Shqiperia­{*InTeReSaNt*}­Forumi­Calendar­Pytėsori­Kėrko­Regjistrohu­Identifikohu­Shqiperia
Posto temė tė re   Pėrgjigju temėsShare | 
 

 LUGETĖRIT E URAVE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
shaban cakolli
Anetar Nderi
Anetar Nderi


Numri i postimeve: 3711
Registration date: 16/12/2008

MesazhTitulli: LUGETĖRIT E URAVE   Mon Jun 29, 2009 10:16 pm

Nė 8 – vjetorin e manifestimit tradicional familjarė “Takimet e vendlindjes” nė Tugjec tė Malėsisė sė Gollakut tė Kamenicės:

LUGETĖRIT RRĖNUES TĖ URĖS SĖ SHENJTĖ – TANI RRĖNOJNĖ EDHE URAT NDĖRLIDHĖSE FAMILJARE

Me nismėn e njė grupi intelektualėsh entuziastė me gjenezė nga fshati Tugjec i Malėsisė sė Gollakut tė Kamenicės , tė cilėt kanė migruar nėpėr qendrat urbane tė Kosovės , nė koordinim me strukturat lokale vendore , nė vitin 2001 morėn vendim unanim qė tė organizohet manifestimi tradicional familjarė “Takimet e vendlindjes” me seli qendrore nė Tugjec .

Po atė vit, u mor vendim unanim qė kėto “Takime” tė mbahen pėr ēdo vit tė dielėn e fundit tė muajit qershor .

Arsyet pėr pėrcaktimin e kėsaj dite pėr mbajtjen e kėtyre “Takimeve” ishin tė shumta , por mė kryesoret ishin:

-Muaji Korrik , ėshtė muaji vlugut tė punėve nė bujqėsi , muaji i pushimeve verore, bregdetit, martesave, fejesave dhe mbi tė gjitha njė varg takimesh simotra qė organizohen tradicionalisht nė fshatrat e kėsaj Malėsie si qė janė: Desivojca, Velegllava, Poliēka, Lisocka, Gjyrisheci, Busavata, Zajēeci etj.

Dita e caktuar pėr mbajtjen e “Takimeve tė vendlindjes” nė fshatin Tugjec, u tregua si ditė shumė e pėrshtatshme pėr tė gjithė dashamirėt, adhuruesit, bijtė dhe bijat e kėsaj Malėsie .

Interesimi pėr pjesėmarrje nė kėto “Takime” , sa vinte e shtohej nga viti nė vit , ku numri i pjesėmarrėsve familjarė dhe adhurues tė kėsaj Malėsie, i afrohej shifrės prej 10 deri nė 15 mijė vetė, nga tė gjitha vendet dhe krahinat shqiptare, nga diaspora dhe nga Anadolli .

Aty pėrmes lotėve tė gėzimit , derdhej malli vėllazėror nė rastet kur ata shiheshin , njoftoheshin dhe pėrqafoheshin pas shumė dekadash ndarjeje !

Nė Tugjec, jehonte kėnga e fuqishme, hidhej vallja qė bashkonte vėllezėr e motra tė ndara me decenie nga stihitė e kohės !

Pėr brenda 7 viteve tė jetės sė kėtij Manifestimi , erdhėn nė Tugjec nga tė katėr anėt e trojeve shqiptare, mė se 150 kėngėtarė, rapsodė, artistė, humoristė, valltarė, instrumentistė, aktorė, poetė, shkrimtarė, politikanė, fėmijė, tė rinj, vajza, nuse, gra, plaka, pleq...tė cilėt e gjenin freskinė e shpirtit nė hijen e ahishtės nė oborrin e xhaxhi Demir Vesel Kosumit dhe e shuanin etjen me ujė tė burimit nga pusi i ish Komunės sė Tugjecit.

“Takimet e vendlindjes” nuk pėrfundonin dot, pa vizitat qė iu bėheshin trojeve tė rrėnuara dhe varrezave te tė parėve tanė, qė ua kthyem shpinėn dhe i lamė atje nė vend tė rojeve tė kufirit Kosovė – Serbi !

Tė gjithė kėta vizitorė – pelegrinė tė Vendlindjes dhe mysafirė nga tė katėr anėt, vinin nė Tugjec me automjetet e tyre, me bukėn e tyre dhe me shpenzimet e tyre !

Po edhe artistėt e estradės muzikore vinin kėtu, nga shumė vende tjera, pėr ta nderuar, madhėruar dhe pėr t’ ia dhuruar kėngėt e shpirtit kėsaj Malėsie legjendare, tė gjithė me bukė tė vet dhe shpenzime vetjake ! Nė tė njėjtėn mėnyrė dhe kushte u pėrballėn edhe organizatorėt e kėtyre manifestimeve , tė cilėt nuk e kursyen mundin, pėrpjekjet, shpenzimet pėr t’ i dhėnė shpirt e jetė kėsaj Malėsie !

Askush nga institucionet lokale, as qendrore nuk e ndihmoi kurrė me asgjė kėtė manifestim, i cili shumė shpejt u bė i lakmueshėm dhe shumė i kėndshėm pėr tė gjithė njerėzit gjithandej trojeve shqiptare .

Mirėpo, si nė ēdo pore tė jetės sonė, ashtu edhe ndaj organizimit tė kėtij Manifestimi dhe organizatorėve tė tij, shumė shpejt u ringjallėn lugetėrit rrėnues tė Urės sė Shenjtė dhe dolėn edhe nė Tugjec, pėr ta rrėnuar njė Manifestim tė vetėm tė kėtij lloji nė kėtė Malėsi, tė cilit ia kishte lakmi ēdo kush!

Lugetėrit e natės, qė nga fillimi i jetėsimit tė kėtij Manifestimi, e filluan luftėn e tyre tė fshehtė pėr rrėnimin sa mė tė shpejtė tė tij! Ata, i pėrdorėn mjetet dhe metodat mė perfide pėr t’ ia arritur suksesit tė tyre . Ia filluan shpifjeve, pėrgojimeve dhe mashtrimeve mė tė pa skrupullta ndaj njerėzve tė pa informuar !

Lugetėrit e natės, tė maskuar filluan t’ i frikėsojnė vizitorėt e largėt, t’ ua marrin para pėr hyrje dhe parkim tė veturave, para nė emėr tė Kėshillit Organizativ...e ēka jo tjetėr?! E tėrė kjo veprimtari zhvillohej me qėllim tė rrėnimit dhe komprometimit tė kėtij Manifestimi!

Lugetėrit e natės, filluan qė tė kėrkojnė nga Kėshilli Organizativ, qė kėto “Takime” tė mbahen me karakter shėtitės: prej njė lagjeje nė njė tjetėr, prej njė fshati nė njė fshat?!

Pastaj e ndėrruan skenarin e tyre rrėnues dhe filluan qė tė propagandojnė nėpėr popull se gjoja, edhe dita e mbajtjes sė “Takimeve” do tė shtyhej pėr njė muaj mė vonė?!

Filluan tė shpifin lloj-lloj intrigash ndaj anėtarėve tė KO tė manifestimit!

Lugetėrit rrėnues tė urave tė bashkimit familjarė, madje, shkuan aq larg, sa kishin dashur qė kėtė manifestim ta shfrytėzonin dhe shndėrronin nė njė Lėvizje tė Re politike, me ē’ rast edhe ishin vetėzgjedhur edhe organet drejtuese qė nga Kryetari e te poshtė?!

Lugetėrit rrėnues tė urave ndėrlidhėse familjare dhe kulturore, mė nė fund ia arritėn qėllimit tė tyre dhe nė 8- vjetorin e jetės sė kėtij Manifestimi, ata pėrmes intrigave dhe veprimeve tė nėntokės, ia arritėn qė ta shuajnė aktivitetin dhe organizimin e Manifestimit tradicional “Takimet e vendlindjes” nė fshatin Tugjec!

Njerėzit, familjarėt, dashamirėt dhe adhuruesit e kėtyre “Takimeve”, me padurim pritnin ardhjen e tė dielės sė fundit tė Qershorit, pėr tė dalė nė Tugjec dhe pėr t’ u ēmallur me familjarė, miq, shokė e dashamirė ! Ata nga tė katėr anėt thėrrisnin me telefona dhe kėrkonin informata pėr Manifestimin !

Tė dielėn e fundit , mė 28 Qershor 2009, turmat dhe kolonat e automjeteve ngjiteshin kodrinave tė Malėsisė sė Gollakut, pėr nė fshatin Tugjec, por fatkeqėsisht, KO i Manifestimit , ishte bllokuar dhe paralizuar sė vepruari pa asnjė shpjegim !

Mijėra njerėz dolėn dhe u kthyen tė zhgėnjyer, pa asnjė pritje, program as shpjegim tė kėsaj disfate ?!

Kėshtu, lugetėrit rrėnues tė urave ndėrlidhėse familjare e kulturore, pas 8 viteve, ia arritėn qė ta rrėnojnė, shuajnė dhe pėrmbysin njė manifestim i cili me shumė mund e pat formuar fizionominė e vet dhe qė shumė kush ia kishte lakmi pėr tė mirė dhe tė mbarė!

Lugetėrit rrėnues tė urave ndėrlidhėse familjare, miqėsore dhe kulturore i paēin nė qafė tė gjitha mėkatet e asaj popullate dhe asaj Malėsie dhe s’ ka dyshim se pėrgjegjėsia historike e kėtij rrėnimi, do tė bie mbi ta !

Gjilan, mė 28 Nėntor 2009. Demir KRASNIQI

Anėtarė i KO dhe drejtues artistik i programit kulturor tė Manifestimit tradicional “Takimet e vendlindjes” nė Tugjec
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 

LUGETĖRIT E URAVE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
{*_*} InTeReSaNtI {*_*} ShQiP {*_*} :: {*_*} BISEDA DHE DISKUTIME {*_*} :: INFORMACIONE-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Tema Fundit
» Nje shpulle per.....
Tue Mar 16, 2010 9:40 pm nga CHARLIZE

» Pytje -Pergjigje
Tue Mar 16, 2010 9:16 pm nga CHARLIZE

» CFARE MENDIMI KENI PER DASHURINE ?
Tue Mar 16, 2010 9:10 pm nga CHARLIZE

» Cfar po beni ne keto momente....
Tue Mar 16, 2010 9:09 pm nga CHARLIZE

» Kenaqesia me e madhe eshte kur ke partner
Tue Mar 16, 2010 9:07 pm nga CHARLIZE

» kush mendon qe te jet postuesi pas teje????
Tue Mar 16, 2010 9:05 pm nga CHARLIZE

» Vetem nje fjale!
Fri Mar 12, 2010 1:07 pm nga bukuroshja_dr

» A MUND TĖ VIJĖ DERI TE NDARJA E VERIUT TĖ KOSOVĖS
Sat Mar 06, 2010 3:45 pm nga shaban cakolli

» shkruani nje fjal te huaj......!!!
Tue Feb 23, 2010 12:12 am nga milan86

» Formoni nje fjale me shkronjen e fundit te fjales siper..
Tue Feb 23, 2010 12:12 am nga milan86

» Pershendejte
Sat Feb 20, 2010 5:56 pm nga Vjola

» Pershendetje..!
Thu Feb 11, 2010 1:21 am nga vl_girl

» cikel poetik nga Shaban Cakolli
Sun Dec 13, 2009 2:14 pm nga shaban cakolli

» NGA KRIJUESIT MĖ TĖ RINJĖ;MARIGONA BELLAINA
Mon Oct 19, 2009 5:26 pm nga shaban cakolli

» NĖ KUJTESĖ TĖ ATDHETARĖVE TANĖ
Mon Oct 19, 2009 5:17 pm nga shaban cakolli

» PO APO JO......
Sun Sep 27, 2009 11:18 am nga shaban cakolli

» Emer sipas Alfabetit...
Sun Sep 27, 2009 11:11 am nga shaban cakolli

» Life Style
Fri Sep 18, 2009 9:09 pm nga Dano

» ............
Fri Sep 18, 2009 8:38 pm nga Dano

» DITĖT E NAIMIT
Thu Sep 17, 2009 10:11 pm nga shaban cakolli

» ETNOMUZIKOLOGJI
Sat Aug 29, 2009 1:47 pm nga shaban cakolli

» Si u njohet me te dashurin/en tuaj?
Sat Aug 29, 2009 1:44 pm nga shaban cakolli

» pershendetni anetaret qe keni per zemer
Sat Aug 29, 2009 1:42 pm nga shaban cakolli

» pershendetje charlize
Sat Aug 29, 2009 1:41 pm nga shaban cakolli

» Personi siper...
Thu Aug 27, 2009 3:51 pm nga shaban cakolli

MENU
Portal
Forum
Kontakto Webmaster
Ndihme
Kembimi Valutor
Parashikimi Motit
Portokalli
SmS Falas
Media
Shqip Tv
Top Channel Tv
Vizion Plus Tv
Filma Shqiptare
Muzike
Sport Ekspres
Rezultatet Live
Shkarko ketu
Programe Falas
Libra_Elektronie
Msn
Mozilla
Yahoo Mesenger
Paketa Adobe
Mirc
Counter Strike
Fjalori Elektronik Shqip
Mp3
Fjalore
Fjalor_Shumegjuhesh
Anglisht_Shqip
Shqip_Gjermanisht
Revista One
Kush ėshtė nė linjė
8 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 8 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Nr. Rekord i pėrdoruesve online ishte 41 mė Wed Jun 04, 2008 8:14 am
Top posters
shaban cakolli (3711)
 
bukuroshja_dr (3263)
 
Dano (2689)
 
shefe (2005)
 
vl_girl (1575)
 
GOTIKA PRESIDENTJA E DALL (1540)
 
bianka (1499)
 
NeighbouR (1452)
 
patrokli (1423)
 
CocaInE (1329)
 
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
March 2010
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031    
CalendarCalendar
http://illiweb.com/fa/social_bookmarking/digg.gif  http://illiweb.com/fa/social_bookmarking/delicious.gif  http://illiweb.com/fa/social_bookmarking/reddit.gif  http://illiweb.com/fa/social_bookmarking/stumbleupon.gif  http://illiweb.com/fa/social_bookmarking/slashdot.gif  http://illiweb.com/fa/social_bookmarking/furl.gif  http://illiweb.com/fa/social_bookmarking/yahoo.gif  http://illiweb.com/fa/social_bookmarking/google.gif  http://illiweb.com/fa/social_bookmarking/blinklist.gif  http://illiweb.com/fa/social_bookmarking/blogmarks.gif  http://illiweb.com/fa/social_bookmarking/technorati.gif  

Bookmark and share the address of {*_*} InTeReSaNtI {*_*} ShQiP {*_*} on your social bookmarking website