Shqiperia{*InTeReSaNt*}ForumCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuidentifikimiShqiperia

Share | 
 

 Teknologjia ku ka arritur

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Dano
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 2691
Age : 34
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

MesazhTitulli: Teknologjia ku ka arritur   Sun Mar 09, 2008 11:42 am

Mėsoni Wi-Fi



Wi-Fi rrjedh nga fjalėt wireless fidelity. Ėshtė njė markė e liēensuar fillimisht nga Wi-Fi Alliance pėr tė pėrshkruar teknologjinė nėn tė tė wireless local area networks (WLAN) e bazuar nė pėrcaktimet e IEEE 802.11. Ai u zhvillua pėr t’u pėrdorur nga pajisje kompjuterike tė lėvizshme si laptop-t, nė LAN-e, por tani pėrdorimi i tij po rritet pėr mė shumė shėrbime , pėrfshi internetin dhe aksesin e telefonik VoIP, lojrat nė rrjet, dhe lidhje tė thjeshta tė pajisjeve elektronike shtėpiake si: televizorėt dhe lexues DVD ose aparate fotografike dixhitale. Standarde tė tjera janė nė zhvillim qė do tė lejojnė Wi-Fi tė pėrdoret nga makinat nė autostrada nė mbėshtetje tė njė Sistemi Inteligjent transporti (Intelligent Transportation System) pėr tė sigurinė, pėr tė mbledhur statistika, dhe pėr tė nisur tregtinė e lėvizshme (IEEE 802.11p). Wi-Fi dhe Wi-Fi CERTIFIED janė marka tė regjistruara tė Wi-Fi Alliance – organizata tregtare qė teston dhe certifikon pajisjet qė i pajtohen standardeve 802.11x.

Pėrdorimet

Njė person me njė pajisje me Wi-Fi tė aktivizuar si p.sh. njė kompjuter, celular ose Personal Digital Assistant (PDA) mund tė lidhet nė Internet kur ėshtė nė afėrsi tė njė Access Point. Zona e mbuluar nga njė ose mė shumė Access Point-e quhet njė hotspot. Hotspotet mund tė mbulojnė zona nga njė dhomė e vetme deri nė disa kilometra katrorė me mbulim tė njėri-tjetrit me hotspote. Wi-Fi mund tė pėrdoret gjithashtu pėr tė krijuar njė rrjet mesh. Tė dy arkitekturat pėrdoren nė rrjete tė komunitetit, rrjete pa fije bashkiake si Wireless Philadelphia, dhe rrjete nė shkallė metroje si M-Taipei.

Wi-Fi gjithashtu lejon lidhje nė mėnyrėn palė-mė-palė (peer-to-peer), e cila lejon pajisjet tė lidhen direkt me njėra tjetrėn. Kjo mėnyrė lidhjeje ėshtė e dobishme nė pajisjet elektronike shtėpiake dhe aplikimet e lojrave.

Kur teknologjia u bė komerciale pėr herė tė parė, kishte shumė probleme, sepse konsumatorėt nuk mund tė ishin tė sigurtė qė produktet nga kompani prodhuese tė ndryshme tė punonin sė bashku. Wi-Fi Alliance filloi si njė komunitet pėr tė zgjidhur kėtė ēėshtje dhe ndėrkohė tė fokusonte edhe nevojat e pėrdoruesve fundorė dhe tė lejonte teknologjinė tė maturohej. Alliance krijoi shenjėn Wi-Fi CERTIFIED pėr t’u treguar konsumatorėve qė produktet janė tė ndėrvrepueshme me produkte tė tjera qė kanė tė njėjtėn shenjė.

Wi-Fi nė lojra

Disa pajisje lojrash dhe pajisje portable lojrash pėrdorin Wi-Fi-nė pėr tė rritur eksperiencėn e lojės:

* Pajisja portable Nintendo DS ėshtė kompatibėl me Wi-Fi, megjithėse nuk ka suport pėr kriptimin WPA, vetėm pėr kriptimin mė tė dobėt WEP
* SONY PSP pėrmban WLAN pėr t’u lidhur me hotspote Wi-Fi ose pėr tė bėrė lidhje pa fije.
* Xbox 360 pėrmban njė aksesor Wi-Fi: njė kartė rrjeti pa fije
* PlayStation 3, modeli Premium, pėrmban Wi-Fi tė inkorporuar
* Nintendo Game cube ka Wi-Fi tė disponueshme


Wi-Fi: Si punon?

Njė instalim tipik Wi-Fi pėrmban njė ose mė shumė Access Point (Pika Aksesi, AP) dhe njė ose mė shumė klientė. Njė Access Point shpėrndan nė broadcast SSID-nė (Service Set Identifier, Emri i Rrjetit) e tij me anė tė paketave qė quhen ‘sinjalizues’ (beacons), tė cilat zakonisht shpėrndahen ēdo 100 ms. ‘Sinjalizuesit’ transmetohen me 1 Mb/s, dhe janė me njė gjatėsi tė shkurtėr, kėshtu qė nuk kanė ndonjė ndikim domethėnės. Meqenėse 1 Mb/s ėshtė shpejtėsia mė e ulėt e Wi-Fi, ajo siguron qė klienti qė merr ‘sinjalizuesin’ mund tė komunikojė me tė paktėn 1 Mb/s. Duke u bazuar nė parametrat e Wi-Fi (p.sh. SSID), klienti vendos tė lidhet apo jo me njė Access Point. Nė qoftė se dy Access Point-e me tė njėjtėn SSID janė nė zonėn e klientit, karta e rrjetit e klientit, mund tė pėrdorė fuqinė e sinjalit si kriter pėr tė vendosur se me cilin prej dy Access Point-eve do tė krijojė lidhje. Standarti Wi-Fi i lė totalisht tė hapur kriteret e lidhjes apo roaming. Kjo ėshtė njė fuqi e Wi-Fi-sė, por gjithashtu do tė thotė qė njė kartė e rrjetit pa fije mund tė punojė dukshėm mė mirė se njė tjetėr. Meqė Wi-Fi transmeton nė ajėr, ai ka tė njėjtat veēori si njė rrjet ethernet pa switch-e. Madje edhe konflikte mund tė lindin si pasojė e ngjashmėrisė me njė rrjet ethernet pa switch. Nė dallim nga etherneti me fije, dhe si shumė radio me paketa, Wi-Fi nuk mund tė gjejė konfliktet dhe nga ana tjetėr pėrdor njė shkėmbim paketash (RTS/CTS i pėrdorur pėr Shmangien e Gabimeve “Collision Avoidance” CA) pėr tė shmangur konfliktet.

Kanalet

Pėrveē 802.11a, i cili operon nė 5 GHz, Wi-Fi pėrdor frekuencat rreth 2.4 GHz, i cili ėshtė i standardizuar dhe i paliēensuar me marrėveshje ndėrkombėtare, megjithėse pėrcaktimet e sakta e frekuencave ndryshojnė lehtėsisht nė pjesė tė ndryshme tė botės, dhe gjithashtu fuqia maksimale e lejuar. Megjithatė, numrat e kanaleve janė standardizuara nė gjithė botėn, kėshtu qė frekuencat e autorizuara mund tė identifikohen me anė tė numrit tė kanalit. Frekuencat pėr standardet 802.11 b dhe g janė nga 2.400 GHz deri nė 2.487 GHz. Secili kanal ėshtė 22 MHz i gjerė dhe me njė brez 5 MHz nga njė kanal nė tjetrin. Numri maksimal i kanaleve tė disponueshėm pėr pajisjet mė Wi-Fi aktive janė: 13 pėr Evropėn, 11 pėr Amerikėn Veriore dhe 14 pėr Japoninė. Nė Amerikėn e Veriut, rekomandohet qė vetėm kanalet 1, 6 dhe 11 tė pėrdoren pėr standardet 802.11b/g pėr tė minimizuar interferencėn nga kanale tė afėrta.

Avantazhet e Wi-Fi

* Lejon LAN-et tė ndėrtohen pa shtrim kabllosh, duke ulur ndjeshėm kostot e ndėrtimit dhe zgjerimit tė rrjetit. Hapėsirat ku nuk mund tė shtrohen kabllo, si zona nė mjedis tė jashtėm apo ndėrtesa historike, mund tė mbajnė njė LAN pa fije.
* Ēmimi i silicit nga prodhohen pajisjet Wi-Fi vazhdon tė ulet, duke e bėrė Wi-Fi-nė njė opsion rrjeti tepėr ekonomik dhe duke ēuar pėrfshirjen e Wi-Fi nė njė numėr mė tė gjerė pajisjesh.
* Produktet Wi-Fi janė shumė tė gjendura nė treg. Marka tė ndryshme Access Point-esh dhe ndėrfaqės rrjeti pėr klientin janė tė ndėroperueshme nė njė nivel tė thjeshtė shėrbimi. Produktet e projektuara si Wi-Fi CERTIFIED nga Wi-Fi Alliance janė tė ndėroperueshme dhe pėrfshijnė sigurinė WPA2.
* Rrjetet Wi-Fi suportojnė roaming-un, nė tė cilin njė stacion klient i lėvizshėm si p.sh. njė laptop mund tė lėvizė nga njė Access Point nė njė tjetėr gjatė lėvizjes sė pėrdoruesit rreth njė ndėrtese apo zone.
* Wi-Fi ėshtė njė bashkėsi globale standardesh. Nė ndryshim nga kompanitė celulare, i njėjti klient Wi-Fi punon nė vende tė ndryshme rreth botės.
* Wi-Fi ėshtė gjerėsish i disponueshėm nė mė shumė se 250.000 hotspot-e publike dhe miliona shtėpi, korporata apo mjedise universitare nė tė gjithė botėn.
* Deri nė vitin 2006, kriptimet WPA dhe WPA2 janė tepėr tė vėshtirė pėr t’u crackuar nė qoftė se pėrdoren fjalėkalime tė vėshtira.
* Protokolle tė reja tė cilėsisė sė shėrbimit (Quality of Service) WMM dhe mekanizma tė kursimit tė energjisė (WMM Power Save) e bėjnė Wi-Fi akoma mė shumė tė pėrshtatshme pėr aplikime tė ndjeshme nga vonesat (si zėri dhe video) dhe pėr pajisje me forma nga mė tė ndryshmet.


Disavantazhet e Wi-Fi

* Wi-Fi mund tė ndėrpritet nga pajisje tė tjera, veēanėrisht telefonat pa tel dhe sobat me mikrovalė qė operojnė nė 2.4 GHz.
* Pėrcaktimet e brezave dhe kufizimet e operimit nuk janė tė njėjta nė botė; pjesa mė e madhe e Evropės lejon dy kanale shtesė pas atyre tė lejuar nė Shtetet e Bashkuara(1 deri 13 kundrejt 1-11); Japonia ka njė tjetėr kanal shtesė (1-14) dhe disa vende, si p.sh. Spanja, e ndalojnė pėrdorimin e kanaleve me numėr tė ulėt. Veē kėsaj, nė disa vende si Italia, kėrkohej njė ‘autorizim i pėrgjithshėm’ pėr ēdo Wi-Fi tė pėrdorur jashtė ambientit tė njė operatori (Access Point), ose kėrkohej diēka e ngjashme me njė regjistrim operatori. Pėr Evropėn ka njė raport vjetor pėr kufizimet shtesė tė secilit vend nė faqen ERO.
* EIRP nė Bashkimin Evropian kufizohet deri nė 20 dBm.
* Konsumi i energjisė ėshtė tepėr i lartė krahasuar me standarde tė tjera, duke krijuar njė shqetėsim pėr kohėzgjatjen e baterisė dhe nxehtėsinė.
* Standardi mė i pėrgjithshėm i kriptimit nė rrjetat pa fije, Wired Equivalent Privacy ose WEP, ėshtė treguar tė jetė i thyeshėm edhe kur ėshtė konfiguruar saktė.
* Access Point-et Wi-Fi punojnė nė pėrgjithėsi nė njė open mode (pa kriptim informacioni) nė versionin bazė nga fabrika. Pėrdoruesit e thjeshtė pėrfitojnė nga njė pajisje pa nevojė konfigurimi por qė nuk kanė ndėrmend tė lejojnė akses tė lirė tė LAN-it tė tyre. WPA (Wi-Fi Protected Access) qė filloi tė tregtohej nė 2003, synon tė zgjidhė kėto probleme dhe tani ėshtė gjerėsisht i disponueshėm, por numri i aplikimeve tė tij ėshtė i ulėt.
* Tepėr Access Point-e 2.4 GHz me standarde 802.11b dhe 802.11g punojnė njėkohėsisht nė tė njėjtin kanal, duke dhėnė shkas pėr mbipopullimin e disa kanaleve.
* Rrjetat Wi-Fi kanė rreze tė kufizuar. Njė router tipik shtėpiak Wi-Fi qė pėrdor 802.11b ose 802.11g me njė antenė shtesė ka njė rreze sinjali rreth 45 m nė mjedise tė brendshme dhe 90 m pėr hapėsira tė jashtme. Rrezja e sinjalit gjithashtu ndryshon me frekuencėn pasi Wi-Fi nuk pėrjashtohet nga ligjet e fizikės pėr pėrhapjen e valės. Wi-Fi nė bllokun e frekuencave 2.4 GHz ka mė shumė rreze mbulimi se Wi-Fi nė bllokun e frekuencave 5 GHz dhe mė pak rreze mbulimi se Wi-Fi (dhe para Wi-Fi) ne bllokun e frekuencave 900 MHz. Rrezja e mbulimit pėr ambientet e jashtme mund tė jetė disa kilometra me anė tė antenave tė pėrmirėsuara ose akoma mė larg me vijė vėshtrimi (LOS – Line-of-sight).
* Ndotja Wi-Fi, duke nėnkuptuar interferencėn e njė Access Point tė mbyllur apo tė kriptuar me Access Point-e tė tjerė tė hapur nė zonėn pėrreth, sidomos nė kanalin e njėjtė apo tė afėrt, mund tė mos lejojė akses dhe tė interferojė me pėrdorimin e Access Point-eve tė tjerė tė hapur nga persona tė tretė e shkaktuar nga mbulimi i kanaleve nga njėri-tjetri nė brezin 802.11b/g dhe tė ulė SNR (signal-to-noise radio) midis Access Point-eve. Ky ėshtė njė problem gjerėsisht i pėrhapur nė zona me densitet tė lartė si p.sh. komplekse tė mėdhenj apartamentesh ose ndėrtesa zyrash me shumė Access Point-e Wi-Fi.
* Ėshtė gjithashtu njė problem kur komunat apo bashkitė ose entitete tė mėdhenj si p.sh. njė universitet kanė pėr qėllim tė mundėsojnė zona tė gjera me mbulim. Kushdo konsiderohet i barabartė kur pėrdor kėto gjerėsi brezi ( pėrveē operatorėve radio amatorialė tė cilėt janė personat e parė tė pajisur me liēensė); kjo shpesh shkakton zėnka kur njė pėrdorues kėrkon tė ketė zotėsi nė kėtė gjerėsi brezi tė paliēensuar. Kjo liri veprimi (pra mos nevojitja me liēensa) ėshtė gjithashtu e rėndėsishme pėr suksesin dhe pėrhapjen e gjerė tė Wi-Fi.
* Probleme interoperabiliteti midis markave apo devijime nga standardi mund tė shkėpusin lidhjet ose mund tė ulin shpejtėsinė e transmetimit nė pajisjet e pėrdoruesve tė tjerė. Wi-Fi Alliance programon pajisje testimi pėr interoperabilitetin dhe projekton pajisje tė cilat i kalojnė testimet dhe pajisen me logon Wi-Fi CERTIFIED.
* Rrjetet Wi-Fi mund tė vėzhgohen dhe tė pėrdoren pėr tė lexuar dhe shkruar tė dhėna (pėrfshi tė dhėna personale) tė transmetuara nėpėr rrjet kur nuk pėrdoret kriptim si nė rastin e VPN.


Wireless Access Point (WAP)

Njė Wireless Access Point (AP) lidh njė grup stacionesh pa fije nė njė rrjet tė afėrt me fije lokal LAN. Njė Access Point ėshtė i ngjashėm me njė hub ethernet, por nė vend qė tė suportojė vetėm tė dhėna pėr stacione tė tjera LAN, njė Access Point mund tė suportojė tė dhėna nė ajėr si pėr tė gjitha pajisjet e tjera pa fije ashtu edhe pėr pajisjet e lidhura nė rrjet me anė tė fijeve nė LAN, ku nė shumė raste ėshtė njė hub ethernet ose switch, duke lejuar pajisjet pa fije tė komunikojnė me ēdo pajisje tjetėr nė LAN.

Routerat Pa Fije (Wireless Routers)

Njė router pa fije integron njė Access Point pa fije me njė router IP dhe njė switch ethernet. Switch-i i integruar lidh Access Point-in e integruar dhe routerin ethernet tė integruar sė bashku, dhe lejon pėr pajisjet e jashtme me fije tė LAN-it tė lidhen edhe me njė pajisje WAN si p.sh. njė modem kabllor apo njė modem DSL. Njė router pa fije, nė mėnyrė tė leverdishme, lejon qė tė tre pajisjet (kryesisht Access Point-in dhe routerin) tė konfigurohen nėpėrmjet njė vegle konfigurimi qendror, zakonisht nėpėrmjet njė serveri ueb tė integruar.

Ura Ethernet pa Fije (Wireless Ethernet Bridge)

Njė urė ethernet pa fije lidh njė rrjet me fije me njė rrjet pa fije. Kjo ndryshon nga njė Access Point pasi njė Access Point lidh pajisjet pa fije nė njė rrjet me fije nė nivelin e shtresės sė Data-Link-ut. Dy ura pa fije mund tė pėrdoren pėr tė lidhur dy rrjete me fije me anė tė njė link-u pa fije, tepėr e dobishme nė situata ku njė lidhje me fije mund tė jetė e padisponueshme, si p.sh. midis dy shtėpive tė ndara nga njėra-tjetra.

Zgjeruesi i Rrezes sė Mbulimit (Range Extender)

Njė zgjerues i rrezes sė mbulimit (ose njė pėrsėritės pa fije) mund tė rrisė rrezen mbuluese tė njė rrjeti pa fije ekzistues duke u vendosur nė vende kyēe ku njė sinjal ajror ėshtė i fortė mjaftueshėm dhe vendeve pranė qė kanė njė sinjal tė dobėt apo nuk kanė sinjal fare. Njė vend pėr t’u marrė si shembull mund tė jetė cepi i njė korridori nė formė L-je ku Access Point-i ėshtė nė njėrin skaj dhe njė sinjal i fortė dėshirohet nė skajin tjetėr. Njė shembull tjetėr mund tė ishte vendosja e njė pėrsėritėsi 75% tė rrugės midis Access Point-it dhe kufirit tė sinjalit tė pėrdorshėm. Kjo do tė rriste nė mėnyrė efektive mbulimin me 75%.

Wi-Fi dhe Suporti nga Sistemet e Operimit

Ka dy anė tė sportit tė Wi-Fi nga njė sistem operimi. Suporti nė nivel driverash dhe suporti i konfigurimit dhe menazhimit.

Suporti i driverave zakonisht sigurohet nga prodhuesi i pajisjes ose, nė rastin e Linux-it apo FreeBSD, shpesh nėpėrmjet projekteve me kod burim tė hapur (Open Source).

Suporti pėr konfigurim dhe menazhim konsiston nė programe pėr tė numėruar, bashkuar dhe pėr tė kontrolluar gjendjen e rrjetave Wi-Fi tė disponueshme. Gjithashtu pėrfshihet suporti pėr teknika tė ndryshme kriptim. Kėto sisteme shpesh mundėsohen sistemi i operimit tė mbėshtetura nga njė model standart driveri. Nė shumicėn e rasteve, driverat simulojnė njė pajisje rrjeti dhe pėrdorin veglat e konfigurimit dhe menazhimit qw ndodhen tė inkorporuara nė sistemin e operimit. Nė rastet kur suporti pėr konfigurimin dhe menazhimin nuk ekziston ose ėshtė i papėrshtatshėm, prodhuesit e pajisjeve mund tė pėrfshijnė programin e tyre pėr tė manovruar detyrat pėrkatėse.

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://interesanti.all-forum.net
 
Teknologjia ku ka arritur
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
{*_*} InTeReSaNtI {*_*} ShQiP {*_*} :: {*_*} BOTA E SHKENCES {*_*} :: KURIOZITETE NGA JETA DHE SHKENCA-
Kėrce tek:  
Tema Fundit
» DANO KU JE :P
Mon Jun 10, 2013 1:10 pm nga Hapesira

» DANO KU JE :P
Mon Jun 10, 2013 1:09 pm nga Hapesira

» Thenie te mencura!
Wed Feb 13, 2013 2:18 pm nga nida n

» cheap football jerseys cheap hockey jerseys cheap authentic jerseys
Mon Mar 26, 2012 12:29 pm nga af1013

» nhl store cheap authentic jerseys authentic nfl jerseys
Fri Mar 23, 2012 4:13 pm nga af1013

» The amount the woman repays: Nike air jordan manages to lose £2million per twelve months so that you can the girl's extensive directory of exes
Wed Nov 16, 2011 5:29 am nga zhiaiwudi42

» Ohio's message for Obama in 2012
Thu Nov 10, 2011 5:38 am nga sumtwo

» Official: Trustees' Support for Paterno Eroding
Wed Nov 09, 2011 4:50 am nga yidiandiana

» Decertification would put 2011-12 NBA season in serious jeopardy
Fri Nov 04, 2011 11:02 am nga youxieshi

» Dollar hits 3-month high on yen as Tokyo steps in
Mon Oct 31, 2011 12:13 pm nga Swinderman

» Pujols powers Cardinals with three home runs
Tue Oct 25, 2011 5:12 am nga weishinia

» Fighting For Redlands
Fri Oct 21, 2011 5:15 am nga qiheitiann

» Klinsmann looking at long-term changes for US
Wed Oct 12, 2011 1:03 pm nga anylove

» hej ka njeri ketu
Mon Aug 29, 2011 12:05 am nga Hapesira

» Canada From Imitrex Pharmacy 20
Thu Aug 04, 2011 4:59 pm nga Vizitor

» Hplc Caffeine Plasma
Wed Aug 03, 2011 1:28 pm nga Vizitor

» jenny mccarthy hardcore video
Tue Aug 02, 2011 12:35 pm nga Vizitor

» Free Cheap Jerseys Shipping Nfl
Mon Aug 01, 2011 5:56 pm nga Vizitor

» Zolpidem Drugs Other
Sun Jul 31, 2011 6:05 am nga Vizitor

» xhelozia..
Mon Jun 27, 2011 8:50 pm nga tani

» poezi dashurie
Fri Jun 03, 2011 5:36 pm nga tani

» Poezi dashurie italisht!!!!!!
Mon May 30, 2011 5:44 pm nga tani

» Formoni nje fjale me shkronjen e fundit te fjales siper..
Wed Mar 16, 2011 12:59 am nga milan86

» Pytje -Pergjigje
Wed Mar 16, 2011 12:56 am nga milan86

» UNE TE JAP...TI ME JEP...
Wed Mar 16, 2011 12:50 am nga milan86

MENU
Portal
Forum
Kontakto Webmaster
Ndihme
Kembimi Valutor
Parashikimi Motit
Portokalli
SmS Falas
Media
Shqip Tv
Top Channel Tv
Vizion Plus Tv
Filma Shqiptare
Muzike
Sport Ekspres
Rezultatet Live
Shkarko ketu
Programe Falas
Libra_Elektronie
Msn
Mozilla
Yahoo Mesenger
Paketa Adobe
Mirc
Counter Strike
Fjalori Elektronik Shqip
Mp3
Fjalore
Fjalor_Shumegjuhesh
Anglisht_Shqip
Shqip_Gjermanisht
Revista One
Kush ėshtė nė linjė
4 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 4 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 208 mė Sun Feb 13, 2011 3:07 pm
Top posters
shaban cakolli (3712)
 
bukuroshja_dr (3264)
 
Dano (2691)
 
shefe (2005)
 
vl_girl (1575)
 
GOTIKA PRESIDENTJA E DALL (1542)
 
bianka (1499)
 
NeighbouR (1453)
 
patrokli (1423)
 
CocaInE (1329)
 
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 
CalendarCalendar
Social bookmarking
Social bookmarking Digg  Social bookmarking Delicious  Social bookmarking Reddit  Social bookmarking Stumbleupon  Social bookmarking Slashdot  Social bookmarking Furl  Social bookmarking Yahoo  Social bookmarking Google  Social bookmarking Blinklist  Social bookmarking Blogmarks  Social bookmarking Technorati  

Bookmark and share the address of {*_*} InTeReSaNtI {*_*} ShQiP {*_*} on your social bookmarking website