nė mushkėritė dhe kjo tė shkaktojė inflamacion, i cili mė tutje shėrohet rėndė. Nė situatė kur ėshtė rrezik tė shkaktohet vjellje, shfrytėzohen metoda tė tjera, siē ėshtė larja e barkut.
Ēfarė tė bėj nėse mendoj se fėmija im ėshtė helmuar?
Nėse fėmija juaj vjell, nėse ėshtė i pėrgjumur, nėse ka substancė tė derdhur nėpėr teshat apo pėrreth gojės, nėse ka djegie nėpėr lėkurė ose erė tė ēuditshme gjatė frymėmarrjes ndoshta ėshtė i helmuar. Pėr mė shumė informata, kontaktoni me qendrėn lokale ose flisni me mjekun tuaj. Pėrgatituni tė jepni informata nga etiketa dhe informata pėr fėmijėn tuaj. Nėse shkoni te mjeku merreni me vete produktin pėr tė cilin dyshoni se e ka shkaktuar helmimin. Numrin e telefonit tė ndihmės sė shpejtė/mjekut tuaj/spitalit mė tė afėrm/qendrės lokale pėr helmime, nėse ekziston e tillė, duhet ta vendosni nė vend tė dukshėm afėr telefonit.

Ku tė drejtoheni pėr ndihmė?

Mjeku juaj
Klinika e Pediatrisė - Reparti i Toksikologjisė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://interesanti.all-forum.net
Dano
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve: 2691
Age: 31
Location: Atje ku sbie shi!
Name: 0
Points: 17
Registration date: 16/02/2008

MesazhTitulli: Re: Problemet shendetesore tek femijet.   Fri Apr 25, 2008 3:32 pm

UDHEZIME PER NENAT E REJA

Ē'duhet tė dinė nėnat e reja?
Tė kujdeseni pėr foshnjėn tuaj ėshtė obligim shqetėsues dhe pėrgjegjės. Por, mos u shqetėsoni. Mė kryesore ėshtė tė jeni tė qetė dhe t'i ndiqni shenjat qė do t'ua japė bebja juaj, qė t'ju tregojė se ka nevojė pėr ju. Nė qoftė se nuk jeni tė sigurtė pėr diēka ose keni ndonjė pyetje rreth kujdesit pėr fėmijėn tuaj, lirisht drejtohuni te pediatri juaj. Asnjė pyetje nuk ėshtė e tepėrt. Shėndeti dhe mirėqenia e bebes tuaj ėshtė nė vend tė parė.

Kur tė thėrras mjek?
Patjetėr thėrriteni pediatrin nėse vėreni: temperaturė tė lartė mbi 37.6 C e matur nėn sqetull mjek (matni disa herė – mund tė jetė mė shumė i veshur ose temperatura e jashtme tė jetė mė e lartė), ndryshim nė sjellje (qan pa ndėrprerė, rėndė qetėsohet, nuk mund ta zgjoni), nėse nuk pi, nėse urinon pak (normalisht pelenat duhet tė jenė tė lagura gjatė ēdo ndėrrimi tė pelenave – 6 herė gjatė ditės), nėse vėreni mė shumė se 4 jashtėqitje si ujė gjatė 8 orėve, nėse nga sytė tajitet sekret i dendur dhe i verdhė, nėse shfaqet skuqen dhe nėse ka tė ėnjtur rreth kėrthizės, nėse paraqitet e verdhėza, nėse kollitet, nėse ka ndryshim nė ngjyrėn e lėkurės ose nėse thjesht ju duket se bebja “nuk duket mirė”.

Mėsoni t'i kuptoni sinjalet qė ua dėrgon bebeja juaj
Tė gjitha bebet kanė shumė mėnyra tė ndryshme me tė cilėt ua bėjnė me dije se ēfarė u nevojitet. Secila bebe e ka gjuhėn e saj speciale “gjuhėn e bebeve”, e cila dallon nga cilado tjetėr. Duke u kujdesur pėr beben tuaj, ju do tė mėsoni t'i identifikoni shenjat e saj. Kur bebeja juaj do tė luaj ose do tė jetė me ju, ato janė shenja qė ju thėrrasin tė afroheni. Kur ka nevojė pėr pauzė ose pushim, ajo dėrgon sinjale me tė cilat ju udhėzon se duhet ta lini. Nėse nuk i njihni dhe nuk i kėnaqni kėto sinjale, mė shpesh fėmija reagon me tė qarė. Ndiqeni shprehjen e fytyrės dhe sjelljen e fėmijės dhe do t'i kuptoni sinjalet!

Fakte qė duhet t'i dini
Duhet tė keni disa njohuri tė pėrgjithshme pėr bebet.

Bebet mė mirė shohin fytyra/objekte nė largėsi prej 20-30 cm. Ata mund ta dallojnė tė bardhėn nga e zeza dhe fytyrat e njerėzve.
Bebet duan tė ndėgjojnė zėra, por mė sė shumti e duan zėrin e nėnės/tė familjarėve. Ata e kthejnė kokėn kah vendi prej nga vjen zėri.
Shumica e bebeve duan qė t'i merrni nė pėrqafim, t'i mbani nė duar ose t'i mbėshtetni te qafa. Kėshtu ndjehen mė mirė dhe ndjehen mė tė sigurtė.
Gjatė javėve tė para tė jetės bebet nė mėnyrė refleksive qeshin. Diku nga 3-4 javė, bebja juaj ju qesh si pėrgjigje ndaj tė folurit tuaj dhe kujdesit tuaj.
Bebet normalisht i lėvizin duart dhe kėmbėt, ndonjėherė rrinė tė shtrirė qetė ose dridhen.
Cikluse tė ditės

Gjatė 24 orėve bebet kalojnė nėpėr disa cikluse/periudha, tė cilat ndėrrohen nė mes veti: periudha nė tė cilat flejnė e pastaj periudha nė tė cilat janė tė zgjuara.

Gjum i qetė. Gjatė kėsaj periudhe bebja e juaj rri e shtrirė qetė, megjithatė kohė pas kohe mund tė shqetėsohet dhe tė dridhet. Mund tė jenė prezente lėvizje tė thithjes. Nė kėtė periudhė ėshtė shumė rėndė ta zgjoni, kjo nuk ėshtė kohė e mirė ta ushqeni ose t'i drejtoheni.
Gjum aktiv. Nė kėtė gjendje mund tė vėreni se bėn lėvizje me trupin dhe fytyrėn, lėvizje tė thithjes dhe tė tė qeshurit, ndėrsa kapakėt e syve kohė pas kohe pėrpėliten. Nė kėtė gjendje, bebeja juaj mund tė zgjohet lehtė.
Pėrgjumėsi. Nė kėtė gjendje pėrgjumėsie bebeja juaj ėshtė pak e hutuar dhe bėn lėvizje tė ngadalshme (hiqet). Mezi i ngre kapėt e syve. Kjo ėshtė gjendja qė i paraprin zgjuarjes. Pritni qė tė shihni a do tė flejė ende ose do tė zgjohet. Qė ta zgjoni nė kėtė periudhė i jepni tė shohė diēka, tė ndėgjojė ose tė pijė gji.
Zgjuarsia. Nė gjendje tė zgjuar bebeja juaj bėn lėvizje tė ndryshme. Sytė e saj janė tė hapura, ndėrsa shikimi i kthjellėt. Lehtė fokusohet nė fytyrė, zė ose lėvizje tė objekteve dhe ėshtė i pėrgatitur tė jetė me ju. Mundohuni t'i flisni qetė, i jepni tė shohė diēka, tė ndėgjojė, tė pijė gji. Ēelsi i suksesit ėshtė tė mos bėhet asgjė me forcė, por gradualisht, hap pas hapi.
Zgjuarsi aktive. Nė kėtė gjendje, aktiviteti i fėmijės tuaj ėshtė mė i madh (bėn lėvizje tė ndryshme, proteston). Kohė ėshtė tė mundoheni t'i jepni gji.
Tė qarėt
Kur qan bebja bėn grimasa dhe lėvizje tė shumta tė trupit. Me tė qarėt bebja tregon se e ka mjaft nga ajo qė ia bėni dhe se duhet tė ndėrpritni ose tė provoni me diēka tjetėr. Prindėrit duhet tė mėsojnė ta kuptojnė tė qarėn. E qara ėshtė gjuha e bebes.

E gatshme pėr lojė
Shenjat qė vijojnė tregojnė se bebja juaj ėshtė gati pėr lojė: ndėrpret me lėvizjet, ju ngacmon – sheh nė fytyrėn tyaj, ju afrohet, i kthen sytė kah ju, ju qesh, kėrkon ushqim, zvarritet, gugat, kokėn e ka tė ngritur, fytyra ėshtė e qartė. Kur do t'i vėreni kėta shenja ėshtė koha t'i flisni, ta shėtisni, ta ushqeni ose tė luani.

Koha ėshtė ta ktheni barkas
Bebet duhet tė flejnė nė shpinė. Megjithatė periudha tė shkurta duhet t'i kalojnė tė shtrirė nė bark. Kjo ndikon mirė pėr muskujt e qafės dhe e stimulon zvarritjen.

Shenja qė tregojnė se bebeja do ta leni tė qetė (i flihet)
E kthen kokėn anėsh, qan, shpinėn e lakon, e zė gjumi, shtyhet anėsh, i kthen sytė nga ana tjetėr, e mbledh ballin, kapakėt e syve i bienė, bėn grimasa etj. Duhet tė ndėrpritni me atė qė e keni bėrė gjer atėherė (pirje gji, luajtje, mbajtje nė dorė). Ndonjėherė beben vetė do ta zėrė gjumi ose vetėm me njė pauzė tė vogėl.

Shenja qė tregojnė se do tė pi gji
Kapakėt e syve i lėviz shpejt, bėn lėvizje tė thithjes me gojėn dhe me gjuhėn, i vė duart nė gojė, bėn lėvizje me trupin, lėshon zėra tė caktuara. Duhet tė keni kujdes nė kėto shenja, e jo ashpėr tė lėvizni me orėn, qė ta ushqeni fėmijėn. Mos e zgjoni nga gjumi i thellė qė t'i jepni gji, kjo mund tė jetė frustruese edhe pėr beben edhe pėr ju.

Si ta qetėsoni kur ėshtė e shqetėsuar
Kur bebja juaj ėshtė e shqetėsuar, mund ta ndihmoni me disa aktivitete, qė zakonisht e qetėsojnė.

Ia tregoni fytyrėn tuaj qė tė sigurohet se jeni aty, e luhatni, vendoseni nė krevatin e tij, i flisni me zė tė qetė, e merrni nė duar, i kėndoni ose i gugatni, ia ndėrroni pelenat qė tė jetė tė thata dhe tė ndjehet konfort, pėrkėdheleni te koka, kėmba ose shpina, i ofroni tė pijė.
Ndonjėherė bebeja do tė qetėsohet vetė pa asnjėfarė ndihme. Atė e bėn ashtu qė i thith gishtat ose tėrė shuplakėn, i afron duart kah goja, e ndėrron pozitėn e shtrirjes, kėrkon tė shohė fytyra dhe tė dėgjojė zėra.
Njihni zėrat e stomakut kur e mundojnė.
Lidhshmėria juaj me fėmijėn dhe zhvillimi i hershėm i trurit
Shkencėtarėt kanė vėrtetuar se relacioni juaj me fėmijėn ka ndikim mbi trurin e tij, nė mė shumė mėnyra. Mėnyra nė tė cilėn ju intereaktoni me fėmijėn tuaj nė vitet e hershme dhe eksperiencat tė cilat ia jepni, kanė ndikim tė madh nė zhvillimin e tij emocional dhe mėsimin. Bebet e mbajnė mend mėnyrėn se si i shihni, shprehjet e fytyrės tuaj, zėrin tuaj derisa i gugatni, kėndoni, flisni dhe lexoni. Ata e mbajnė mend ndjenjėn si i mbani nė duar dhe i luhatni, erėrat familjare bile edhe shijen e lėkurės tuaj. Ėshtė shumė e rėndėsishme prekja: e mbajtura nė dorė dhe luhatja e stimulon trurin e bebes tė lėshojė hormone tė rėndėsishme, qė i mundėsojnė tė rritet. Ēelsi i lidhjes sė fortė mes juve tė dyve ėshtė dashuria juaj. Shprehja e dashurisė tuaj ka ndikim mbi mėnyrėn nė tė cilėn truri i bebes i formon konekcionet. Nėse kėta konekcione pėrsėriten nė moshėn e hershme, ata do tė mbeten tė pėrjetshme. Nėse fėmijės nė moshėn e hershme rrallė i flitni ose i lexoni, ai mė vonė mund tė ketė vėshtirėsi nė tė shprehur. Hulumtimet kanė treguar se lidhshmėria me fėmijėn tuaj, i ndihmon mė vonė mė mirė tė ballafaqohet me stresin nė jetėn e pėrditshme. Kjo lidhshmėri i aktivizon sistemet biologjike qė janė tė rėndėsishme pėr adaptim nė stres. Fėmijėt me lidhshmėri tė fortė me prindėrit nė periudhėn e hershme, mė vonė mė lehtė adaptohen nė stres.

Ndjenjė pikėllimi dhe depresioni postpartal

Pas lindjes nuk ėshtė e pazakonshme tė ndjeheni pakėz tė pikėlluar, gjatė javėve tė para pas lindjes. Zakonisht ky i a.q “pikėllim bebeje” fillon tė ndjehet ditėn e katėrt pas lindjes dhe zgjat edhe 5-10 ditė. Bėheni tepėr tė ndjeshėm, tė tendosur dhe tė lodhur ose mund tė keni probleme me gjumin. Shumica e grave habiten dhe nuk e kanė tė qartė ē'ndodh me ta. Nevojitet pėrkrahja e partnerit dhe e familjes dhe disponimi i tillė do tė kalojė vetėvetiu. Megjithatė mund tė shfaqen edhe depresione mė serioze. Gra qė janė tė deprimuara mund tė ndjehen se ata nuk janė tė afta tė kujdesen pėr fėmijėn e tyre. Ata janė jostabile, emocionet i kanė tė ndryshueshme.
Nėse i shfaqni simptomat e lartėpėrmendura nė javėn e parė pas lindjes sė bebes, mund tė ndihmoni vetė, kushtoni kujdes gjėrave qė vijojnė: pushoni mė shumė dhe mos u mundoni gjithēka tė bėni vetė, bėni dush ēdo ditė, vishuni, dilni nga shtėpia – shėtitni me shoqėri, flisni me partnerin tuaj ose me ndonjė tė cilit i besoni dhe i tregoni se si ndjeheni. Jeni tė afėrt me familjen tuaj dhe kėnaquni me beben tuaj.
Konsultohuni me mjekun tuaj nėse kėto simptoma nuk kalojnė ose nėse bėhen mė tė shprehura.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://interesanti.all-forum.net
Dano
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve: 2691
Age: 31
Location: Atje ku sbie shi!
Name: 0
Points: 17
Registration date: 16/02/2008

MesazhTitulli: Re: Problemet shendetesore tek femijet.   Fri Apr 25, 2008 3:33 pm

SINDROMI I" FEMIJES SE SHKUNDUR"


Ky tekst informon pėr tė ashtuquajturin “sindrom i fėmijės sė shkundur ”. Eshtė i dedikuar pėr ata prindėr tė cilėt ndonjėherė nė hidhėrim e shkundin beben e tyre, duke mos e ditur se me kėtė gjė mund t'i shkaktojnė lėndime serioze. Statistika tregon qė SHBA, ēdo vit rreth 1000 fėmijė vdesin pėr shkak tė “sindromit tė fėmijės sė shkundur”. Nė fakt pėr ēfarė bėhet fjalė? Gjatė shkundjes, koka e fėmijės pėrnjėherė hidhet prapa. Enėt e gjakut tė kokės, lėndohen lehtė, dhe gjatė njė shkundjeje mė tė fortė mund tė lėndohen. Si rezultat, mund tė shkaktohet gjakderdhje e brendshme nė kafkėn e fėmijės. E qartė ėshtė, qė ju nuk keni ditur qė mund tė vijė deri te kjo dhe se ju nuk doni ta lėndoni fėmijėn tuaj. Por, humbja e vetėkontrollit, tė paktėn pėr njė ēast, mund tė jetė shkak qė tė pendoheni tėrė jetėn. Si rezultat i gjakosjes fėmija juaj mund tė fitojė dėmtime neurologjike, retardacion mental, konvulsione ose verbėri.

Si duhet tė reagoni nė situatė tė ngjashme?

Kur fėmija juaj ėshtė i shqetėsuar, sigurohuni qė janė tė plotėsuara tė gjitha nevojat e tij. E vendosni te karroca e tij dhe dilni tė shėtitni, apo e vendosni te ulėsja e tij pėr veturė dhe vozituni me veturė.
Nėse e ndjeni qė jeni nė fund me durimin dhe me forcat, pėr shkurt lėreni fėmijėn nė krevat, derisa tė qetėsoheni. Kėrkoni qė partneri juaj ta marrė kujdesin pėr fėmijėn ose kėrkoni t'ju ndihmojė dikush tjetėr. Thėriteni shoqen tuaj apo ndonjė prej farefisit. Shėtitni pakėz, qė tė qetėsoheni para se t'i ndėrmerrni sėrish obligimet tuaja.
Mos e shkundni beben. Njė ēast hidhėrimi, mund t'ju kushtojė pendim pėr tėrė jetėn. Pėr tė qėnė prind, nuk ėshtė e lehtė gjithėmonė. Sė bashku me tė qeshurit, tė pėrqafuarit dhe kėnaqėsinė, do tė ketė dhe lodhje, frustrim dhe padurim. Ndonjėherė brengat dhe problemet janė ato qė i drejtojnė duart tuaja nga fėmija. Por duhet ta dini, qė ngritja e dorės mbi fėmijėn, asnjėherė nuk do t'i zgjedh problemet dhe shpesh mund tė shkaktojė probleme tė reja.
Ku tė drejtoheni pėr kėshillė?

Pediatri juaj
Psikologu
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://interesanti.all-forum.net
 

Problemet shendetesore tek femijet.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
{*_*} InTeReSaNtI {*_*} ShQiP {*_*} :: {*_*} BOTA E SHKENCES {*_*} :: TRUPI DHE SHENDETI-
Tema Fundit
» DANO KU JE :P
Mon Jun 10, 2013 11:10 am nga Hapesira

» DANO KU JE :P
Mon Jun 10, 2013 11:09 am nga Hapesira

» Thenie te mencura!
Wed Feb 13, 2013 12:18 pm nga nida n

» cheap football jerseys cheap hockey jerseys cheap authentic jerseys
Mon Mar 26, 2012 10:29 am nga af1013

» nhl store cheap authentic jerseys authentic nfl jerseys
Fri Mar 23, 2012 2:13 pm nga af1013

» The amount the woman repays: Nike air jordan manages to lose £2million per twelve months so that you can the girl's extensive directory of exes
Wed Nov 16, 2011 3:29 am nga zhiaiwudi42

» Ohio's message for Obama in 2012
Thu Nov 10, 2011 3:38 am nga sumtwo

» Official: Trustees' Support for Paterno Eroding
Wed Nov 09, 2011 2:50 am nga yidiandiana

» Decertification would put 2011-12 NBA season in serious jeopardy
Fri Nov 04, 2011 9:02 am nga youxieshi

» Dollar hits 3-month high on yen as Tokyo steps in
Mon Oct 31, 2011 10:13 am nga Swinderman

» Pujols powers Cardinals with three home runs
Tue Oct 25, 2011 3:12 am nga weishinia

» Fighting For Redlands
Fri Oct 21, 2011 3:15 am nga qiheitiann

» Klinsmann looking at long-term changes for US
Wed Oct 12, 2011 11:03 am nga anylove

» hej ka njeri ketu
Sun Aug 28, 2011 10:05 pm nga Hapesira

» Canada From Imitrex Pharmacy 20
Thu Aug 04, 2011 2:59 pm nga Vizitor

» Hplc Caffeine Plasma
Wed Aug 03, 2011 11:28 am nga Vizitor

» jenny mccarthy hardcore video
Tue Aug 02, 2011 10:35 am nga Vizitor

» Free Cheap Jerseys Shipping Nfl
Mon Aug 01, 2011 3:56 pm nga Vizitor

» Zolpidem Drugs Other
Sun Jul 31, 2011 4:05 am nga Vizitor

» xhelozia..
Mon Jun 27, 2011 6:50 pm nga tani

» poezi dashurie
Fri Jun 03, 2011 3:36 pm nga tani

» Poezi dashurie italisht!!!!!!
Mon May 30, 2011 3:44 pm nga tani

» Formoni nje fjale me shkronjen e fundit te fjales siper..
Tue Mar 15, 2011 10:59 pm nga milan86

» Pytje -Pergjigje
Tue Mar 15, 2011 10:56 pm nga milan86

» UNE TE JAP...TI ME JEP...
Tue Mar 15, 2011 10:50 pm nga milan86

MENU
Portal
Forum
Kontakto Webmaster
Ndihme
Kembimi Valutor
Parashikimi Motit
Portokalli
SmS Falas
Media
Shqip Tv
Top Channel Tv
Vizion Plus Tv
Filma Shqiptare
Muzike
Sport Ekspres
Rezultatet Live
Shkarko ketu
Programe Falas
Libra_Elektronie
Msn
Mozilla
Yahoo Mesenger
Paketa Adobe
Mirc
Counter Strike
Fjalori Elektronik Shqip
Mp3
Fjalore
Fjalor_Shumegjuhesh
Anglisht_Shqip
Shqip_Gjermanisht
Revista One
Kush ėshtė nė linjė
7 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 7 vizitorė :: 2 Bots

Asnjė

Nr. Rekord i pėrdoruesve online ishte 208 mė Sun Feb 13, 2011 1:07 pm
Top posters
shaban cakolli (3712)
 
bukuroshja_dr (3264)
 
Dano (2691)
 
shefe (2005)
 
vl_girl (1575)
 
GOTIKA PRESIDENTJA E DALL (1542)
 
bianka (1499)
 
NeighbouR (1453)
 
patrokli (1423)
 
CocaInE (1329)
 
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
July 2014
MonTueWedThuFriSatSun
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031   
CalendarCalendar
Social bookmarking
Social bookmarking Digg  Social bookmarking Delicious  Social bookmarking Reddit  Social bookmarking Stumbleupon  Social bookmarking Slashdot  Social bookmarking Furl  Social bookmarking Yahoo  Social bookmarking Google  Social bookmarking Blinklist  Social bookmarking Blogmarks  Social bookmarking Technorati  

Bookmark and share the address of {*_*} InTeReSaNtI {*_*} ShQiP {*_*} on your social bookmarking website