Shqiperia{*InTeReSaNt*}ForumCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuidentifikimiShqiperia

Share | 
 

 Shenja jete ne planetin e kuq

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Dano
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 2691
Age : 34
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

MesazhTitulli: Shenja jete ne planetin e kuq   Sun Mar 09, 2008 11:44 am

Shenja jete nė planetin e kuq

Sonda "Spirit" ka gjetur mbi planetin e kuq
njė "habitat perfekt pėr bakteret". Ėshtė njė
shenjė e vogėl e njė bote tjetėr tė mundshme,
qė tė gjithė duan ta shfrytėzojnė

Nė njė varr tė vogėl kristali, si nė
pėrrallat e dashura tė fėm
ijėve, pushojnė, sipas NASA-s,
mbetjet e marsianėve tė
mundshėm. Gėrmim pas gėrmimi, pas
shumė vitesh ekspeditė dhe eksplorim,
gjymtyrėt e robotit "Spirit" tė dėrguar nga
shkencėtarėt, kanė zbuluar, nėn koren e
Marsit, shenja fosilesh tė ruajtura nė njė
silic tė derdhur, baktere tė dyshimta,
pjella e padukshme e mrekullisė sė ujit,
dritės dhe karbonit. Nė kėtė mėnyrė,
zbulimet e bėra gjatė gjithė kėtyre
viteve, kanė ndezur sėrish shpresat dhe
projektet mbi planetin mė pranė nesh.
Ka qenė njė zbulim i rastėsishėm, ashtu
si gjithė zbulimet e mėdha.
"Spirit", roboti eksplorues qė po
udhėton mbi sipėrfaqen e Marsit qė
prej tre vitesh sė bashku me "shoqen" e
tij "Opportunity", i ka mbijetuar stuhive
tė rėrės, prurjeve tė mėdha tė pluhurit
qė i zuri pamjen, gjatė tre dimrave tė
gjatė marsianė dhe lodhjes sė "zemrės"
sė tij, tė plakur nė pritje tė shenjave tė
jetės. Roboti, pavarėsisht vuajtjes sė tij
marsiane, apo thyerjes sė njė prej katėr
kėmbėve, nuk ka ndaluar. Ka vazhduar
tė zvarritet mbi planet, duke lėruar
tokėn pėr tė gjetur sa mė shumė gjurmė
tė jetė e mundshme.
Pikėrisht, nė njėrėn prej kėtyre
plagėve tė hapura mbi kore, udhėheqėsi
i grupit tė shkencėtarėve tė NASA-s ka
vėnė re diēka "tronditėse" siē ka deklaruar
nė Kongresin e Shoqėrisė Ameri

kane Gjeofizike. Bėhet fjalė pėr njė gjurmė
materiali tė freskėt, nga plugimi i
kėmbės sė thyer tė robotit, qė ėshtė e
shndritshme dhe prej materiali silici,
materialin prej tė cilit pėrbėhen dritaret
tona.
Studimi i zonės, analiza e Tokės, pėrballja
me tė dhėnat paraardhėse i ka
bėrė gjeofizikanėt tė mendojnė se "Spirit"
ėshtė ndeshur me njė "fumarolė" tė
shuar, nė vrimė daljen e gaztė tė njė ēarjeje
vullkanike, ku temperaturat e larta
shkrijnė tė gjitha metalet, pėrveē silicit.
"Edhe nėse do tė ishte shenjė e njė fumarole
tė shuar, pėrfundimi ėshtė i
njėjtė: ku ka fumarola ose burime uji tė
nxehtė, gjendet gjithmonė njė sasi e
madhe bakteresh, qė fshihen dhe
Amerigumėzhijnė.
Ajo e zbuluar nga roboti
"Spirit" ėshtė shenjė e njė habitati tė
pėrkryer pėr formimin e jetės sė baktereve".
Nga ky pėrfundim, qė ka dalė nė dritė
pas shumė vite diskutimesh e debatesh
rreth bacilit, njė bakter nė formė shkopi,
qė do tė zbulohej nga mikroskopėt
elektronikė mbi njė meteorit marsian tė
gjetur nė Antarktidė nė vitin 1986, i cili i
hapi rrugėn jetės nė Mars, jo vetėm asaj
fosile, por edhe jetės njerėzore. Ajo jetė
qė stacionet e ardhshme duhet tė
mirėpresin.
Nė Tokė po pėrgatitet njė armatė e
vėrtetė ndėrplanetare. Nė vitin 2009,
drejt planetit tė kuq do tė niset "Laboratori
shkencor i Marsit" nga Shtetet e
Bashkuara, i cili do tė zėvendėsojė dy
robotėt "Spirit" dhe "Opportunity",
qė kanė arritur tė jetojnė tre
vjet, ndėrkohė qė ishte
parashikuar tė mbijetonin
vetėm tre muaj.
Nė kėtė mėnyrė, roboti
i ri do tė ketė mundėsi tė bėjė analiza
biologjike, pra tė konfirmojė nėse
nėn atė shami tė hollė silici, ka mbetje
tė baktereve marsiane, apo jo. Nė vitin
2011, NASA do tė nisė nė fluturim avionė
tė vegjėl, balona aerostatike, qė
janė tė afta tė fryhen e tė shfryhen me
nxehtėsinė diellore dhe t'i bėjnė njė
hartė gjeografike sipėrfaqes sė planetit.
Nga Evropa do tė vijė "ExoMars", roboti
i parė eksplorues evropian.
Kėto zhvillime pritet
tė ndodhin dhj
e t ė
vitet


Intervista

Shkencėtari: Ende nuk ka prova

Nuk mund tė ndalemi te tė dhėnat qė kemi zbuluar nga
roboti "Spirit". Edhe pse thuhet se nė Mars ka pasur kushte
tė pėrshtatshme pėr tė jetuar. Ende nuk i kemi gjetur kėto
prova", shpjegon njė nga pėrgjegjėsit e misionit pėr zbulimin
e sistemit diellor nga njė agjenci hapėsinore evropiane.
Cili do tė jetė hapi pasardhės?
Ėshtė e nevojshme dėrgimi i njė instrumenti mė tė
sofistikuar pėr tė vėrtetuar nėse ka apo jo jetė. Deri mė sot,
instrumentet nė bord, si robotėt ashtu dhe sondat qė shėtisin
mbi planetin e kuq, studiojnė Marsin nga pikėpamja gjeofizike.
Evropa, nė vitin 2013, do tė realizojė "ExoMars".
A do tė jetė nė gjendje tė zbulojė nėse nė Mars ka
me tė vėrtetė jetė?
Njė pjesė e instrumenteve tė bordit ėshtė menduar pikėrisht
pėr tė kėrkuar molekulat e karbonit, mbi tė cilėn zhvillohet
jeta qė njohim ne. Deri mė sot, ėshtė instrumenti mė i mirė
qė kemi arritur tė ndėrtojmė. Veē tė tjerash, ashtu siē ka treguar
edhe roboti "Spirit", sa mė shumė tė gėrmohet nė thellėsi, aq
mė tė mėdha janė mundėsitė pėr tė gjetur tė dhėna tė reja.
Nė fakt "ExoMars" do tė ketė nė bord edhe njė zhbirues.
Sa i rėndėsishėm ėshtė kėrkimi i jetės nė planetin
e kuq?
Pėr vlerėn filozofike qė do tė mbarte nė vetvete njė zbulim
i tillė dhe pėr tė kuptuar nėse mund tė rezultojė e rrezikshme
kundrejt njeriut kur tė arrijė nė Mars apo trupa tė tjerė tė sistemit
diellor.
Ėshtė e rėndėsishme prania e njeriut nė kėto
eksplorime?
Kėrkimi mund tė bėhet edhe thjesht me njė robot. Por njeriu
mund tė kėrkojė tė kuptojė se si ėshtė formuar dhe ka evoluar
jeta nė planet.
Po nėse nė Mars nuk do tė gjendeshin gjurmė?
Do tė vazhdojmė mė tej. Nė disa satelite tė Jupiterit, ashtu
edhe tė Saturnit, janė shfaqur disa karakteristika tė pėrshtatshme
pėr jetėn, pra burimin kryesor tė jetės, ujin.

MISIONI

Mikrobet nė udhėtim

Askush nuk ka njoftuar pėr shenja jete nė Mars - as
njė qenie njerėzore nuk ka shkelur nė tė - por nga
njėri vit nė tjetrin tė dhėnat shumėfishohen e bėhen
mė interesante. Tė pasionuarit pas formės sė jetės jashtėtokėsore
e kujtojnė me nostalgji lajmin nė verėn e
vitit 1996, nė tė cilin sipas shkencėtarėve tė NASA-s,
ishte gjetur nė Antarktidė njė meteorit i ardhur nga
Marsi. Ky meteorit paraqiste gjurmė tė dukshme tė veprimtarisė
sė mikrobeve, mė saktėsisht qenie pa formė
tė ngjashme me krimbat, qė u ngjanė kolonive tė baktereve,
jetonin nė brendėsi tė kores sė Marsit. Nė fakt,
ajo ishte njė dėshmi joshėse, edhe pse jo njė provė e
mirėfilltė.
Nė vitin 1997, sonda "Pathfinder" pėrcaktoi se nė tė
kaluarėn nė Mars mund tė ketė pasur ujė. Pak kohė mė
vonė, dy robotėt e tjerė "Spirit" dhe "Opportunity" zbuluan
se uji kishte qėndruar nė planetin e kuq mjaft
gjatė, madje kishte formuar depozita mineralesh tė
dendura. Ndėrsa nė vitin 2006, ėshtė zbuluar shpėrthim
uji tė nxehtė ose gejzera. Sė fundmi, kėtė javė roboti
marsian "Spirit" ka zbuluar mbetje fosilesh tė asaj
qė mesa duket ėshtė njė gejzer. Njė gejzer ėshtė njė
habitat shumė i favorshėm pėr jetėn. Sigurisht jo pėr
jetėn normale siē e kuptojmė ne qeniet njerėzore, por
tė favorshėm pėr bakteret nėntokėsore.
U bė njė kohė e gjatė qė shkencėtarėt kanė lėnė
mėnjanė ēdo pamje romantike tė lėndinave tė kuqe
dhe marsianėve jeshilė. Nė tė njėjtėn kohė, sa mė
shumė gjėra tė mėsojmė pėr aftėsitė jetėsore tė qenieve
njėqelizore, aq mė e mundshme bėhet njė shenjė jete
nė Mars. Duke qenė se ky planet ndodhet larg Diellit,
nuk merr mjaftueshėm rrezatim dhe energji. Por burimet
termale, fumarolat, gejzerat janė tė gjithė tė karakterizuar
nga energjia kimike dhe mbi Tokė bakteret
kimiosintetike ushqehen me energjinė e pranishme
brenda planetit. Sot, Toka ėshtė e pasur me mikroorganizma
nėntokėsore: disa mikrobe kanė arritur tė mbijetojnė
nė thellėsi tė Tokės pėr mė shumė se 80 milionė
vjet. Mikrobet qė mbijetojnė nė gropat e vogla tė thella
nė koren e Tokės, janė zhvilluar pikėrisht pėr tė jetuar
nė ato kushte, dhe dinė ta bėjnė atė shumė mirė.
Nėse i bashkojmė tė gjitha kėto tė dhėna, do tė arrijmė
nė njė pėrfundim se nė njė jetė "nėn" Mars - mikrobet
qė jetojnė nėn koren e fortė janė gjithnjė e mė
tepėr njė mundėsi konkrete. Mund tė jenė tė njėjtat
mikrobe qė sot gjenden nė koren e Tokės. Disa vite mė
parė, njė fizikan vizionar qė ka shkruar "The Deep Hot
Biosphere", hodhi hipotezėn se jeta e mikrobeve nė
koren e Tokės arrin deri nė thellėsinė e panjohur dhe
reziston pėr mijėra vjet, duke lulėzuar pėrreth venave
shkėmbore sa herė qė shfaqet ndonjė gjurmė uji. Ai
hodhi gjithashtu hipotezėn se ēdo planet shkėmbor ka
njė biosferė tė tijėn, me njė nxehtėsi tė mjaftueshme
pėr tė lėshuar ujin pėrmes shkėmbinjve. Mikrobet
mund tė jenė zhvilluar nė Tokė dhe tė kenė shkuar gjetkė
nė epoka tė ndryshme pėrmes erės diellore. Apo
ndoshta kush e di, mikrobet rezistente mund tė kenė
ardhur me retė fillestare qė i dhanė jetė edhe sistemit
diellor. Fizikani pohon se praktikisht galaktika ėshtė e
mbushur plot me mikrobe. Pra, nėse nė Mars do tė kishte
jetė ajo mund tė ishte e ngjashme me format mė
modeste tė jetės qė kemi nėn kėmbėt tona.

e ardhshme, rreth 2015-ės. Ndėr tė
tjera, do tė tentohet edhe njė ndėr sipėrmarrjet
mė ambicioze, vajtja dhe kthimi
i njė anije hapėsinore, e cila duhet "tė
sjellė" Marsin nė Tokė. Mė pas, kur njė
tjetėr dėrgesė rreth vitit 2020 do tė ketė
konfirmuar mundėsinė e udhėtimit vajtje-
ardhje, duke sjellė kampionė tė
tjerė tė tokės marsiane, "kėrcimi" i njeriut
do tė jetė i garantuar, por jo para vitit
2030, ndėrkohė qė nė Hėnė, ku shkencėtarėt
pritet tė kthehen sėrish,
do tė vendoset njė
bazė e posaēme,
por kėtė herė
pėr tė
qenė
aty pėrgjithmonė. Edhe Presidenti
amerikan Bush ka premtuar shumė nė
2004-ėn, por pa bėrė tė ditur data e dekada,
ndryshe nga ē'bėri ish-presidenti
Kenedi kur u premtoi bashkėkombėsve
se Amerika do tė arrinte nė Hėnė brenda
viteve '60. Problemet teknike vazhdojnė
tė jenė tė mėdha, duke filluar nga
fuqia shtytėse te jeta e astronautėve, tė
cilėt janė tė detyruar tė bashkėjetojnė
me njėri-tjetrin pėr muaj e vite, duke
kaluar rreziqe tė ndryshme, pėr tė arritur
njė qėllim tė vetėm, Marsin.
Kostoja e dėrgesės sė parė njerėzore
nė njė tjetėr planet tė sistemit tonė diellor
mendohet se do tė kushtonte rreth
200 miliardė dollarė me vlerėn e sotme,
njė shifėr qė nuk duket astronomike
pėrballė 1000 miliardėve, shifra qė po
arrin dalėngadalė pushtimi amerikan
i Irakut. Bilanci i NASA-s pėr vitin
2007 ėshtė 16 miliardė dollarė, mė
pak se njė e dhjeta e kostos sė
fluturimit drejt Marsit. Nė
mungesė tė njė armiku tė
mundshėm nė garėn pėr marrjen e Marsit,
duke qenė se ėshtė e vėshtirė tė
imagjinosh se edhe mė ambiciozėt, kinezėt,
nė pak dekada mund tė paraqisnin
ankthin qė "Sputnik" dhe "Mir" krijuan
nė kohėn e tyre pėr Amerikėn e
Eisenhower dhe tė Kenedit, apo qė
"kėrcėnimi islamik" mund tė jetė projektuar
nė hapėsirė pėr tė nxjerrė fondet,
asi qė NASA dhe presidentėt e ardhshėm
mund tė pėrdorin ėshtė shpresa e
njė shfrytėzimi mineral e planetit tė kuq.
Njė laborator gjeofizik, i aftė tė vėzhgojė
me sondė dhe tė studiojė akujt e mundshėm
me mbetjet e "Armada", lėshuar
drejt Marsit rreth 2030-ės, me shpresėn
qė pėr atė epokė do tė jenė tė disponueshme
anije dhe tregje ndėrhapėsinore
tė afta tė sjellin mbi Tokė sasi materialesh
tė pėrdorshme nga ana tregtare.
Sepse nuk do tė ishte normale tė
shpenzoje mijėra dollarė pėr tė sjellė nė
Tokė njė kilogram material, qė fundja
nuk do tė kishte fare vlerė.
Pėr kėtė arsye, nė perspektivė pėr tė
shfrytėzuar Marsin me tė njėjtėn lakmi
me tė cilėn u shfrytėzua Toka, ėshtė e
rėndėsishme tė ndizet imagjinata dhe
pasioni i publikut, duke kėmbėngulur
drejt zbulimit tė gjurmėve tė jetės, edhe
pse mikroskopike si bacilet. Nuk do tė
jenė kurrė marsianėt e fantashkencės,
por prova e vetme qė jeta krijohet nė
mėnyrė spontane. Ky ėshtė njė lajm qė
nuk do ta gėzonte njė President, si republikani
Mike Huckabee, aktualisht
njė nga mė tė preferuarit pėr drejtimin
e partisė sė tij, qė ka deklaruar se beson
qė "Adami dhe Eva janė dy persona qė
kanė ekzistuar me tė vėrtetė" dhe se
Toka, sipas llogaritjeve tė Biblės ėshtė e
vjetėr vetėm disa mijėra vjet. A do tė
mund tė harxhonte njė President me
njė mendėsi tė tillė qindra miliarda dollarė
pėr tė shkuar nė planetin e kuq dhe
pėr tė vėrtetuar atė qė mendon?

Sot, Toka ėshtė e pasur me
mikroorganizma
nėntokėsore: disa mikrobe
kanė arritur tė mbijetojnė
nė thellėsi tė Tokės pėr mė
shumė se 80 milionė vjet

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://interesanti.all-forum.net
 
Shenja jete ne planetin e kuq
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
{*_*} InTeReSaNtI {*_*} ShQiP {*_*} :: {*_*} BOTA E SHKENCES {*_*} :: KURIOZITETE NGA JETA DHE SHKENCA-
Kėrce tek:  
Tema Fundit
» DANO KU JE :P
Mon Jun 10, 2013 1:10 pm nga Hapesira

» DANO KU JE :P
Mon Jun 10, 2013 1:09 pm nga Hapesira

» Thenie te mencura!
Wed Feb 13, 2013 2:18 pm nga nida n

» cheap football jerseys cheap hockey jerseys cheap authentic jerseys
Mon Mar 26, 2012 12:29 pm nga af1013

» nhl store cheap authentic jerseys authentic nfl jerseys
Fri Mar 23, 2012 4:13 pm nga af1013

» The amount the woman repays: Nike air jordan manages to lose £2million per twelve months so that you can the girl's extensive directory of exes
Wed Nov 16, 2011 5:29 am nga zhiaiwudi42

» Ohio's message for Obama in 2012
Thu Nov 10, 2011 5:38 am nga sumtwo

» Official: Trustees' Support for Paterno Eroding
Wed Nov 09, 2011 4:50 am nga yidiandiana

» Decertification would put 2011-12 NBA season in serious jeopardy
Fri Nov 04, 2011 11:02 am nga youxieshi

» Dollar hits 3-month high on yen as Tokyo steps in
Mon Oct 31, 2011 12:13 pm nga Swinderman

» Pujols powers Cardinals with three home runs
Tue Oct 25, 2011 5:12 am nga weishinia

» Fighting For Redlands
Fri Oct 21, 2011 5:15 am nga qiheitiann

» Klinsmann looking at long-term changes for US
Wed Oct 12, 2011 1:03 pm nga anylove

» hej ka njeri ketu
Mon Aug 29, 2011 12:05 am nga Hapesira

» Canada From Imitrex Pharmacy 20
Thu Aug 04, 2011 4:59 pm nga Vizitor

» Hplc Caffeine Plasma
Wed Aug 03, 2011 1:28 pm nga Vizitor

» jenny mccarthy hardcore video
Tue Aug 02, 2011 12:35 pm nga Vizitor

» Free Cheap Jerseys Shipping Nfl
Mon Aug 01, 2011 5:56 pm nga Vizitor

» Zolpidem Drugs Other
Sun Jul 31, 2011 6:05 am nga Vizitor

» xhelozia..
Mon Jun 27, 2011 8:50 pm nga tani

» poezi dashurie
Fri Jun 03, 2011 5:36 pm nga tani

» Poezi dashurie italisht!!!!!!
Mon May 30, 2011 5:44 pm nga tani

» Formoni nje fjale me shkronjen e fundit te fjales siper..
Wed Mar 16, 2011 12:59 am nga milan86

» Pytje -Pergjigje
Wed Mar 16, 2011 12:56 am nga milan86

» UNE TE JAP...TI ME JEP...
Wed Mar 16, 2011 12:50 am nga milan86

MENU
Portal
Forum
Kontakto Webmaster
Ndihme
Kembimi Valutor
Parashikimi Motit
Portokalli
SmS Falas
Media
Shqip Tv
Top Channel Tv
Vizion Plus Tv
Filma Shqiptare
Muzike
Sport Ekspres
Rezultatet Live
Shkarko ketu
Programe Falas
Libra_Elektronie
Msn
Mozilla
Yahoo Mesenger
Paketa Adobe
Mirc
Counter Strike
Fjalori Elektronik Shqip
Mp3
Fjalore
Fjalor_Shumegjuhesh
Anglisht_Shqip
Shqip_Gjermanisht
Revista One
Kush ėshtė nė linjė
3 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 3 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 208 mė Sun Feb 13, 2011 3:07 pm
Top posters
shaban cakolli (3712)
 
bukuroshja_dr (3264)
 
Dano (2691)
 
shefe (2005)
 
vl_girl (1575)
 
GOTIKA PRESIDENTJA E DALL (1542)
 
bianka (1499)
 
NeighbouR (1453)
 
patrokli (1423)
 
CocaInE (1329)
 
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 
CalendarCalendar
Social bookmarking
Social bookmarking Digg  Social bookmarking Delicious  Social bookmarking Reddit  Social bookmarking Stumbleupon  Social bookmarking Slashdot  Social bookmarking Furl  Social bookmarking Yahoo  Social bookmarking Google  Social bookmarking Blinklist  Social bookmarking Blogmarks  Social bookmarking Technorati  

Bookmark and share the address of {*_*} InTeReSaNtI {*_*} ShQiP {*_*} on your social bookmarking website